Video

26/02/2013 16:06:57

Zvarritet proēesi ndaj Dritan Dajtit: mungojnė avokatėt

I nisur nė fund tė vitit 2009 nė kėtė Gjykatė, proēesi ndaj Dajtit po shoqėrohet me ndėrprerje tė shumta






TIRANĖ - Vijon tė zvarritet procesi gjyqėsor ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar pėr vrasjen e katėr punonjėsve tė Policisė sė Shtetit nė vitin 2009 nė Durrės.

Gjykata e Krimeve tė Rėnda nuk ka mundur as ditėn e sotme, qė tė zhvillojė seancėn pasi mungonin avokatėt mbrojtės tė tė pandehurit.

I nisur nė fund tė vitit 2009 nė kėtė Gjykatė, proēesi ndaj Dajtit po shoqėrohet me ndėrprerrje tė shumta. Ky proēes numėron rreth 200 seanca tė pezulluara, kryesisht pėr shkak tė mungesės sė palės mbrojtėse.

Faktikisht, rasti nė fjalė u referua si njė problem qė kėrkon zgjidhje dhe nė analizen vjetore te Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, mbajtur njė ditė me parė.

Kreu i kėsaj Gjykate, Sander Simoni, pranoi se Gjykata ėshtė vėnė nė vėshtirėsi qė procese tė veēanta vazhdojnė tė jenė tė bllokuar me gjithė pėrpjekjet dhe angazhimet e gjykatės pėr ta zhvilluar atė nė mėnyrė tė pandėrprerė, ndėrsa theksoi se, pėr zhbllokimin e kėsaj situate, gjykata ka kėrkuar ndėrhyrjen e Autoritetit tė Dhomės sė Avokatisė Tiranė dhe Dhomės Kombėtare tė Avokatisė.

"Detyra jonė ėshtė zbatimi i ligjit procedural penal, qė do tė thotė ruajtje e integritetit tė procesit gjyqėsor penal, e solemnitetit tė tij nga sjelljet jokorrekte tė palėve, por dhe t'u krijojmė palėve mundėsitė e duhura ligjore, proceduriale pėr tė ushtruar funksionin e tyre, nė rastin nė fjalė mbrojtjen", tha Simoni.

"Shpresojmė qė me ndryshimet qė i janė bėrė ligjit per avokatinė, pėr thjeshtimin dhe bėrjen efektive tė procedimit disiplinor tė avokatėve, tė ketė impakt nė disiplinimin e sjelljes sė tyre nė dobi tė autoritetit tė Gjykatės dhe integritetit tė procesit gjyqėsor penal, shtoi me tej Simoni.

I pandehuri Dritan Dajti akuzohet se ėshtė autor i vrasjes me armė zjarri tė katėr efektivėve tė Policisė sė Shtetit, gjatė operacionit pėr arrestimin e tij nė 7 gusht tė vitit 2009, nė plazhin "Iliria" nė Durrės.

HermesNews - ©2013