Video

26/02/2013 11:50:01

Aktiviteti politik i partive jashtė. I ligjshėm ?

nga Afrim Krasniqi






TIRANE - Sa herė shteti shqiptar interesohet mbi jetėn, problemet dhe shqetėsimet e qytetarėve qė jetojnė jashtė territorit shtetėror, ai pėrmbush njė detyrim kushtetues dhe kryen njė funksion pozitiv. Gjė qė realisht ndodh rrallė e mė rrallė. Kontaktet janė kryesisht protokollare, nė rast vizitash zyrtare, pritjesh ceremoniale, pjesėmarrje nė ndonjė aktivitet etj, duke i parė komunitetet e reja tė shqiptarėve nė botė mė shumė si pjesė tė diplomacisė sė jashtme politike sesa si pjesė tė politikės sė brendshme shtetėrore.

Partitė politike luajnė rol thelbėsor nė pėrfaqėsimin politik, ndaj edhe ato mund tė kryejnė funksione tė cilat tejkalojnė praktikat burokratike e formale shtetėrore. Njė funksion i tillė ėshtė edhe raporti midis votės politike dhe shtetėsisė shqiptare, njė raport problematik, i brishtė, pa traditė dhe ende nė kontrast tė thellė midis legjislacionit nė fuqi dhe tendencave tė reja nė terren. Pse ėshtė i tillė ?

Konkretisht, Kushtetuta e Shqipėrisė (neni 9) pėrcakton parimin e organizimit demokratik tė partive politike, si dhe detyrimin qė ato tė veprojnė nė pėrputhje tė plotė me legjislacionin. Ligji bazė pėr partitė politike ėshtė hartuar mė 2000 dhe plotėsuar me disa ndryshime mė 2011. Ligji pėrcakton nė detaje nocionet e partive politike, funksionet, shtrirjen, modelet, kriteret, organizimin, financimin, etj.

Neni 5 i ligjit nr. 8580, datė 17.2.2011 Pėr partitė Politike thekson se "veprimtaria e partive politike mund tė shtrihet nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė ose nė disa njėsi tė ndarjes administrative territoriale tė vendit".

Pra, specifikisht ligji nė fuqi njeh konceptin e territorit zyrtar tėrėsor ose tė pjesshėm dhe pėrjashton ēdo koncept tjetėr, si p.sh, organizimin ekstra-territorial. Kur ligjvėnėsi ka dashur ta zgjerojė ose specifikojė njė parim kushtetues ose ligjor nė njė hapėsirė mė tė gjerė, e ka bėrė kėtė shprehimisht. Neni 7 i ligjit pėr partitė politike ndalon njė parti politike kur ajo “ėshtė krijuar jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė”.

Sipas ligjit organik pėr ndarjen territoriale Shqipėria ndahet nė 12 qarqe, secila e pėrbėrė nga bashki dhe komuna. Kjo do tė thotė se edhe veprimtaria zyrtare e partive politike shtrihet nė vetėm kėto njėsi territoriale.

Nė aktivitetin e tyre partitė politike mund tė ushtrojnė edhe tė drejta tė tjera specifike, siē janė marrėdhėniet ndėrkombėtare, pjesėmarrje nė aktivitete dhe partneritete tė ndryshme kombėtare e ndėrkombėtare, aderim nė strukturat e partive kontinentale e mė gjerė, takime me parti simotra nė vende tė tjera, si edhe nė nivele parlamentare, qeveritare, etj.

Kjo pjesė e aktivitetit bėn pjesė nė funksionet publike e politike tė partive politike, jo nė piramidėn organizative tė saj. Pjesa organizative pėrcaktohet nė statutin e partive politike, dokument i cili ėshtė i detyrueshėm dhe ka vlerė ligjore pėr sa kohė ėshtė parakusht pėr shqyrtimin e dokumentacionit nė legalizimin ose jo tė njė partie politike.

Ligji i detyron partitė qė programi e statuti tė jenė nė pėrputhje tė plotė me ligjin organik tė partive dhe me nenin 9 tė Kushtetutės. Duke analizuar statutet e partive politike kryesore nė vitet 1990-2000 nuk rezulton nė asnjė rast qė struktura organizative e partive politike tė devijojė kėrkesat e ligjit pėr shtrirje tė plotė ose tė pjesshme territorial.

Pėr mė tepėr, gjatė kėsaj periudhe ishin disa parti shqiptare tė Kosovės, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovės, e cila kishte degė nė vende perėndimore, dhe tė gjitha partitė shqiptare ishin kritike ndaj kėtij aktiviteti. Pretendimi i tyre publik ishte se partitė nė diasporė pėrēajnė komunitetin dhe minimizojnė potencialin dhe rolin e tyre ndikues nė shoqėritė respektive.

