Video

22/02/2013 17:47:53

Sistemi online i punėsimit: si dhe ku ?

Informatizimi i punės, projekt i ri i Ministrisė






TIRANĖ - Ministria e Punės, ēėshtjeve sociale dhe shanseve tė barabarta njofton se sė shpejti do tė pėrurohet sistemi i ri online i punėsimit. Ky sistem ėshtė realizuar me fonde tė Qeverisė Suedeze dhe mundėson informatizimin e Shėrbimit publik tė punėsimit nė 12 Zyrat rajonale tė punėsimit dhe 24 Zyrat Vendore tė Punėsimit.

Informatizimi pėrfshin nė vetevete njė version tė ri informatik me dy komponentet e saj, Sistemin e brendshėm (Intranet) dhe Sistemin online (internet). Sistemi ėshtė pėrfunduar dhe instaluar nė Serverat e Akshit dhe do tė fillojė funksionimin sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Tė 36 Zyrat e Punėsimit janė pajisur me hardwerin e nevojshėm me Kompiutera, Rack, dhe rrjetin e brendshėm pėr funksionimin e sistemit informatik. Gjithashtu ka filluar trajnimi i stafit pėr pėrdorimin e sistemit tė ri

Nė shėrbimin e brendshėm do tė mundėsohet regjistrimi elektronik i punėkėrkuesve dhe punėdhėnėsit nė zyrėn e punėsimit sipas njė formati tė pėrcaktuar. Gjithashtu nė tė do tė regjistrohen elektronikisht vendet e lira tė punės dhe do tė bėhet njė ndėrmjetėsim automatik i vendit tė lirė tė punės me punėkėrkuesin.

Zbatimi i Sistemi Online do t'u japė mundėsi punėdhėnėsve tė krijojnė njė llogari nė sistem, ku mund tė publikojnė njė vend tė lirė pune dhe tė kėrkojnė pėr punėkėrkues tė pėrshtatshėm si dhe t'i dergojė ftesė njė punėkėrkuesi.

Nga ana tjetėr sistemi i lejon punėkėrkuesve qė tė krijojnė njė llogari nė sistem, ku tė plotėsojnė njė CV, dhe tė kėrkojnė dhe tė aplikojnė pėr vende tė lira pune sipas profesionit dhe rajonit tė tyre.

HermesNews - ©2013