Video

23/02/2013 17:06:40

Italia, nė heshtje elektorale

Pėr dy me radhė nė Itali zhvillohen zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare






ROME - Vėmendja e Europės do tė pėrqendrohet tė dielėn 24 Shkurt dhe tė Hėnėn 25 Shkurt tek zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė Italisė. Interesimi ėshtė i madh dhe i pėrligjur.

Rreth 40 milionė italianėt, qė pritet tė marrin pjesė nė zgjedhje, do tė pėrcaktojnė ndėr tė tjera se kush do tė marrė nė duar timonin e ekonomisė sė tretė tė eurozonės, qė pėrballet prej vitesh me rritje mjaft tė ulėt ekonomike dhe sė fundmi ka hyrė nė reēesion.

Ndryshe nga dy muaj mė parė, kur fati i zgjedhjeve dukej "i vulosur" nė favor tė koalicionit tė qendrės sė majtė, sot gara ėshtė e hapur, rezultati pėrfundimtar vėshtirėsisht i dėshifrueshėm dhe rreziku i mospasjes sė njė shumice qeverisėse mėse real.

Favoritė kryesorė pėr fitoren vijojnė tė mbeten tė majtėt e Partisė Demokratike dhe aleatėt e tyre, tė udhėhequr nė koalicion nga Pierluigi Bersani.

Demokratėt pritet tė fitojnė garėn elektorale nė rang kombėtar, duke pėrfituar kėshtu edhe bonusin e mandateve parlamentare, tė parashikuar nga ligji zgjedhor nė dhomėn e ulėt tė parlamentit italian pėr tė garantuar njė qeverisje tė qėndrueshme.

Por gara elektorale e Italisė po luhet prej kohėsh kryesisht nė senat, dhoma e lartė e parlamentit, ku rregullat e lojės janė mė komplekse dhe shpėrndarja e mandateve bėhet mbi baza rajonale. Kėtu e majta dhe e djathta jepen nė barazim nė shumė rajone kyēe tė Italisė, pėrfshi edhe Lombardinė, qė jep numrin mė tė lartė tė mandateve.

Fitorja e koalicionit tė majtė ėshtė vėnė nė pikėpyetje nga rikthimi nė qendėr tė arenės politike i Silvio Berluskonit, disa herė kryeministėr i Italisė dhe lider historik i Popullit tė Lirisė, partisė kryesore tė qendrės sė djathtė italiane.

Pėrmes njė fushatė elektorale agresive, tė bazuar nė disa mesazhe tė forta, tė komunikuara me aftėsi pėrmes mediave kryesore televizive tė vendit, Berluskoni arriti nė pak javė tė ndalte rėnien nė pikiatė tė konsensusit tė partisė sė tij dhe ta rikthente trendin nė favor tė sė djathtės.

Rikthimi i taksės mbi banesat, e vjelė nga qeveria Monti gjatė 2012-ės pėr tė paguar borxhet, krijimi i miliona vendeve tė reja tė punės, falja e gjobave ndaj sipėrmarrėsve tė vegjėl dhe tė mesėm, janė vetėm disa prej premtimeve qė udhėheqėsi karizmatik i sė djathtės i ka bėrė elektoratit tė tij tradicional, duke marrė prej tij pėrgjigjje pėrgjithėsisht pozitive.

Pėrmes aleancės me Lega Nord-in, parti me rrėnjė tė forta nė veri, Berluskoni synon fitoren nė mos nė rang kombėtar, tė paktėn nė rajonet e veriut, ēka do t'i jepte atij njė pakicė bllokuese nė senat.

Pikėpyetja tjetėr e kėtyre zgjedhjeve quhet Mario Monti. Profesori i Universitetit Bokoni, me njė pėrvojė tė gjatė e tė suksesshme nė krye tė institucioneve tė rėndėsishme tė BE-sė, u thirr nga Presidenti Napolitano nė Nėntor tė 2011-ės pėr tė marrė nė duar drejtimin e qeverisė, pas dorėheqjes sė Berluskonit.

