Video

19/02/2013 20:23:08

Zgjedhje, politika dhe strategji. Flet lideri i socialistėve Edi Rama

Rama: '...nė politikė-bėrjen tonė, ka qenė politika e jashtme qė ka bėrė qė Shqipėria tė shihet si njė vend qė ja del tė sillet nė mėnyrė tė pėrshtatshme me rrethanat edhe nga mė tė vėshtirat nė rajon'






TIRANE - Artur NURA: Njė pėrshėndetje te ngrohte pėr dėgjuesit e "Radio Radicale" te cilėve u propozoj tashmė njė intervistė me drejtuesin e opozitės Shqiptare z. Edi Rama qė e njohim shumė prej jush dhe tė cilin e pyes, meqė ka demonstruar siguri pėr fitoren e zgjedhjeve te ardhshme, me ēfarė strategjie dhe me ēfarė sigurie e garanton kėtė fitore elektorale ?

Edi Rama: Le tė themi qė vendi ka nevoje pėr njė ndryshim tė thellė dhe qė qeveria aktuale ka dėshtuar nė tė gjitha premtimet e saj dhe ka praktikisht krijuar njė situatė dėshtimi tė pėrgjithshėm. Pastaj, ne jemi duke i ofruar vendit njė program tė ri pėr njė rilindje tė vėrtetė dhe tė gjithanshme shqiptare...

Artur Nura: por, me ēfarė strategjie e garantoni kėtė zhvillim nga pikė-pamja ekonomike ku ka shumė probleme, por qė ka njerėz qė mendojnė, besojnė se Shqipėria tė paktėn nė raport me vendet e tjera nuk ka provuar recension?

Edi Rama: Por, unė mendoj qė nė Shqipėri kemi prej shumė vitesh njė situatė tė qėndrueshme problemesh tė mėdha ekonomike tė cilat praktikisht pėrfaqėsojnė njė situate krize shumė mė tė thellė nga ajo e cila bota bashkėkohore po kalon. Dhe, thėnė kėtė, koncepti i recensionit ėshtė njė fenomen qė i pėrket vendeve tė zhvilluara dhe jo njė vendi si ky yni ku ka shumė varfėri, shumė papunėsi dhe le ta themi, ka njė situatė tė pėrgjithshme krize kronike ekonomike...

Unė vetė mendoj se ne jemi nė gjendje tė krijojmė kushtet pėr njė ndryshim tė rėndėsishėm duke filluar nga linēimi i ekonomisė me bazė konkurrencėn e lirė e cila praktikisht nuk ekziston mė kėtu! Vendi ėshtė nė njė situatė tė tipit “state capture” (shtetit tė kapur), siē edhe mund tė thuhet nė rastin tonė. Institucionet demokratike janė tė gjitha tė kontrolluara dhe tė mbytura nė aktivitet e tyre dhe ekonomia edhe ajo ėshtė e mbytur nga situata monopoliste e njė politike klienteliste qė praktikisht ka krijuar tė gjithė kėtė dėshtim tė plotė.

Artur Nura: Mirė...tė gjithė ata qė mendojnė si ju, gjykojnė qė individi Sali Berisha ėshtė njė politikan autoritarist. Po Edi Rama ėshtė autoritarist? Sigurisht pyetja vlen mė shumė nė rastin nėse do fitonit dhe do ishit kryeministėr...

Edi Rama: Unė nuk e shoh veten nė kėtė pėrkufizim ! Edhe pse e dimė qė ka njė propagandė tė shfrenuar e cila kėrkon tė pėrēoi tek njerėzit idenė qė tė gjithė jemi tė njėjtė! E gjitha ėshtė e njėjtė dhe askush nuk mund ta ndryshoje ketė...!

Artur Nura: Po... Unė si gazetar ju kam ndjekur edhe nė vitin 2009 kur ju ishit pretendent pėr kryeministėr dhe dukeshit qė ishit i sigurtė qė do bėheshit i tillė! Sot tashmė jemi nė vitin 2013 dhe me ēfarė garancie mund tė themi se nuk jemi pėrsėri tė gabuar? Cila ėshtė strategjia pėr tė garantuar votėn siē thoni ju...?