Pas vitit 2000 partitė kryesore politike ndryshuan qėndrim dhe filluan zgjerimin e aktivitetit tė tyre partiak edhe jashtė territorit zyrtar, kryesisht nė qendrat kryesore emigracionit tė ri nė Itali, Gjermani, Greqi.

Zgjerimi i aktivitetit ndodhi pėr disa motive kryesore: e para sepse organizata botėrore e emigracionit IOM ndėrmori nismėn pėr ndryshimin e legjislacionit shqiptar dhe mundėsimin e votimit edhe pėr emigrantėt qė ndodhen nė vende tė ndryshme demokratike.

Nisma pėrfundoi me njė marrėveshje zyrtare tė ratifikuar nė parlament mė 2004, sipas tė cilės, nė zgjedhjet e vitit 2009 do tė legalizohej pėr herė tė parė pjesėmarrje nė votime e emigrantėve.

Aryeja e dytė lidhet me specifikat e emigracionit dhe nevojė qė njė pjesė e tyre tė ftohen pėr kontribut elektoral nė Shqipėri, sidomos nė zgjedhje lokale.

Ka zona zgjedhore lokale, sidomos nė pjesėn jugore tė vendit dhe mė 2011 edhe nė Tiranė, ku numri i emigrantėve tė sjellė nė Shqipėri pėr ditėn e votimit ishte pėrcaktues pėr fituesin e zgjedhjeve. Njė arsye e tretė lidhet me nevojėn e pėrdorimit tė burimeve financiare dhe kapaciteteve njerėzore tė emigracionit pėr fushata elektorale, pėr partitė politike dhe qeveritė e krijuara prej tyre.

Nė disa raste drejtues tė strukturave nė emigracion u shpėrblyen me poste nė ekzekutiv, ndėrkohė qė degėt lokale nė emigracion shėrbyen si ambasada promovimi tė partive politike nė nivelet politike tė shoqėrive ku jetojnė.

Kjo erdhi edhe pėr shkak tė rritjes sė peshės dhe cilėsisė sė emigracionit, krijimit tė lidhjeve tė tyre mė tė forta me sistemet partiake nė vendet ku jetojnė, raportet e partneritetit tė ri dhe interes reciprok qė u krijua nga politikanė e parti tė disa vendeve, ku legjislacioni mundėsoi votimin edhe tė emigrantėve tė integruar.

Pėr rrjedhojė tė gjitha statutet e partive aktuale politike kanė ndryshuar duke iu pėrshtatur nevojės pėr organizim jo vetėm brenda territorit shtetėror, por edhe jashtė tij. Konkretisht, Partia Demokratike nė nenin 4 dhe 17 tė Statutit pranon organizimin vetėm “mbi bazėn e ndarjes territoriale tė vendit”.

Ndryshe nga neni 4, nė nenin 31 futet koncepti i ri ekstra-territorial, ku thuhet “shtetasit shqiptarė mund tė themelojnė jashtė Shqipėrisė degė tė partisė, pas miratimit nga Kryesia e PD”. Tė njėjtin pėrcaktim e gjejmė edhe nė statutin e PS dhe partive tė tjera politike.

Paradoksi i parė ėshtė se kėto pėrcaktime statutore vijnė nė kundėrshtim tė plotė me pjesėn tjetėr statutore, sidomos me nenet qė pėrcaktojnė nė detaje piramidėn e organizimit nga seksione-grupseksione-lagje-qytet-rreth-qark-kombėtar.

Nė nenet e tjera tė Statutit tė PD dhe PS flitet pėr konferencat, aktivet, votimet e brendshme, delegimet, kooptimet, delegatėt, etj, nuk gjendet asnjė referim pėr shqiptarėt jashtė, por vetėm pėr organizimin brendaterritorial.

Logjika territorial ka udhėhequr edhe Kodin Zgjedhor tė hartuar dhe miratuar me konsensus midis dy partive tė mėdha politike, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. P.sh nė Kodin Zgjedhor kur flitet pėr kompetencat e KQZ saktėsohet se ai “nxjerr nė bazė dhe pėr zbatim tė ligjit dhe brenda sferės sė juridiksionit tė saj, vendime dhe udhėzime me fuqi juridike tė pėrgjithshme nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė”.

Fjala “territor” pėrdoret 30 herė, dhe nė kuptimin e territorit gjeografik shtetėror pėrdoret 21 herė nė gjithė Kodin Zgjedhor. Nė asnjė rast nuk ka referime pėr votuesit jashtė Shqipėrisė, pėr emigrantėt, etj, pėrkundrazi, kur flitet pėr kriteret e kandidimit lokal e parlamentar pėrcaktohen standarde kohore tė qenies banor rezident i pėrhershėm nė njėsinė e kandidimit ose brenda vendit.

