Video

15/02/2013 11:09:44

Franca, marėveshje tregtare nė Indi

Hollande nė Indi. Nė Francė ashtu dhe nė Indi, ne dėshirojmė tė kemi rritje ekononomike






NEW DELHI - Presidenti francez, Franēois Hollande shpreson qė marrėveshja pėr tregtinė e lirė nė tryezėn e diskutimeve mes BE-sė dhe Indisė do tė mundėsojė uljen e tė drejtės tė doganave indiane qė frenojnė tregtinė me Francėn, nė njė intervistė tė publikuar sot nga e pėrditshmja ''The Times of India''.

"Nė Francė ashtu dhe nė Indi, ne dėshirojmė tė kemi rritje ekononomike. Zhvillimi i kėmbimeve tona tregtare do tė kontribuonte nė rritjen ekonomike. Por, tė drejtat e doganave indiane janė shumė tė larta nė disa sektorė, si nė sektorin agro-ushqimor'', shprehu me keqardhje Hollande.

"E gjithė ēėshtja e marrėveshjes sė tregtisė tė lirė nė diskutim mes BE-sė dhe Indisė ėshtė t'i japim njė shtysė tė re tregtisė tonė nė dy drejtimet. Ai duhet tė jetė i balancuar dhe reciprokisht i dobishėm'', theksoi Hollande.

India dhe vendet anėtare tė Bashkimit Evriopian janė nė negociata qė prej vitit 2007 nė pėrpjekje pėr arritjes sė njė marrėveshje pėr tregtinė e lirė qė do tė bėnte tė mundur rritjen e tė ardhura nga tregtia dy palėshe nga 92 miliardė dollarė nė 237 miliardė deri nė 2015.


HermesNews - ©2013