Edi Rama: Por..., tė gjithė e dinė qė nė Shqipėri ka njė problem tė integritetit tė procesit elektoral. Kjo gjė tashmė ėshtė njė fakt i pranuar nga nivelet mė tė larta tė ndėrkombėtarėve duke filluar nga Komisioni Evropian, pastaj vendet anėtare dhe pastaj aleatet dhe partnerėt e Shqipėrisė si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė cilėt e njohin dhe thonė se kėtu ka njė problem themelor i tė realizuarit tė zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. Ne do bėjmė mė tė mirėn tonė dhe le tė shohim...

Artur Nura: Duke konsideruar teorikisht se i fitoni zgjedhjet...mund tė na thoni nėse e keni gati listėn e ministrave me tė cilėt do qeverisni, domethėnė njė “qeveri hije” si nė praktika tė ndryshme evropiane?

Edi Rama: Jo nuk e kam! Praktika e “qeverive hije” nuk ėshtė evropiane, por anglo-saksone e cila nuk funksionon nė botėn e mesdhetare dhe mendo sa mund tė funksionojė nė botėn e Ballkanit...

Artur Nura: OK. Nėse do te vini nė pushtet do tė ketė ndryshime nė politikėn e jashtme socialiste? Duke konsideruar kėtu qė dinamika globale ėshtė duke ndryshuar dhe nuk mund tė thuhet qė nuk ka probleme...

Edi Rama: Unė besoj qė praktikisht nėse ka njė gjė e cila ka nevojė tė konsolidohet dhe jo tė ndryshohet, ėshtė politika jonė e jashtme. Ėshtė njė gjė njė veprimtari qė e kemi bėrė mirė gjithmonė...

Artur Nura: Edhe qeveria Berisha?

Edi Rama: ... nė politikė-bėrjen tonė, ka qenė politika e jashtme qė ka bėrė qė Shqipėria tė shihet si njė vend qė ja del tė sillet nė mėnyrė tė pėrshtatshme me rrethanat edhe nga mė tė vėshtirat nė rajon. Tani nevojitet tė shihet ēfarė mund tė pėrmirėsohet nė kėtė drejtim nė tė gjitha kėto pikė-pamje, por padyshim qė nevojitet tė konsolidohet ky qėndrim i Shqipėrisė. Njė vend qė pėrfaqėson dėshirėn e mirė pėr paqe dhe stabilitet nė rajon. Jo ndryshim kufijsh nė Ballkan dhe Integrimin Evropian tė tij dhe bashkėpunim me tė gjithė.

Artur Nura: por.. nėse flasim konkretisht pėr njė aktor dhe faktor tė rėndėsishėm gjeopolitik siē ėshtė Turqia...unė si vėzhgues i vėmendshėm i zhvillimeve nė rajon dhe veēanėrisht nė Shqipėri shoh njė prani dinamike tė Turqisė nė vend, prani sa ekonomike ashtu edhe kulturore dhe ai vend ka njė rol tė diskutueshėm nga pikė-pamja evropiane... Nėse do kemi njė qeveri “Rama” cili do jetė pozicionimi i Tiranės karshi saj?

Edi Rama: por nuk ka... nuk ka asnjė dyshim qė Turqia pėrfaqėson njė fuqi kulturore dhe ekonomike pozitive jo vetėn pėr rajonin tonė por edhe pėr njė diagonale shumė mė tė madhe. Besoj qėe duhet shkuar pėrpara dhe tė shihet si mund tė nxisim kooperimin ekonomik dhe ēfarė duhet tė bėjmė qė tė forcojmė lidhjet tona nė tė gjitha aspektet dhe mbi kėtė nuk ka asnjė dyshim.

Artur Nura: Nėse flasim pėr protagonizėm politik pėrballė ndėrkombėtarėve, protagonizėm tė Berishės dhe tė Ramės kundrejt aktorėve tė huaj! Personalisht vė re qė z. Berisha pas takimeve me ta nė konferencat e shtypit thotė pėrgjithėsisht qė qeveria e tij dhe partia demokratike do bėjnė tė pamundurėn qė kėrkesat, kėshillat e tyre tė realizohen! Ndėrsa Rama, nė konferencat e tij nuk thotė gjė tjetėr veēse: i kėrkova zgjidhjen e “x” problemi, qe kėtu ka shumė pengesa, qė kėtu nuk veprohet si duhet etj...ē’mund tė themi pėr kėtė konstatim? Ka nevojė reflektimi pėr politikanin qė nesėr dėshiron tė drejtojė vendin?

