Video

24/02/2013 12:33:45

Italianėt drejt kutive tė votimit

Pier Luigi Bersani, votoi nė Piacenza






(12: 00) Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Demokrate, njėkohėsisht kandidati kryesor pėr fitimin e zgjedhjeve parlamentare nė Itali, Pier Luigi Bersani, votoi nė Piacenza, nė shkollėn fillore Renzo Pezzani. Bersani votoi nė qendrėn e votimit numėr 37, i shoqėruar nga bashkėshortja Daniela Ferrari dhe vajzat Elisa e Margherita.


(11:00) Kryeministri italian, Mario Monti sapo ka votuar nė Milano, nė njė shkollė fillore nė Novaro, nė sheshin ''Siēilia''. Monti ishte i shoqėruar nga bashkėshortja Elsa dhe pėrqark dhomės sė fshehtė ku do tė votonte ishin vendosur shirita pėr tė mbajtur larg gazetarėt dhe fotografėt. Pas votimit, kryeministri italian nuk dha asnjė deklaratė pėr median.


ROMĖ - U hapėn sot qendrat e votimit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare, pėr rinovimin e Senatit dhe tė Dhomės sė Deputetėve. Nė rajonet e Lombardisė, Lacios dhe Molizes do tė votohet edhe pėr rinovimin e kėshillave rajonale dhe pėr presidentėt e kėtyre rajoneve.

Zgjedhėsit nė territorin kombėtar tė vendit janė: pėr Dhomėn e Deputetėve 47 011 309, nga tė cilėt 22 569 269 meshkuj dhe 24 442 040 femra: pėr Senatin 43 071 494, nga tė cilėt 20 547 324 meshkuj dhe 22 524 170 femra

Do tė zgjidhen 618 deputetė dhe 309 senatorė. Qendrat e votimit janė 61 597. Italianėt qė do tė votojnė jashtė vendit pėr Dhomon e Deputetėve janė 3 438 670. Italianėt qė do tė votojnė jashtė vendit pėr Senatin janė 3 103 887. Kėta tė fundit do tė zgjedhin 12 deputetė dhe gjashtė senatorė.

Zgjedhjet nė tre rajonet kanė 12 838 939 votues. Qendrat e votimit mbyllen sot nė orėn lokale 22:00 pėr t'u hapur nesėr nga ora 07:00 deri nė orėn 15:00. Menjėherė pas mbylljes sė qendrave tė votimit fillon numėrimi i votave.

HermesNews - ©2013