Nė rrethana tė tjera ligjore, rasti nė fjalė do tė pėrputhej me rekomandimin nr. 1410 tė Kėshillit tė Evropės, i cili u kėrkon shteteve anėtare tė mundėsojnė tė drejtėn e votimit pėr tė gjithė emigrantėt, votimit lokal nė vendet ku ata ndodhen pėrkohėsisht, si dhe tė votimit nė vendet prej nga vijnė.

Nė fakt, nė disa vende u jetėsuar e drejta e emigrantėve shqiptarė tė integruar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje lokale, por rasti i vendimit pėrjashtues tė Gjykatės Kushtetuese greke, apo raste tė debatit diferencues midis tė drejtės sė votimit dhe kandidimit, kanė kufizuar ndjeshėm kėtė tė drejtė.

Njėkohėsisht edhe vetė Shqipėria, vend qė ka pranuar rekomandimin e mėsipėrm, nuk ka bėrė ende ndėrhyrje nė ligj pėr tė mundėsuar atė qė kėrkon ajo pėr shtetasit e saj jashtė vendit, - tė drejtė vote nė zgjedhjet lokale shqiptare edhe tė banorėve tė vendeve tė Bashkimit Evropian apo SHBA, tė cilėt jetojnė e punojnė ligjėrisht pėr njė periudhė tė caktuar nė Shqipėri.

Shtrirja e aktivitetit partiak nė komunitetet jashtė ka shumė anė pozitive, por referuar legjislacionit nė fuqi, pėrbėn njė tejkalim tė ligjit dhe tė drejtės sė vetė kėtyre partive.

Nė ndihmė tė kėsaj kritike flet edhe vetė sistemi zgjedhor, i hartuar nga PD-PS me konsensus mė 2008, sipas tė cilit votimi do tė behej me sistem proporcional lokal, pa pjesėmarrjen e votuesve nė emigracion.

Edhe sikur palėt tė bien dakord aktualisht pėr votėn e emigrantėve, kjo del e pamundur pėr shkak tė formulės ligjore tė sistemit, pasi vota nominale do tė duhet tė shpėrndahet nė 12 qarqe, njė procedurė kjo e pamundur.

Problematike mbeten shumė aspekte, si p.sh organi i mundshėm i administrimit zgjedhor (ambasadat), roli i partive nė proces (me ligj brenda vendit zgjedhjet administrohen me komisionerė partiake, pra jo nga nėpunės civil e diplomatike qė gjenden nė pėrfaqėsitė shqiptare nė botė), nuk ka njė listė tė pranuar zgjedhėsish, nuk ka njė census tė pranuar zyrtar, nuk ka hapėsirė ligjore pėr partitė e krijuara jashtė, nuk ka shanse kandidimi pėr kandidatėt e pavarur pėr deputetė, siē nuk ka mjete monetare dhe teknike qė mundėsojnė votėn reale tė emigracionit.

Pėr mė tepėr, ndryshe nga disa vende fqinje, si Maqedonia, Kroacia, Italia, etj, legjislacioni shqiptar nuk parashikon vende tė rezervuara pėr qytetarėt qė banojnė jashtė territorit shtetėror, pra komunitetet nė diasporė.

Sugjerimi qė fillimisht duhen studiuar ligjet elektorale dhe partiake nė vendet pėrkatėse ku ka shqiptarė, pėr tė parė nėse lejojnė ajo jo aktivitetin e partive shqiptare (si parti tė huaja), ėshtė formal pėr sa kohė ekzistojnė modele, rekomandime dhe pėrvoja praktika nė shumė vende tė tjera.

Interesant ėshtė gjithashtu fakti se partitė janė pėrqendruar nė organizime lokale nė emigracion kryesisht nė Itali e Greqi dhe mė pak nė Gjermani, ndėrkohė qė mungojnė tėrėsisht organizime tė tilla nė vendet e tjera me numėr tė madh popullsi tė pėrkohshme ose tė pėrhershme shqiptare, si nė Turqi, Gjermani, Zvicėr, Francė, SHBA, Kroaci, Rumani, deri edhe nė Maqedoni, Kosovė apo Malin e Zi. A nuk kanė admirues PD, PS dhe partitė e tjera nė trojet etnike shqiptare jashtė kufirit zyrtar ?