Edi Rama: Bo...nuk e di! Nevojitet tė pyesni ndėrkombėtaret pėr kėtė! Unė bėj mė tė mirėn time pėr tė prezantuar tek ata pikė-pamjet e mia, botėn tonė tė disa vlerave, disa pikėpamje, pastaj nuk mė pėrket mua tė gjykoj nėse ja arrij tė kryej kėtė detyrė mirė, shumė mirė, apo keq...

Artur Nura: OK. le tė flasim pėr gjėra konkrete. Pėrēa i pėrket edhe Memos sė publikuar tashmė tė Departamentit tė Shtetit mbi retorikėn nacionaliste...ose ajo qė thotė Berisha se nė rajon ka albanofobi sė cilės i nevojitet njė pėrgjigje. Sipas Ramės, ka nė rajon albanofobi?

Edi Rama: Por, unė besoj se ne nuk duhet tė harrojmė pėr asnjė sekondė tė gjithė kėtė qė ėshtė bėrė nė kėto vitet e fundit dhe si ėshtė bėrė. Shqiptarėt sot nė rajon janė historikisht mė mirė se kurrė. Dhe, kjo ėshtė realizuar nė sajė tė njė mbėshtetje ndėrkombėtare, njė mbėshtetje pa doreza tė Shteteve tė Bashkuara dhe tė Britanisė sė Madhe tė cilėt morėn drejtimin e luftės pėr ēlirimin e Kosovės. Mjafton tė sjellim nė vėmendje faktin qė kryeministri i Kosovės ėshtė ulur nė tė njėjtėn tavolinė pune me kryeministrin e Serbisė, apo tė autoriteteve mė tė larta si tė Kosovės dhe tė Serbisė pėr tė diskutuar mbi paqen midis tyre. Kėshtu qė unė besoj se nuk ka asgjė mė kundėr rrymės dhe kundėr-produktive se ajo rrugė e errėt e njė nacionalizmi qė sipas meje ėshtė primitiv dhe nuk ka tė bėjė me tė gjithė atė qė ne kemi nevojė.

Artur Nura: OK. Nėse flasim me konkretisht kemi parti politike kėtej dhe andej kufirit tonė tė cilat pretendojnė bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn...me ndonjėrėn prej tyre ju mund tė bėni koalicion elektoral, apo qeverisės...Nga ana tjetėr ėshtė edhe vete Berisha qė thotė se shqiptarėt duhet tė bashkohen sepse nuk mund tė injorohet fakti se i njėjti Komb jeton nė pesė shtete rajonale. Por gjithsesi duhet parė si e mendon Berisha i cili nuk harron tė thotė kjo do tė ndodhė nėn ēatinė e Bashkimit Evropian. Sipas socialistėve bashkimi i shqiptarėve...?

Edi Rama: Unė besoj qė ne jetojmė nė njė bote e cila ėshtė krejtėsisht e ndryshme me veten edhe tė 10 viteve mė parė jo mė... kėshtu qė nevojitet tė shihet e ardhmja duke kėrkuar tė kuptohen instrumentet me tė cilat duhet vepruar nė boten ku jetojmė. Kjo do tė thotė qė vizioni dhe instrumentet e njė periudhe historike kur e ardhmja e shqiptareve shihej tek Shqipėria e Madhe nuk ka mė hapėsirė, apo mundėsi tė aktualizohet. Bota ku jetojmė ėshtė e re dhe sigurisht qė e ardhmja na ofron mundėsi tė reja dhe nuk duhet tė harrojmė qė jemi nė njė botė tė re e cila nuk ėshtė bota e 100 viteve mė parė, apo 10 viteve mė parė...

Artur Nura: Sipas kryetarit tė opozitės, kundėrshtari juaj politik, dmth kryeministri Berisha retorikėn nacionaliste e ka pėr qėllim elektoral, apo ka njė projekt i cili sipas zhvillimeve nuk ėshtė se mund tė eskludohet nė mėnyrė absolute pėrderisa kemi njė Komb tė vetėm qė jeton nė pesė shtete rajonale...?

