Video

15/02/2013 12:29:05

Duke parė Inva Mulėn...

nga Xhevat Limani







SHKUP - Ajo qė mė la vertet pėrshtypje tė veēanta dhe e kujtoj sot, nė tė gjithė morinė e aktivetete mujore kur Shqipėria festoi 100 vjetorin e pavarėsisė, ishte ngjarja e rrallė e koncertit tė sopranos botėrore, tė madhes Inva Mula, dhuratė pėr qytetin e Shkupit.

Ky koncert u shfaq mė parė dhe nė Tiranė e Prishtinė dhe e veēanta ishte fryma e atdhetarizmės sė Inva Mulės. Atė mbrėmje tė ftohtė Dhjetori, as akulli qė kish mbuluar rrugėt e qytetit dhe rrethinės, nuk ndali dot artėdashurit e zgjedhur dhe tė ftuar nga shpirti i madh i artistes yllndritur, tė kryefjalės sė muzikės shqiptare: Inva Mula.

Unė qėndroja me javė nė Prishtinė dhe dy-tre ditė mė parė mė dha lajmin vajza ime Era, soprano qė po ashtu troket mrekullish portave tė skenave botėrore.

Si pėr ēudi ditėn e nėntė tė Dhjetorit mė lajmėruan edhe tre miqtė e mi nga Shkupi. Ishte mėngjes dhe unė po pija kafenė. I pari qė mė mori nė telefon ishte muziktanti dhe intelektuali Saba Zhuta qė mė ftoi pėr koncertin. Ai herė pas here shkruan pėr ngjarjet artistike nė mungesė tė kritikės profesionale.

Pasi kisha pirė kafenė m’u lajmėrua poeti, dramaturgu, romancieri dhe intelektuali Resul Shabani, natyrisht edhe nga malli pėr tė shkėmbyer ndonjė fjalė pėrmes gotės me verė. Atij i pėlqen shumė njė rubai e pėrshtatur nga Noli pėr verėn kur shkruan mes tjerash "Ai qė tė paktėn nė ditė nuk pi njė gotė verė, prej meje pėr njeri, s’numėrohet asnjėherė".

Pa mbyllur mire bisedėn, telefoni ra pėrsėri nga Shkupi, qytetin ku unė i kisha kaluar 33 vite nė dėrrasat e teatrit shqiptar. Ishte aktorja Merita Ēoēoli e cila ditė mė parė sapo kish luajtur rolin e Vojsavės dhe Narratores nė projektin tim Skėnderbeu. Ajo mė pyeti me atė formėn e saj plotė edukatė artistike: e di pse t’u paraqita Xhevat, mė tha ? E di i thashė, Meritės; pėr koncertin e Inva Mulės. Qeshi me atė qesėndinė e saj. Mos ki merak, i thashė, se do tė vij. Dhe kisha shumė motivacion tė isha prezent.

Dhjetė vite sikur kishin shkaktuar njė zbrazėti tė padurueshme nė shpirtin tim tė trazuar nga mercenarėt argatė tė maqedonizmės. Duke u nisur nga Prishtina pak mė herėt qė tė paktėn tė takoja ndonjė shok teatri, nė mė kish mbetur, seē mu kujtua portreti i Etem Ramadanit nė takimin e Alternativės nė Lubjanė me rastin e daljes nga burgu tė Adem Demaēit.

Mbaj mend qėndrimin krenar dhe plotė elegancė, energjik dhe tė vendosur tė veprimtarit tė palodhur tė ēėshtjes kombėtare z. Etem Ramadani. Tani do ta takoja pas 20 vitesh. E dija qė ėshtė nė koncert, jo vetėm si bashkėshort shoqėrues i zonjės sė tij Inva Mula, por edhe si mbėshtetės dhe me siguri edhe si ideator i mbajtjes sė konbcertit pėr tė larė njė borxh kombėtar pėr kryeqytetin.

Ramadani kishte ftuar qytetarė e intelektualė tė shijonin dhuratėn e njė muzike hyjnore qė nė metropolet e botės kushtonte me qindra mijėra. Ai me strategji diplomatike dhe artistike ka gjetur rastin qė koncertin ta lidhė me shpalljen e Inva Mulės, qytetare nderi tė komunės.

Sopranoja lirike me kulminacione patriotike. Me kėtė kredo do ta filloja prezentimin e Inva Mulės. Ngjyra e timbrit me plotė ndiesi nė pėshpėrimat dhe tonet e ulėta ngritjet marramendėse me njė diafragmatikė tė pėrkryer qė tė shembnin imazhin e njė artiste tė imėt me trup por qė herė herė shpėrthente si vullkan dhe me ujvarat e reliefit tingullor artistik ajo ngjitej majave tė paarritshme emocionale e plotė kolorit tė shoqėruara me imazhe tė zgjedhura filmike nė perfekcion si dhe me dirigjim bravuroz tė maestros Bujar Llapaj dhe sidomos prezenca virtuoze skeniko-muzikore e njė kryemjeshtri pianist si Genc Tukiqi na bėn tė ndjeheshim shqiptarė tė mirė asaj mbrėmje tė shkėlqyer.

Vetė filli dedikues “Pėr ty Atdhe” tė hedh nė gjakimin e trungut kombėtar dhe tė duket sikur salla e transformuar nė flamurin Kuq e Zi sikur e pėrgadit publikun tė fluturojė si shqiponjė e lirė nė Shkupin e lodhur duke pritur ēlirimtarin.

