Video

14/02/2013 09:21:57

Portugali, nivel rekord papunėsie

Nė tė gjithė vitin 2012, pėrqindja e papunėsisė u regjistrua 15,7 pėr qind, njė rritje mė e lehtė nga sa ishte parashikuar nga vlerėsimet e qeverisė dhe krediorėve tė Portugalisė, nėn asistencė financiare qė prej muajit maj 2011, qė parashikuan nė pėrqindje prej 15,5 pėr qind






LISBONĖ - Papunėsia ėshtė rritur ndjeshėm nė Portugali duke arritur njė nivel rekord prej 16,9 pėr qind nė tremujorin e katėr tė vitit 2012, ndėrkohė qė tremujorin e mėparshėm ishte 15,8 pėr qind, njoftoi sot Instituti kombėtar i statistikave (Ine).

Nė tė gjithė vitin 2012, pėrqindja e papunėsisė u regjistrua 15,7 pėr qind, njė rritje mė e lehtė nga sa ishte parashikuar nga vlerėsimet e qeverisė dhe krediorėve tė Portugalisė, nėn asistencė financiare qė prej muajit maj 2011, qė parashikuan nė pėrqindje prej 15,5 pėr qind.

Pėr vitin 2013, qeveria ka parashikuar njė papunėsi prej 16,4 pėr qind ndėrkohė qė po kryen njė riforcim tė pazakontė tė masave shtrėnguese me njė buxhet shtetėror tė prekur nga njė rritje e pėrgjithshme e taksave.

Nė tremujorin e katėrt 2012, numri i tė papunėve u rrit nė 923.200 persona, njė rritje me 19,7 pėr qind nė raport me tė njėjtin tremujor tė vitit tė mėparshėm pėr njė popullsi prej 5,4 milionė persona.

HermesNews - ©2013