I mbėshtetur nė parlament nga njė koalicion i gjerė forcash politike, Monti arriti tė realizojė disa reforma me rėndėsi, si ajo e pensioneve dhe e tregut tė punės, por mbi tė gjitha mundi t'i rikthejė Italisė besueshmėrinė e humbur nė sytė e partnerėve ndėrkombėtarė dhe tė tregjeve financiare, ēka solli si rezultat edhe uljen e kostos sė financimit tė borxhit publik.

I mbėshtetur nga kapitalistėt e mėdhenj dhe njė pjesė e elektoratit katolik, si edhe i nxitur nga jo pak partnerė ndėrkombėtarė, Monti vendosi nė ēastin e fundit tė ngjitet nė politikė, duke shpallur nė fund tė 2012-ės angazhimin e tij personal nė krye tė njė koalicioni forcash tė qendrės, ku bėjnė pjesė edhe partitė UDC dhe FLI tė drejtuara nga dy politikanė tė njohur e me pėrvojė si Kazini dhe Fini.

Koalicioni i drejtuar prej tij, i penalizuar nga koha e shkurtėr nė dispozicion tė fushatės elektorale, mungesa e pėrvojės sė vetė Montit nė arenėn politike dhe irritimi popullor ndaj masave shtrėnguese ekonomike tė qeverisė sė tij, nuk ka gjasa tė fitojė. Por, nė rast se PD-ja nuk do tė jetė nė gjendje tė fitojė e vetme njė numėr tė mjaftueshėm senatorėsh, aleanca me Montin do tė jetė e vetmja rrugė pėr krijimin e njė qeverie tė qėndrueshme.

Ndėrkaq, performanca e dobėt e Montit, e lidhur me pasigurinė e rezultateve nė senat, kanė alarmuar ditėt e fundit tė fushatės eksponentėt e lartė tė Partise Demokratike, qė i tremben pėrvijimit nė horizont tė skenarit tė pamundėsisė sė krijimit tė qeverisė sė re.

Frika e tyre ka njė emėr konkret. Ajo quhet “Lėvizja Pesė Yjet”, e ideuar dhe kryesuar nga showman-i gjenovez Beppe Grillo. Aktor i njohur komik i skenės dhe ekranit, Grillo, njihet prej kohėsh nė Itali pėr satirėn e fortė politike dhe qėndrimin e rreptė kundėr abuzimeve tė politikės dhe financės nė dėm tė interesit publik.

Blogu i tij nė internet renditet ndėr sitet mė tė fuqishme dhe mė tė vizituara tė rrjetit. Nė 2010-ėn ai themeloi “Lėvizjen e Pesė Yjeve”, qė u shndėrrua shpejt nė pikė referimi pėr shumė italianė tė zhgėnjyer dhe tė zemėruar me partitė tradicionale.

Sipas analistėve, lėvizja e Grillos mund tė fitojė diku mes 15- 20% tė votave, duke u shndėrruar kėshtu nė njė prej forcave kryesore politike nė vend. Askush ama nuk e di me saktėsi sesi do tė sillet Grillo nė parlament, a do ti qėndrojė ai besnik parrullave tė fushatės elektorale pėr rrėzimin e sistemit, a do tė arrijė ti mbajė “tė rreshtuara” “trupat” e tij nė parlament.

Nė kėtė kontekst, aleanca mes tė majtės dhe Montit ėshtė aktualisht skenari mė i mundshėm paszgjedhor nė Itali. Ajo mbetet gjithashtu edhe ndėr zgjidhjet mė tė preferuara nga shumėkush qė shikon tek dyshja Bersani – Monti shpresėn e vetme pėr tė kryer mė nė fund reformat e shumėpritura, qė do t'i rikthenin Italisė kompetivitetin dhe rritjen e munguar ekonomike.

HermesNews - ©2013