Video

15/02/2013 18:41:25

Mėsuesit, nesėr provim pėr pagėn

Ministria e Arsimit ka miratuar tashmė rregulloren me proēedurat e reja qė do tė ndiqen nga tė gjithė mėsuesit qė duan tė konkurrojnė pėr tė fituar shtesėn mbi pagė pėr 2013-ėn






TIRANE - Mėsuesit e arsimit parauniversitar nė tė gjithė vendin, do t'i nėnshtrohen provimit tė kualifikimit pėr rritje page nė mbyllje tė muajit prill.

Ministria e Arsimit ka miratuar tashmė rregulloren me proēedurat e reja qė do tė ndiqen nga tė gjithė mėsuesit qė duan tė konkurrojnė pėr tė fituar shtesėn mbi pagė pėr 2013-ėn.

“Provimet me shkrim pėr shkallėt e kualifikimit tė mėsuesve nė sistemin arsimor parauniversitar pėr vitin shkollor 2012- 2013 do tė zhvillohen, mė datėn 27 prill, ora 10-12.30, nė kryeqytet, nė mjedise tė planifikuara nga Komisioni i Kualifikimit tė Mėsuesve”, citohet nė udhėzimin e miratuar nga MASH nė mbyllje tė javės sė shkuar.

Ndėrsa janė shpallur programet e kualifikimit pėr tė gjitha profilet lėndore, nė tė cilat detajohen temat dhe pėrgatitjet qė mėsuesit duhet tė kryejnė pėr provimin pėrfundimtar tė muajit prill. Kėto programe gjenden tė detajuara nė faqen zyrtare tė Institutit tė Zhvillimit tė Arsimit Parauniversitar.

Pėr tė marrė pjesė nė kėto provime mėsuesit duhet tė pėrmbushin njė sėrė kushtesh, ku thelbėsore ėshtė plotėsimi i formularėve tė aplikimit nė afatet e pėrcaktuara.

Nė rregulloren e provimeve, pėrcaktohet se kandidatėt pėr provimet e kualifikimit duhet tė plotėsojnė formularėt e aplikimit pėr tė marrė pjesė nė provimin final duke dorėzuar edhe “portofolat profesionale” sipas profileve lėndore pėrkatėse, brenda datės 20 shkurt 2013.

Listat e kandidatėve pėr provimet e kualifikimit, sė bashku me vlerėsimet e portofolit, i harton Drejtoria Arsimore brenda datės 15 mars 2013, tė cilat publikohen nė vende tė dukshme.

Nėpėrmjet kėsaj liste arsimtarėt mund tė mėsojnė nėse plotėsojnė kushtet pėr tė hyrė nė provim ose jo. Udhėzimi i MASH, pėrcakton se : “Mbėshtetur nė rezultatet pėrfundimtare tė kandidatėve, Drejtoria e Burimeve Njerėzore dhe Koordinimit Rajonal nė MASH do tė pėrgatisė dhe dėrgojė nė drejtoritė arsimore tė rretheve pėrkatėse shkresėn pėr shtesėn e pagės”.

Nė bazė tė kategorizimit sipas shkallėve tė kualifikimit, shtesa nė pagė pėr mėsuesin qė fiton shkallėn e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind. R

regullorja e provimeve tė kėtij viti parashikon njė sėrė ndryshimesh sa i takon vlerėsimeve qė do marrin mėsuesit para hyrjes nė provim, teksa janė shtuar edhe kategoritė qė do tė lejohen tė aplikojnė pėr shkallėt e kualifikimit.

Nė rast se mėsuesit gjatė 2012ės, kanė ndjekur aktivitete ku janė pajisur me kredie, kėto tė fundit do tė vlerėsohen me pikė dhe do ti ndihmojnė ata qė tė sigurojnė rezultat mė tė lartė nė vlerėsimin pėrfundimtar.

Kualifikimi nė arsimin parauniversitar edhe pėr kėtė vit do tė bėhet nėpėrmjet portofolit personal tė zhvillimit profesional tė mėsuesve dhe provimeve pėrkatėse. Krahas testit qė do tė japin me 27 prill mėsuesit do tė vlerėsohen me pikė edhe pėr “portofolin profesional”, pėrmbajtjen e tė cilit e gjeni tė detajuar bashkangjitur shkrimit.

Kualifikimi i mėsuesve nė sistemin Arsimor Parauniversitar do tė drejtohet dhe monitorohet nga Komisioni i Kualifikimit tė Mėsuesve nė pėrbėrje tė cilit janė pesė anėtarė. Vlerėsimi nis pikėrisht qė nga portofoli profesional, ku arsimtarėt qė nuk do tė marrin pikėt minimale nė kėtė fazė nuk do tė futet nė testim.

Po kėshtu, arsimtarėt qė do tė kenė nė portofolin e tyre profesional dėshmi tė gjuhėve tė huaja, dėshmi tė studimeve pasuniversitare, si dhe njohuri mbi kompjuterin, do tė futen me pikė shtesė nė testim.

HermesNews - ©2013