Video

26/02/2013 21:38:53

Ambasadori Kola, raporte tė shkėlqyera me Italianė

Intervistė e ambasadorit shqiptar nė Itali, Llesh Kola dhėnė pėr mediat italiane







ROMĖ - Raporte ekonomike solide, vizion politiko-diplomatik i pėrbashkėt, mirėnjohje pėr mbėshtetjen qė Roma i ka dhėnė pėrherė Shqipėrisė. Pak ditė nga pėrfundimi i mandatit tė tij, qė zgjati gjashtė vjet e gjysmė, ambasadori shqiptar nė Romė, Llesh Kola (i cili do tė zėvendėsohet nga Neritan Ceka.), hedh njė vėshtrim mbi raportet dypalėshe dhe mbi rrugėn euro-atlantike tė vendit tė tij. Raporte qė me Italinė, partnerin e parė tregtar tė Shqipėrisė, janė tė shkėlqyera.

''Nė vitin 2005 shkėmbimet tregtare mes dy vendeve ishin 893 milionė euro, ndėrsa nė vitin 2010 arritėn nė dy miliardė. Rreth 40 pėr qind e bilancit tregtar tė Shqipėrisė realizohet falė shkėmbimeve me Italinė, ndėrkohė qė njė e pesta e investimeve tė huaja direkte nė Shqipėri janė italiane'', thotė ambasadori Kola nė njė intervistė me ANSAmed-in.

''Sot, kompanitė italiane nė Shqipėri janė rritur nė 400. Janė forcuar edhe marrėdhėniet mes qytetarėve shqiptarė dhe italianė'', thekson Kola.

''Kriza qė ka goditur Italinė ka provokuar njė rėnie tė remitancave nga 900 milionė euro nė vitin 2008 nė 560 milionė vitin e kaluar'', shton ambasadori.

''Por, ne nuk po shohim njė rikthim tė shqiptarėve nga Italia pėr nė vendin e tyre, siē po ndodh me shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi'', siguron Kola.

''Italia ėshtė aleate e madhe dhe mbėshtetėse e fuqishme e Shqipėrisė. Roma na ndihmoi pėr anėtarėsimin nė NATO, por edhe pėr tė thjeshtėzuar marrėdhėniet tona me Brukselin pėr shembull duke dalė garante pėr ne nė dialogun me Bashkimin Evropian pėr liberalizimin e vizave'', shton ambasadori Kola.

''Nėse Shqipėria nuk ka plotėsuar ende kushtet e vėna nga Brukseli pėr marrjen e statusit kandidat, kjo tregon mungesėn e vullnetit politik tė Tiranės pėr tė kryer sforcimet e domosdoshme pėr tė bėrė pjesė nė familjen e madhe evropiane'', thekson Kola.

Ambasadori shqiptar flet pėr njė mungesė pėrgjegjėsie nga ana e opozitės parlamentare, qė nė momentet e votimit tė ligjeve tė domosdoshme pėr kryerjen e reformave tė kėrkuara nga Brukseli ''nuk ka dhėnė mbėshtetjen e saj pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė kėrkuara nga Bashkimi Evropian nė fushėn e drejtėsisė, administratės publike dhe reformės parlamentare''. ''Kjo ėshtė e gabuar'', thekson Kola.

HermesNews - ©2013