Video

26/02/2013 21:30:58

Kaosi politik italian

Nga Franēoise Kadri






ROMĖ - Italia u zgjua sot nė njė qorrsokak politik nė mungesė tė njė maxhorance nė Senat, njė situatė qė ka zhytur Evropėn nė ankth pėr njė rikthim tė krizės nė zonėn euro.

Suksesi, nė zgjedhjet legjislative qė u zhvilluan kėtė fundjavė, i Lėvizjes Pesė Yjet e drejtuar nga ish-komiku Beppe Grillo, ka tronditur ekuilibrat qė e majta siguroi nga rezultati i ngushtė nė Dhomėn e deputetėve (29,54 pėr qind kundėr 29,18 pėr qind pėr koalicionin e djathtė tė Silvio Berlusconi) por jo maxhorancėn nė Senat.

Gazetat shkruajnė me tituj tė mėdhenj pėr "boomin e Grillos" qė fitoi njė tė katėrtėn e votave nė dy dhomat. Pėr tė pėrditshmen ''Corriere della Sera'', ėshtė fitorja e njė Italie euroskeptike pėrballė politikės shtrėnguese tė ndėrmarrė pėrgjatė 15 muajve nga qeveria teknike e Mario Montit pėr rivendosjen e besueshmėrisė ndėrkombėtare tė Italisė.

Tė njėjtin mendim ka dhe Arnaud Montebourg, ministri francez i Rimėkėmbjes Produktive, pėr tė cilin italianėt kanė hedhur poshtė politikėn e vendosur nga tregjet financiare dhe planet shtrėnguese qė janė ndėrmarrė qė prej vitit 2011.

"Vendi qė ka mė shumė nevojė pėr stabilitet nė Evropė do tė ketė njė qeveri qė rrezikon tė mos zgjasė mė shumė se disa muaj'', shprehet i shqetėsuar James Walston, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin amerikan nė Romė.

Qeverisja jo e mirė e ekonomisė sė tretė tė zonės euro, pas Gjermanisė dhe Francės ka shkaktuar rėnie nė tregjet financiare. Milano ka humbur pesė pėr qind nė fillim tė seancės, ndjekur nga Parisi me rreth tre pėr qind dhe Frankfurti me dy pėr qind.

Pėrqindja e vlerave financiare italiane ka pėsuar rėnie tė ndjeshme nga pesė pėr qind nė 4,7 pėr qind duke ēuar dhe Spanjėn nė rrugėn e tyre dhe duke ngjallur spektrin e krizės sė zonės euro dhe ku pėrqindjet italiane arrijnė mbi shtatė. Italia nė recesion tė fortė (-2,2 pėr qind pėr PBB nė 2012) ėshtė rėnduar nga njė borxh kolosal qė i kalon 2 000 miliardė euro.

Ministri spanjoll i Ekonomisė, Luis de Guindos, pranoi efektet e pėrhapjes sė krizės duke u shprehur i bindur se vullneti politik pėr tė nxjerrė Evropėn nga kriza do tė jetė dominues.

Ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Guido Westerwelle uroi qė Italia tė pajiset sa mė shpejt me njė qeveri tė qendrueshme pėr vazhdimin e politikės sė reformave nė interes tė tė gjithė Evropės.

Mario Monti, shumė i vlerėsuar nga partnerėt evropianė, bėri figurėn e humbėsit tė madh gjatė zgjedhjeve. Ai mori vetėm 10 pėr qind tė votave nė Parlament.

Ai u shpreh i pakėnaqur nga rezultati i formacionit tė tij tė qendrės "Zgjedhja Qytetare" krijuar para dy muajsh duke kėrkuar garantimin e njė qeverie nė vend.

Kėshilltarėt e tij hodhėn njė hipotezė pėr njė koalicion tė madh qė do tė ishte PD, formacioni i sė majtės i Pierluigi Bersanit, deri tė PDL e SIlvio Berlusconi me mbėshtetjen e qendrės sė Monti. Njė hipotezė e pėrmendur gjithashtu nga disa editorialistė.

Por kavalieri, 76 vjeē, i cili zhvilloi fushatėn e tij tė gjashtė nė 18 vjet dhe bėri njė rikthim spektakolar nė raport me pozicionin katastrofik tė PDL nė sondazhe nė muajin nėntor, duket mė i kujdseshėm.

"Duhet padyshim tė bėhen disa sakrifica. Njė marrėveshje me PD ? Ne duhet tė kemi mė shumė kohė pėr tė reflektuar", theksoi ai duke pėrjashtuar paraprakisht njė marrėveshje me Montin.

Qendrimet e dy politikanėve duken nė fakt pak tė akordueshme, pasi manjati i medias zhvilloi njė fushatė me nota tė theksuara populiste duke dėnuar njė ''Gjermani hegjemonike'' nė Evropė, diktatet shtrėnguese tė tė cilės pėr ish-komisionerin evropian do tė kishin pėrkeqėsuar ekonominė e vendit.

Informacionet qė vijnė nga Parti Demokrate duket sikur shprehin se e majta mund tė tentojė tė formojė njė qeveri. Shefi i saj Pier Luigi Bersani, njė ish komunist, i njohur nė qeverinė Prodi, pėr ndėrmarrjen e njė politike ambicioze tė liberalizimeve, ėshtė konsiderur si njė pragmatist.

Para zgjedhjeve, ai u angazhua se do tė mbante disiplinėn buxhetore duke vendosur pak a shumė njė barazi sociale nė ekonomi.

Ai mund tė bėjė njė hapje nė drejtim tė elektoratit tė Beppe Grillos, formuar nga tė pakėnaqur tė shumtė nga tregu i punės, pensionistė tė zhgėnjyer nga e djathta ashtu dhe e majta, por gjithashtu dhe nga ndėrmarrės tė vegjėl tė shkatėrruar nga tatimet.

Pėr drejtorin e gazetės ''La Stampa'' Mauro Calabresi, duhen gjetur konvergjencat mes partive tradicionale dhe parlamentarėve tė rinj. Ata duhen trajtuar si njė burim, jo si armiq.

Nėse asnjė aleancė nuk arrihet, presidenti Giorgio Napolitano do tė duhet tė formojė njė qeveri teknike, kohė pėr riformimin e sistemit zgjedhor unanimisht i kritikuar si i padrejtė dhe faktor i rėndėsishėm pėr mosfunksionimin e qeverisė aktuale.

HermesNews - ©2013