Video

23/02/2013 16:54:31

PD, Konventa e PS apo e Ramės ?

PD garantoi socialistėt e thjeshtė shqiptarė se interesat e tyre qytetare nuk do tė mbeten jetime






TIRANĖ - Partia Demokratike shprehu sot keqardhjen, qė pėr herė tė parė pas 20 vjetėsh, nė betejėn elektorale tė 23 Qershorit nuk do tė ketė pėrballė opozitėn e vėrtetė socialiste.

"Pėr dy ditė me rradhė, nė njė parodi tė vėrtetė nė Pallatin e Kongreseve u legjitimua asgjėsimi i plotė i PS-sė dhe u themelua 'Partia e Re Rama', njė amalgamė e pinjollėve tė bllokut Hoxhist me 99-shat dhe Rama me mjaftin e tij.

Prej dy ditėsh Partia Socialiste e Shqipėrisė, kundėrshtarja tradicionale 20 vjeēare e Partisė Demokratike nė tė gjitha betejat elektorale kaloi nė ilegalitet por tashmė jo nė male apo bodrume, por ajo u ndrydh nė botėn virtuale apo atė tė facebook-ut pėr tė mos dalė dot mė prej saj", tha sot pėrmes njė deklarate pėr shtyp zėdhėnėsja e PD-sė Laura Vorpsi.

PD garantoi socialistėt e thjeshtė shqiptarė se interesat e tyre qytetare nuk do tė mbeten jetime. "Nė zgjedhjet e 23 qershorit, sė bashku do ti rezervojmė “partisė Rama” apo partisė sė Re tė njė grupi tė vogėl tė pinjollėve tė bllokut, 99-shave dhe Mjaftucėve tė z.Rama, fatin qė i rezervuam G99-tės nė zgjedhjet e shkuara parlamentare", tha Vorpsi.

Duke e lėnė tė majtėn shqiptare tė merret me vetveten dhe duke mos hyrė nė punėt e brendshme tė partive tė tjera, Partia Demokratike uroi z.Rama pėr Partinė e re dhe shprehu vullnetin e plotė se ėshtė e gatshme dhe e hapur tė bashkėpunojė me “Partinė e re Rama”, pėr tė krijuar infrastukturėn dhe klimėn mė tė mirė parazgjedhore nė mėnyrė qė shqiptarėt me 23 qershor 2013 tė kenė zgjedhjet mė tė mira nė historinė e Shqipėrisė.

"Ne jemi tė bindur se ky bashkėpunim dhe kjo klimė mirėkuptimi me 'Partine e re Rama' mund tė bėhet realitet nė tė mirė tė shqiptarėve, pasi pėr hir tė sė vėrtetės, kjo nuk ėshtė hera e parė qė ne kemi bashkėpunuar me kėtė parti.

Kujtojmė kėtu bashkėpunimin e shkėlqyer dhe efikas qė PD pati me “Partinė e re Rama”, me Mjaft -in dhe G99-tėn ne vitin 2005 pėr tė pėrmbysur qeverinė Nano. Ne ia dolėm atėherė, pse mos t'ia dalim dhe tani dhe t’u japim shqiptarėve zgjedhjet mė tė mira, mė tė ndershme dhe mė tė lira nė historinė e Shqipėrisė", pėrfundon deklarata pėr shtyp e PD-sė.





Komunikatė pėr Shtyp