Por kjo ishte vetėm njė performancė qė paralajmėronte valėzim, erė dhe furtunė. Lėvizjet tektonike do tė vinė mė pas. Seē m’u kujtua Rilindasi dhe iluministi Sami Frashėri me atė thėnien tejet aktuale “Nėse do tė korrėsh pėr ēdo vit, mbill misėr dhe grurė; e nėse do tė korrėsh pėr gjith jetėn, mbill art dhe kulturė”.

Kėtė mison po bėnin protagonistėt e ngjarje-koncertit. Dhe Inva e Madhe tingėllon nė skenė me fuqinė e zemrės mė tė bukurėn kėngė pėr Atdheun duke dhėnė porosinė e qartė se Ai do tė qėndrojė si vigan pėrballė dallgėve dhe tufaneve .

Mė pas tingullon dashuria pėr malet e larta krenare dhe fushat e blerta plotė jetė, pėr vesėn dhe dritėn nė agim dhe mbi tė gjitha pėr kryedashurinė-vetė Atdheun.

Pėrmes tingujve rrėnqethės nė “Dhuratė pėr ditėlindje” globi rrotullohet si simbolikė dhe vazhdimėsi dialektike. Zėri i Inva Mulės depėrton kufijtė lokal e kombėtar, tejkalon limane e detra dhe vetėton oqeaneve mes kaltėrsive duke prekur vegimet e arta. Zėri i saj rrezaton Identitet tė qartė dhe krenari tė genit shqiptar.

Mjerisht shteti shqiptar ende nuk e ka mbjellė ndjenjėn e suportit institucional tė mbėshtesė artistėt e veēantė qė rrezatojnė art tė mirėfilltė klasik.

Vazhdon tingulli depėrtues me vargjet e luftėtarit rilindas Mihail Grameno me tė vetmen thirrje, tė mblidhemi kėtu tė bashkuar me besė shqiptarisht qė tė rrojė Atdheu.

Kėto vargje me forcė dhe tingull profecie aktualizojnė realitetin tonė sot mė shumė se kurrė. Agimet shqiptare tė Luigj Gurakuqit nėn menaxhimin e njė artisti tė madh si Avni Mula, babait tė yllndriturės Inva, arti i sė cilės nuk pikoi nga qielli por mbiu aty tek rrėnja ku ziente kėnga, tek Baba dhe Nėna, ve nė spikamė identitetin e tė qenit shqiptar dhe ėshtė jehonė e tingullit hyjnor qė pėrhapet pėrmes sykaltrės shqiponjė Invės qė Shqipėria tė bėhet kryezonjė.

Semiologjia e mallit, Dhembjes dhe dashurisė pėr Atdheun gufon edhe pėrmes sė Bukurės Arbėri duke na kujtuar periudhėn e lavdishme tė kryeheroit Gjergj Kastrioti Skėnderbeu qė detyroi edhe Europėn t’i ngre hymne burrėrisė shqiptare.

Dhe vetė thirrja qė solistja u bėn maleve pėrmes vargjeve tė Llazar Siliqit me kompozim tė Ēesk Zadesė rezulton dhembja dhe vuajtjet qė i ranė kombit mbi kokė gjatė periudhės kanceroze dhe shpėrthen dėshira dhe ėndėrrimi atdhetar qė Shqipėria tė mbetet kopsht i pavenitur.

Malet kryelarta janė paralajmėruesit e agimit diellor. Dhe ky agim mund tė ndriēojė vetėm pėrmes Alfabetit shqip me ato 36 shkronja tė arta qė pak kombe mund tė krenohen pėrmbi Dhe.

Inva Mula duke futur nė program kėngėn e Alfabetit tė kryeatdhetares Parashqevi Qiriazi, dėshmon botėrisht se Kongresi i Manastirit ishte institucioni i parė publik kur shqiptarėt dėshmuan bindshėm se i pėrkasin civilizimit perėndimor dhe jo atij oriental-aziatik.

Dhe pikėrisht tingujt ligjėrues tė Fehmi Ibrahimit i bėjnė shqiptarėt tė qėndrojnė ballėlartė pėrballė Flamurit dykrenor dhe njėkohėsisht u japin forcė dhe bindje pėr t’i tejkaluar mosmarrėveshjet dhe ligėsitė.

Simbolika e njė grushti dhe tė gjyshit nė palėn e Flamurit kuq e zi, dėshmon se nuk jemi pa Atdhe. Shqipėria ėshtė Lulėkuqja e gjakimit tonė kombėtar ndaj ai qė ėshtė shqiptar i lindur prej Nėne dhe Babe le tė betohet para flamurit kombėtar duke dėshmuar se Shqipėria shqipėron shqipėrisht qė nga lashtėsitė me Spartakun, Pirron, Lekėn, Akilin duke hedhur bindhsėm ēapin nėpėr histori me Skėnderbeun e Adem Jasharin qė dėshmojnė botėrisht ndjenjėn e madhe tė Atdhedashurisė.

Koncerti mbaroi por publiku mbeti i ngujuar. Vėrtet ishte njė surprizė arti. Arti ėshtė vėrtetė bindje. Dhe unė jam i bindur se nuk ka publik qė nuk e kupton artin, ka vetėm tė ashtuquajtur artistė qė nuk dinė tė bėjnė art.

Inva dėshmoi bindshėm, me artin mė tė rėndė klasik, se publiku di tė shijojė tė bukurėn kur ajo i ofrohet. Kėtė mision pushtimi kėsaj here e kreu Inva Mula e shoqėruar dhe mbėshtetur nga njeriu zemėrmadh Hetem Ramadani.


* Autori ėshtė artist shqiptar nė New York


HermesNews - ©2013