20/02/2013 10:29:51
Arrestohen punonjėsit e zyrės sė pėrkrahjes sociale
Tre nėpunės i vjedhin 2 milionė lekė shtetit
KĖLCYRĖ - Tre nėpunės tė zyrės sė pėrkrahjes sociale, dy nė Kėlcyrė dhe njė nė Pėrmet, u arrestuan me akuzėn "Shpėrdorim detyre", ndėrsa 5 persona, qė kanė pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme asistencė sociale pėr 6 vjet, ndiqen nė gjendje tė lirė, njoftoi sot policia e Pėrmetit nė jug tė vendit.
"Elidon Beqiri, 27 vjeē, me detyrė shef i Zyrės sė Pėrkrahjes Sociale nė Bashkinė Kėlcyrė, Erald Ristani, 26 vjeē, me detyrė Shef i Zyrės sė Punės nė Pėrmet, Floresha Shahu, specialiste e zyrės sė Pėrkrahjes Sociale nė Bashkisė Kėlcyrė, u arrestuan pas njė hetimi disamujor", thuhet nė komunikatėn e policisė.
I njėjti burim theksoi se tre nėpunėsit gjatė kryerjes sė detyrės i kanė shkaktuar buxhetit tė shtetit njė dėm prej 2 milionė lekė. "Dy nga tre nėpunėsit do tė ndiqen penalisht nė masė arrestit, ndėrsa Floresha Shahu, specialiste e Zyrės sė Pėrkrahjes Sociale, do tė ndiqet nė gjendjte tė lirė, pėr shkak tė gjendjes se saj shendetesore", tha policia. "Nga hetimet paraprake dyshohet se mbi 50 persona kanė pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme asistencė sociale nga Bashkia Kėlcyrė", beri te ditur policia lokale. /a.ke/
HermesNews - ©2013