Video

26/02/2013 21:02:04

Vetėvritet i riu, teksa ndiqej nga policia

Policia paralajmėron furgonin tė ndalet: shkėmbim zjarri me nje prej pasagjereve






LIBRAZHD - Njė shtetas ėshtė vetėvrarė, pas njė shkėmbimi zjarri me Policinė, nė postobllokun nė dalje tė Librazhdit, nė vendin e quajtur Mengėl. Sipas policisė, “njė furgon pasagjerėsh i linjės Elbasan-Prrenjas ėshtė paralajmėruar nga postoblloku tė ndalojė, por nė kėtė moment njėri nga pasagjerėt ka shtėnė me armė nė drejtim tė Policisė dhe mė pas ka hapur derėn e furgonit duke zbritur nga ai me vrap”.

Mė pas, personi i identifikuar si Pėrparim Bala, me banim nė Bulqizė, ka ndalur njė mjet tip Reno, me targė DR 6487 E, dhe mė pas i ka i rrėmbyer kėtij tė fundit mjetin, sqaron policia. Gjithēka ka zgjatur pėr rreth 30 minuta, ku nė ndjekje tė autorit janė vėnė forca tė Policisė sė Elbasanit, si edhe tė Librazhdit. Policia sqaron se 5 kilometra para se tė mbėrrinte nė qytetin e Librazhdit, nė vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, 23 vjeēari ka dalė nga mjeti dhe ka vrarė veten me armė.

Paraprakisht, policia dyshon se ai mund tė jetė njėri nga dy personat qė vodhėn me maska njė argjendari nė qytetin e Bulqizės, ngjarje e ndodhur mėngjesin e sotėm. Mėsohet se nga shkėmbimi i zjarrit mes autorit dhe policisė nuk ka patur tė plagosur nga efektivat e policisė.

HermesNews - ©2013