Video

15/02/2013 18:52:46

Arsye 'pro' tė Planit Rregullues

Autorėt e raportit tė vlerėsimit strategjik mjedisor






TIRANE - Lidhur me reagimin e pėrfaqsuesit tė PS-sė Artan Lame pėr Planin Rregullues sė Tiranes dhe nė veēanti pėr Vlerėsimin strategjik mjedisor tė planit sqarojmė se, Plani rregullues i Tiranės ėshtė rezultat i punės njė vjeēare i mbi 80 ekspertėve qė pėrfaqėsojnė ajkėn e ekspertizės si dhe palcėn e shqetėsimit qytetar tė Tiranės, tė cilėt u pėrfshinė nė grupin teknik dhe grupin strategjik pėr hartimin e planit. Z. Lame gjithashtu ka qenė njė nga pjesėtarėt e Grupit strategjik duke u bėrė njė ndėr kontribuesit pasi sugjerimet e tij janė mbajtur shėnim dhe janė shqyrtuar gjatė hartimit tė planit.

Tė gjitha shėnimet e njė dyzine mbledhjeve tė Grupit strategjik dhe Grupit teknik pėr hartimin e Planit rregullues sė Tiranės janė botuar si shtojcė e raportit tė Vlerėsimit strategjik mjedisor, dhe kushdo mund tė shohė ēfarė ka
sugjeruar secili prej kontribuesve. VSM e Planit ėshtė botuar...dhe shihet se z. Lame ka shprehur mendimet e tij haptaz nė disa mbledhje dhe i janė marrė parasysh nga kryetari i bashkisė siē dėshmohet nė fq. 138, 140, 152, 157 dhe 192 tė raportit tė VSM.

Nga pikėpamja mjedisore, plani ka tė mirėn e madhe qė synon 5 fishimin e sipėrfaqeve tė gjelbėra tė Tiranės dhe shpall zonat e ndotura me mbetje tė rrezikshme qė kėrkojnė rehabilitim mjedisor, duke e kthyer Tiranėn nė njė qytet tė shėndetshėm dhe miqėsor me mjedisin. Nga pikėpamja sociale, ky plan krijon mundėsinė pėr popullsinė autoktone tė Tiranės qė mbi bazė tė ndershme dhe tė drejtė tė zhvillojė pronat nė pėrputhje me parimet e zhvillimit tė qėndrueshėm dhe i jep fund praktikave korruptive tė zhvillimeve klienteliste tė qytetit.

Vlerėsimi Strategjik Mjedisor (VSM) u hartua nga 5 ekspertė ndėr mė tė mirėt nė vend, me titujt mė tė lartė akademike tė Shqipėrisė. Ky studim u publikua online pėr 4 muaj rrjesht nė websitin e Bashkise, dhe u konsultua me publikun nė seancat e shumta tė dėgjesave publike zhvilluar anė tė gjitha njėsitė e qytetit tė Tiranės. Grupi i hartimit tė VSM ėshtė kompakt dhe shpreh indinjatėn pėr paragjykimin ndaj punės sė tyre kolegjiale dhe pėr paragjykimin e cilitdo anėtar tė nderuar tė tij.

Ēdo koment i bėrė pėr VSM gjatė kohės sė konsultimeve tė parashikuara me ligj janė pasqyruar nė variantin pėrfundimtar tė studimit. Por, deri tani nuk ka patur asnjė asnjė ankim/koment/sugjerim kundėrshtues pėr VSM. Ata ish zv.ministra dhe ish zv.kryetare bashkie qė qahen se Plani do dėmtojė apo se nuk janė pyetur mund tė shohin nė librin e VSM sesi kanė pasur mundėsi tė shprehin ēfarė kanė pasur dėshirė dhe ju ėshtė marrė parasysh. Z. Lame dhe pėrfaqėsues vendore tė PS-sė kanė folur jo njė e dy, por 5-6 herė nė disa mbledhje rrjesht. Le tė na tregojnė njė ekperiencė e vetme tė mėparshme ku janė dėgjuar tė flasin 5-6 here dhe tė jenė marrė parasysh propozimet e tyre.

Ndonėse VSM e Planit u publikua qysh nė Shtator dhe u ftuan tė gjithė tė bėnin pyetje/sugjerime/vėrejtje apo dhe shpėrthime emocionale, z. Lame dhe kolegėt e tij nuk u ndien fare. Ngaqė nuk dinė ēfarė tė thonė, pretendojnė se do marrin ekspertizė ndėrkombėtare pėr tė gjetur ndonjė tė mete, pasi vetė nuk munden tė kenė as pyejte, e jo me vėrejtje.

Qoftė Plani Rregullues dhe qofte VSM mund tė mos jenė perfekt, por janė absolutisht arritja me madhore per zhvillimin e ndershem te Tiranes ne 23 vitet e fundit. Jane fryt i nje pune te perbashket dhe duhet pershendetur si nje arritje monumentale ne fushen e planifikimit te territorit. VSM e ketij plani eshte e vetmja e botuar si liber me vete me gjithe dokumentet shoqėrues. Ndofta z. Lame nuk arrin tė bėjė dallimin mes Planit Rregullues tė pėrgjithshėm tė qytetit dhe Planeve tė detajuara vendore pėr ēdo njėsi tė qytetit qe do hartohen pas Planit tė pėrgjithshėm pėr ēdo njesi te qytetit dhe do pėrcaktojnė modelin e detajuar tė jetesės nė ēdo njėsi urbane.

E sfidojmė z. Lame tė tregojė vetėm njė Plan rregullues dhe vetėm njė VSM qė tė jenė mė gjithėperfshirese, te ndershme dhe te diskutuara aq publikisht. I ashtuquajturi Plan Francez per qendren nuk pati as shenime minimale per degjesat publike dhe as VSM. Ngjashem me te edhe plani belg I qendres nuk pati as degjesa te hapura publike dhe as VSM. Ne cfare eksperience te meparshme planifikuese i bazon pretendimet e tij z. Lame ?

Ne se do te hiqen syzet partiake ne gjykim jemi te sigurte se VSM do te dukej ashtu sic eshte ne fakt, nje dokument i vlefshem per te miren publike, dhe sugjerimet e sinqerta do ta benin vec me te plote. Studjuesit, si lajmetaret, nuk kane faj.


* Autorėt, Prof. Dr. Lirim Selfo, Prof. Dr. Sulejman Sulce, Prof. As. Dr. Sazan Guri, Prof. As. Dr. Romeo Hanxhari, Prof. As. Dr. Jamarber Malltezi

Komunikatė pėr Shtyp