Video

20/02/2013 18:36:20

Bashkia, mė tepėr siguri nė rrugėn Dritan Hoxha

Semafor i veēantė pėr kalimin e qytetarėve nga njėra anė nė tjetrėn tė rrugės






TIRANE - Ashtu siē kishte premtuar kreu i Bashkisė Lulzim Basha, nė njėrin prej akseve mė problematikė tė kalimit tė qytetarėve, pikėrisht nė rrugėn Dritan Hoxha ėshtė vendosur njė semafor i veēantė pėr kalimin e qytetarėve nga njėra anė nė tjetrėn tė rrugės.

Prej vitesh, ky aks rrugor ishte kthyer nė njė problem shqetėsues pėr banorėt dhe burim i shumė aksidenteve, me pasojė humbje jetė njerėzish. Drejtoresha e Transportit dhe Lėvizshmėrisė, Nereida Hoxha, ka bėrė tė ditur sot, nė njė prononcim pėr mediat, se ky ėshtė vetėm njė prej 9 semaforėve tė rinj qė do tė vendosen nė Tiranė, nė kuadėr tė projektit pėr Qendrėn e Kontrollit tė Trafikut.

"Nė rrugėn "Dritan Hoxha", njė ndėr akset mė tė ngarkuar e problematikė sa i pėrket trafikut ėshtė montuar semafori i ri. Ky semafor nė kėtė nyje ėshtė pjesė e 9 semaforėve tė rinj qė do tė vendosen nė Tiranė, nė kuadėr tė projektit tė Qendrės sė Kontrollit tė Trafikut. Semafori ėshtė i pajisur me tė gjithė karakteristikat teknike tė nevojshme tė njė nyje semaforike, me buton gjė qė i mundėson kalimtarit kohėn e tij. Jo vetėm kaq! Butoni ėshtė i pajisur edhe me pajisje pėr tė verbrit. Pra, nė kėtė mėnyrė ne kemi adresuar edhe grupe tė tilla tė shoqėrisė qė mund tė kalojnė rrugėn nė mėnyrė tė sigurt", tha znj. Hoxha.

Ajo bėri tė ditur se pėrveē kėtij semafori, nė kėtė aks ėshtė menduar qė tek Pallati i Sportit tė vendoset njė tabelė elektronike me mesazhe tė ndryshueshme. Kjo tabelė elektronike gjatė gjithė kohės do tė shfaqė mesazhe: "Kujdes kėmbėsorėt!". Tė dy kėto kalime do tė pajisen me sinjalistikė vertikale dhe horizontale.

Nė Tiranė ka edhe akse tė tjera problematike, siē ėshtė ai i Unazės sė Re, ku aktualisht sot e nė vijim do tė punohet pėr tė montuar nyje tė reja semaforike.

Drejtoresha e Transportit dhe Lėvizshmėrisė bėri tė ditur se semafori ėshtė i pajisur me kamera qė do tė lidhen me Qendrėn e Kontrollit tė Trafikut, pėr tė monitoruar 24 orė trafikun nė kėtė segment.

Ky aks do tė pajiset me kangjella, tė cilat do tė mundėsojnė qė kalimtarėt tė kalojnė vetėm nė kėto kalime tė sigurta, duke kontribuar kėshtu nė reduktimin e aksidenteve.

HermesNews - ©2013