Video

18/02/2013 09:43:16

Inaugurohet Truri elektronik i administratės

Investimi, i pari i kėtij lloji nė administratėn publike, do tė shėrbejė si pikakryesore e infrastrukturės sė Teknologjisė sė Informacionit tė institucioneve tė administratės publike






(11:30) Kryeministri Sali Berisha pėruroi tė hėnėn Qendrėn e tė Dhėnave Qeveritare, njė investim prej rreth tre milion dollarėsh i qeverisė shqiptare, nė kuadėr tė projektit "Shqipėria Dixhitale". Kryeministri tha se inagurimi i kėsaj Qendre pėrbėn njė arritje shumė tė madhe, ndėrsa instalimi i saj ėshtė bėrė sipas standardeve mė tė avancuara qė ekzistojnė.

"Jam i bindur se bota virtuale ėshtė 'leva e Arkimedit' pėr tė ndryshuar botėn reale dhe jetėn e individit. Nga ky parim vjen dhe frymėzimi pėr Shqipėrinė dixhitale, e cila nė kėto vite ka bėrė hapa tė jashtėzakonshėm nė kėtė fushė, qė janė jashtė imagjinatės sonė", tha Berisha.

Ai shprehu vendosmėrinė e qeverisė qė qytetarėt shqiptarė tė pėrfitojnė sa mė shumė nga 'bota virtuale'. Sipas kryeministrit Berisha "Shqipėria mobile" do tė jetė projekti tjetėr qė do tė ndėrmarrė qeveria shqiptare ku ēdo shqiptar do tė marrė informacionet e rėndėsishme pėrmes celularit.

"Ne do tė vrapojmė drejt botės virtuale, drej horizonteve tė saj, nė interesin mė tė mirė tė qytetarėve shqiptarė dhe tė ekonomisė pasi ėshtė faktuar qė teknologjia e informacionit pėrbėn njė mekanizėm tė sigurtė, tė qėndrueshėm dhe shumė tė rėndėsishėm pėr ekonominė e tė gjitha vendeve', theksoi kryeministri.


TIRANĖ - Qendra e tė dhėnave qeveritare qė do tė inagurohet sot nga Kryeministri Sali Berisha, ėshtė njė investim prej rreth tre milion dollarė i qeverisė shqiptare nė kuadėr tė projektit Shqipėria Dixhitale.

Ky investim, i pari i kėtij lloji nė administratėn publike, do tė shėrbejė si pikakryesore e infrastrukturės sė teknologjisė sė informacionit tė institucioneve tė administratės publike, ku do tė instalohen pajisjet dhe sistemet mė tė avancuaratė shėrbimeve elektronike qeveritare pėr bizneset dhe qytetarėt.

Qendra e tė dhėnave qeveritare ka njė sipėrfaqe prej 672 m² dhe pėrfshin 11 ambiente pėr infrastrukturėn teknike, monitorimin dhe sigurimin e shėrbimeve elektronike.

Aktualisht nė kėtė qendėr tė dhėnash janė nė funksionim mbi 12 shėrbime tė pėrqendruara qeveritare pėr rreth 60 institucione tė administratės publike qė pėrfshijnė Kryeministrinė, Ministritė dhe institucionet e tyre tė linjės.

Pėr monitorimin e kėtyre shėrbimeve dhe tė rrjetit qeveritar janė ngritur 9 sisteme pėr tė menaxhuar dhe monitoruar nė kohė reale tė gjithė problematikėn e kėsaj infrastrukture teknologjike dhe moderne.

Tė gjitha shėrbimet elektronike, ofrohen nga Qendra e tė dhėnave qeveritare nėpėrmjet rrjetit qeveritar prej 150 Kilometėr fibėr optike tė shtruar nė qytetin e Tiranės.

Ky ėshtė njė ambient, i cili me anė tė njė infrastrukture tė plotėdhe logjistike do tė “mikpriste” tė gjitha sistemet qeveritare duke i ofruargarantimin e shėrbimit 24 orė nė ditė, 7 ditė tė javės. Qendrėn e tė dhėnave qeveritare ėshtė njė investim i qeverisė shqiptareprej rreth 3 Milion USD.

HermesNews - ©2013