Video

23/02/2013 16:49:38

30% mė pak taksa pėr artizanėt

Vendimi i ri i Bashkisė sė Tiranės






TIRANĖ - Bashkia e Tiranės reduktoi sot me 30 pėr qind taksėn vendore pėr subjektet e biznesit tė vogėl qė kryejnė aktivitetet e prodhimit apo shitjes me pakicė nė fushėn e punimeve tė artizanatit nė qytetin e Tiranės. Pėrfitimi i lehtėsirave fiskale nė pagesėn e taksės vendore mbi biznesin e vogėl erdhi pas njė shtese nė vendimin e Kėshillit Bashiak nr.3, datė 05.02.2007 "Pėr sistemin e taksave dhe tarifave vendore nė qytetin e Tiranės” (i ndryshuar. Sipas kėtij vendimi, kjo kategori subjektesh do tė pėrfitojė reduktim/lehtėsim nė masėn 30% tė vlerės sė detyrimit tė taksės pėr biznesin e vogėl. Vendimi i shtrin efektet nga data 1 janar 2013, ndėrkohė qė pėr zbatimin e tij ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Drejtoria e Planifikimit Strategjik.

HermesNews - ©2013