Edi Rama: ėhė...Shqipėria nuk ėshtė i vetmi Komb qė jeton nė disa shtete...ka edhe kombe tė tjerė qė..., por tė imagjinosh njė projekt qė ti bashkojė kėto pesė “copash”...nė njė gjė tė “shkėlqyer” qė tė jep drithėrima...sepse ėshtė ajo qė thashė mė parė qė tė kthehesh shumė mbrapa pėr tė parė njė botė qė nuk ekziston mė! Sot shqiptarėt janė pėrpara njė sfide tė madhe qė ėshtė Integrimi Evropian nė njė botė qė ndryshon ēdo ditė. Ndaj duhet tė veprojmė e mendojmė sipas kėsaj bote qė po jetojmė pa rėnė nė kurthet e njė nacionalizmi jashtė loje...

Artur Nura: Po njė projekt i tipit BENELUX-it Ballkanik, mund tė konsiderohej...?

Edi Rama: Le ti lemė tė rrinė tė tilla projekte, perceptime sepse e pėrsėris qė janė perceptime tė njė ardhme tė pamundur me sytė nga njė e shkuar qė nuk ekziston mė. E pėrsėris qė unė nuk shoh tek kėto perceptime as njė projekt tė saktė pėr Kombin dhe as pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe tė gjithė shqiptaret nė pėrgjithėsi. Nuk shoh as njė rrugė te kalueshme nė to. Kjo sepse janė rrugė qė tė ēojnė vetėm nė fatkeqėsi. Nuk mund tė humbin tė gjitha ato qė i kemi fituar dhe nuk mund tė humbim simpatinė dhe mbėshtetjen e aleatėve tanė tė mėdhenj dhe ne nuk mund tė humbim mundėsinė e madhe qė ėshtė pėrpara nesh, kėtė botė tė re qė sigurisht duhet tė na shtyjė drejt themeleve tė Etėrve themelues tė idealit tė kombeve qė jetojnė sė bashku. Dhe, duhet tė sigurojmė kėtė ideal nėpėrmjet instrumenteve tė duhura .

Artur Nura: Te kthehemi tek problemet e shtėpisė. Tashmė tė flasim pėr 21 janarin. Prokuroria e Pėrgjithshme ka apeluar tashmė vendimin e Gjykatės sė shkallės sė parė. Mund tė themi se kemi besim tek Drejtėsia? Apo qė presim tė vijmė nė pushtet?

EDI Rama: Nuk ėshtė problem pushteti, apo problem i besimit tek institucionet e drejtėsisė nė logjike tė principeve. Nė Shqipėri nuk ekzistojnė institucionet demokratike tė cilat janė krejtėsisht nėn thundrėn e pushtetit tė korruptuar dhe plotėsisht anti-demokratik...

Artur Nura: E mendojnė kėshtu si ju edhe ndėrkombėtaret me tė cilėt komunikoni?

Edi Rama: bo...pėr kėtė duhet tė pyesni ndėrkombėtarėt, unė jap opinionin tim.

Artur Nura: Pėr ta mbyllur dhe meqė jemi edhe nė Itali nė prag zgjedhjesh, shumė mė afėr se nė Shqipėri, ē’mund tė themi pėr Listėn pėr Amnisti, Drejtėsi dhe Liri tė radikalėve italianė?

Edi Rama: Po, unė besoj qė Marco Pannella dhe Emma Bonino kanė shkruar njė histori shumė tė veēantė e cila do jetė gjithmonė e nderuar nė tė ardhmen dhe qė nuk ėshtė rasti i shumė tė tjerėve qė kanė pėrfaqėsuar parti tė mėdha, apo tė vogla. Ata kanė shkruar njė histori nė mėnyrėn e tyre me shumė ndershmėri dhe dinjitet. Thėnė kėtė, mund tė shtoj qė rezultatet elektorale kanė pak rėndėsi pėrballė asaj qė ata kanė bėrė dhe do bėjnė. Kjo sepse ajo qė ata kanė bėrė ka qenė e njė pėrmbajte shumė tė thellė nė raport me njė rezultat elektoral tė zakonshėm i cili nuk ka qenė me atė ēfarė ata meritojnė. Mė duket se ata nuk kanė shėnuar kurrė rezultat elektoral si horizonti i tyre, horizont apo qėllim qė nuk e kanė abandonuar kurrė pėr rezultate elektorale tė cilat kanė qenė gjithmonė shumė, shumė mė pak se ajo qė kanė merituar gjithmonė ata.

Artur Nura: Faleminderit z. Rama



Radio Radicale