Video

19/02/2013 13:40:10

Greqi, gazetarėt nė grevė kundėr krizės

Greva, qė pason disa tė tilla tė organizuara nga Federata Panhelenike e Redaktorėve, (Poesy), qė prej fillimit tė krizės nė vitin 2010, ka si qėllim tė kėrkojė heqjen e masave tė shtrėngimit ekonomik dhe mbrojtjen e qindra punonjėsve tė kėtij sektori, sipas njė komunikate






ATHINĖ - Greqia ka pasur sot mungesėn e tė gjitha buletineve informative pėr shkak tė njė greve 24 orėshe tė sektorit tė medias publike dhe private, punonjėsit e tė cilit protestojnė kundėr uljes sė rrogave dhe pushimeve nga puna nė kėtė sektor.

Kjo grevė, qė pason disa tė tilla tė organizuara nga Federata Panhelenike e Redaktorėve, (Poesy), qė prej fillimit tė krizės nė vitin 2010, ka si qėllim tė kėrkojė "heqjen e masave tė shtrėngimit ekonomik dhe mbrojtjen e "qindra punonjėsve tė kėtij sektori", sipas njė komunikate.

''Po luftojmė pėr nėnshkrimin dhe mbrojtjen e konvencioneve kolektive dhe vlefshmėrinė e tė ardhurave tona tė paguara pėr pensionet dhe pėr t'i dhėnė fund pushimeve nga puna'', theksonte deklarata e Poesy.

Kjo grevė e parashikuar qė prej disa ditėsh, koinēidon me visitėn e presidentit francez, Franēois Hollande nė Athinė qė ka si qėllim mbėshtetjen pėr Greqinė, e zhytur qė prej katėr vitesh nė njė krizė tė rėndė ekonomike dhe sociale.

HermesNews - ©2013