A nuk kemi edhe atje shtetas shqiptarė me tė drejtė vote? Dhe anasjelltas. A nuk ka admirues tė partive shqiptare tė Kosovės/Maqedonisė dhe shtetas tė tyre nė Shqipėri? Natyrisht qė ka, por asnjė parti nė Kosovė, Maqedoni e rajon nuk ka degė apo aktivitet politik elektoral nė Shqipėri.

Ndaj lind e drejta tė theksohet se nėse nė rastin e parė pranohet alibia e interesit programor tė partive pėr emigrantėt, nė rastin e shteteve tė dyta e njėjta tezė bie, pasi partitė bėjnė tė kundėrtėn, - nuk i pėrfshijnė kėto komunitete shqiptare nė programin elektoral.

Tė gjitha kėto argumente flasin nė favor tė njė klime kontraverse: aktivitete politik nė emigracion i ndaluar me vetėdije nga ligji, dhe palė politike qė dukshėm shkelin ligjin dhe parimet kushtetuese tė cilat vetė kanė hartuar dhe miratuar. Alibia qė partitė politike pėrdorin pėr organizimin dhe aktivitetet nė vendet e ndryshme perėndimore, sipas tė cilės, asgjė nuk mund ta ndalė njė parti tė kontaktojė me simpatizantėt e vet kudo ndodhen, ėshtė e natyrės verbale, jo ligjore, e pamjaftueshme dhe jo etike pėr politikanė dhe organizata qė promovojnė shtetin e sė drejtės.

Cila mbetet zgjidhja ? Natyrisht, ajo qė po vijon tė ndodhė tani me krijimin e degėve tė reja dhe premtimet e shumta e tė pėrsėritura pėr integrim dhe pėrfshirje reale nė vendimmarrjen politike tė komuniteteve shqiptare jashtė, nuk ėshtė zgjidhje afatgjatė dhe as produktive.

Efektet e saj janė mė shumė elektorale dhe deklarative. Zgjidhja afatgjatė kėrkon disa ndėrhyrje tė menjėhershme nė legjislacionin thelbėsor mbi partitė politike, Kodin Zgjedhor dhe vetė sistemin zgjedhor. Sė pari pėr tė mundėsuar aktivitetin legjitim tė partive politike brenda e jashtė vendit, sė dyti pėr ti dhėnė vlerė e mundėsi reale pėrfshirjes sė diasporės nė vendimmarrjen politike, sė treti pėr tė garantuar transparencėn dhe cilėsinė e votimit edhe tė diasporės shqiptare.

Mund tė ketė dilema, vėshtirėsi, kritika apo stepje, por integrimi nė vendimmarrje i sa mė shumė shqiptarėve me tė drejtė vote jo vetėm do ti jepte jetė parimit kushtetues tė votės sė barabartė, por edhe do tė kishte efekte direkte pozitive nė cilėsinė e sistemit politik dhe demokracisė nė Shqipėri.

Njė sistem i ri zgjedhor me kuota tė rezervuara pėr shqiptarėt jashtė ose me korrektim kombėtar tė votave, me administrim publik e jopartiak tė zgjedhjeve si dhe me marrėveshje ndėrshtetėrore me vendet pėrkatėse ku jetojnė e punojnė shqiptarėt, pa asnjė dilemė do tė ishin investimi mė i mirė pėr tė demokratizuar realisht partitė politike, aktivitetin e tyre, fushatat elektorale dhe produktin parlamentar apo tė qeverisjes qendrore eendore.

Kur do tė ndodhė praktikisht votimi ligjor i tė gjithė shtetasve shqiptarė? Mė 2013 jo, mbetet e pamundur. Nėse gjėrat shkojnė mirė me zgjedhjet mė 2015 afatet janė tė pamjaftueshme. Gjithsesi tani jemi nė kohė reale pėr akte konkrete ligjore qė ta mundėsojnė projektin pėrfshirės nė vendimmarrje nė zgjedhjet pasuese parlamentare mė 2017 kur Shqipėria do tė jetė mė pranė BE dhe kur shpresoj tė ndodhė qė tė kemi votime direkte pėr Presidentin dhe me njė sistem tė ri zgjedhor edhe pėr parlamentin.

Duket larg, por pėr njė ekspert tė ftohtė tė politikės, kjo ėshtė data mė e afėrt. Ndaj le tė punojmė pėr tė, duke filluar qė tani, me ndryshimin e ligjit mbi partitė, me reformimin e rolit ligjor dhe funksionimit tė brendshėm tė partive, si dhe me presionin pozitiv ndaj programeve tė tyre nė premtimet ndaj sistemit zgjedhor, sistemit pėrfaqėsues dhe komuniteteve shqiptare nė botė.


* Autori ėshtė studiues dhe pedagog i shkencave politike, Universiteti i Tiranės

HermesNews - ©2013