Video

26/02/2013 16:58:26

PS, kundėr ligjit pėr armėt: vendi me krminalitetin mė tė lartė

Rama, Shqipėria me koefiēientin mė tė lartė nė Europė tė vrasjeve pėr 100 mijė banorė






TIRANĖ - Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama, gjatė mbledhjes sė sotme tė grupit parlamentar socialist u pėrqendrua nė situatėn e rendit nė vend.

Duke iu referuar rastit tė vrasjes dy ditė mė parė tė kryekomisar Dritan Lamajt, Rama vuri theksin mbi shifrat nė rritje tė kriminalitetit, ku sipas tij, Shqipėria ka koefiēientin mė tė lartė nė Europė tė vrasjeve pėr 100 mijė banorė. "Territori i vendit ėshtė jashtė kontrollit tė policisė dhe kjo e fundit ėshtė e tradhėtuar, e braktisur dhe e rrėnuar", u shpreh ai.

Ashtu sikurse deputetėt socialistė nė komisionin e ligjeve, edhe kryetari Rama kundėrshtoi projektligjin pėr mbajtje tė armėve nga deputetėt dhe njė kategori biznesmenėsh, pasi sipas tij, numri i lartė i armėve nė duart e popullsisė ka ēuar nė progres tė nivelit tė krimit nė vend.

Mė tej nė fjalėn e tij, Rama akuzoi sėrish qeverinė duke thėnė se, “qeveria po bėn opozitėn e opozitės, po sulmon idetė tona, po i kopjon por nuk i zbaton dot ato, pasi nuk ka aftėsinė dhe as vullnetin e duhur pėr ta bėrė kėtė”.

Rama i kėrkoi komisionit tė ligjeve “tė ketė pėrparėsi propozimin kundėr armėve dhe krimit, pasi siē u shpreh ai, nuk kemi boshllėk ligjor, por boshllėk mendor, moral, programor, ekonomik dhe social pėr shkak tė keqqeverisjes”.

HermesNews - ©2013