13/02/2013 20:18:46
'21 Janari', njė vendim plot kontradikta
Dr. Ulsi Manja

TIRANE - Ngjarjet e 21 janarit 2011 do tė komentohen gjatė nė historinė post -komuniste tė Shqipėrisė dhe nė pėrpjekjet e saj pėr ndėrtimin e demokracisė dhe shtetit ligjor.
Pėr kėtė ngjarje ka folur shumė politika, kanė folur miqtė dhe partnerėt ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė por nė finale tė gjithė janė pajtuar nė njė pikė: presim ta thotė fjalėn e saj drejtėsia, pra Gjykata e Tiranės.
Dhe Gjykata foli me njė vendim pafajėsie qė nuk mė bindi se mundi ta interpretonte as vetė, jo mė ta kuptojnė qytetarėt e zakonshėm qė sot kanė nevojė pėr drejtėsi.
Ky vendim gjykate, ndonėse nuk ėshtė i formės sė prerė, nėse nuk do tė ridimensionohet nga Gjykata e Apelit pas apelimit tė Prokurorisė sė Tiranės, hedh poshtė nė mėnyrė joprofesionale dhe tė rėndomtė interpretimin e deritanishėm tė doktrinės penale nė lidhje me koncepte juridiko-penale si: veprimi ose mosveprimi, lidhja kauzale, dashja, pasoja, rrethanat, mėnyra, mjetet e kryerjes sė krimit etj.
Me aq sa ėshtė bėrė me dije pėr publikun e gjerė, ky vendim ėshtė kontradiktor me pėrmbajtjen e tij pasi faktet e vėna nė themel tė arsyetimit bien ndesh me dispozitivin e vendimit pėr pafajėsinė e autorėve tė ngjarjes.
Rastet e dhėnies sė pafajėsisė nga Gjykata janė rigorozisht tė pėrcaktuara nė nenin 388 tė K.Pr.P dhe shkaqet pėr tė cilat jepet pafajėsia duhen argumentuar me prova dhe fakte tė shqyrtuara gjyqėsisht dhe nė pėrputhje me rregullat e pėrcaktuara nė kėtė kod.
Konkretisht arsyetimi i vendimit ėshtė tėrėsisht jo professional, pasi analiza e fakteve dhe e provave i shkon tėrėsisht pėr shtat zbardhjes dhe fajėsisė sė autorėve tė kėsaj ngjarjes ndėrkohė ēuditėrisht dispozitivi i vendimit shprehet pėr pafajėsi, ēfarė tė jep pėrshtypjen se i pėrket njė ngjarje tjetėr kriminale dhe jo asaj qė pasqyron pėrmbajtja e tij.
Nė ēdo ngjarje kriminale ka njė formulė shtatė nyjėshe qė pėrcakton nė fakt thelbin e asaj qė tė ėshtė shtruar pėr zgjidhje dhe qė kėrkon domosdoshmėrisht njė pėrgjigje tė saktė dhe tė prerė nga Gjykata nėpėrmjet njė vendimi tė arsyetuar mirė dhe pa ekuivoke apo dilemma tė pazgjidhura dhe kjo arrihet duke u nisur mbi bazėn e fakteve dhe provave tė shqyrtuara gjyqėsisht nėpėrmjet njė gjykimi tė drejtė dhe tė pa anshėm.
Unė shqetėsohen nėse, gjatė kėtij vendimi, Gjykata e Tiranės u dha pėrgjigje pėrfundimtare kėtyre pyetjeve: 1) Cfarė ndodhi mė 21 Janar ? A kemi vepėr penale dhe nė rast se po ēfarė figure konkrete krimi kemi, cili ėshtė cilėsimi juridik i tij dhe cilat janė pasojat ekėtij krimi? 2. Kush janė autorėt e tyre dhe cili ėshtė roli i secilit prejt tyre nė kėtė ngjarje ? 3. Ku ka ndodhur ngjarja dhe si ėshtė hetuar ajo ? 4. Kur ka ndodhur, me orė dhe me minuta ? 5. Pėrse ka ndodhur, cili ka qėnė motivi ? 6. Si ka ndodhur, rrethanat, mėnyra e realizimit, metodat e pėrdorura dhe mėnyra e fshehjes sė krimit etj ? 7. Me se ėshtė kryer krimi, cilat janė mjetet e pėrdorura etj..
Nėse Gjykata e Tiranės nėpėrmjet fakteve dhe provave qė ka patur nė dispozicion do t'u jepte pėrgjigje tė qartė kėtyre pyetjeve, atėherė askush nuk do tė kishte guxuar tė paragjykonte vendimin e saj por dhėnia e pafajėsisė apriori pa analizuar nė mėnyrė bindėse sa dhe si duhen provat dhe faktet e shqyrtuara nė gjykim ka bėrė qė ky vendim tė lakohet gjėrėsisht deri tek institucionet ndėrkombėtare qė asistojnė axhendėn integruese tė Shqipėrisė nė proēeset euro-atlantike.
Pa rėnė nė detaje konkrete pasi njė vlerėsim real dhe kompetent bėhet vetėm nėse analizon dosjen penale dhe vendimin, por me aq sa dihet nėpėrmjet mediave qė kanė cituar pjesė tė vendimit penal, thelbi i vendimit tė Gjykatės sė Tiranės pėrmblidhet nė: mė 21 Janar janė vrarė 4 persona me armė zjarri por nė veprimet e autorėve nuk ka elementė tė pėrgjegjėsisė penale sepse mungon dashja nė kryerjen e veprės penale pasi autorėt nuk kanė patur njohje tė mėparshme me viktimat .
Arsyetimi ėshtė absurd, alogjik dhe nuk ka referencė ligjore as nė doktrinėn juridiko-penale dhe as nė dispozitat e K.Pr.P, nė zhargonin popullor ėshtė si tė thuash qė tė gjithė personat e dėnuar nė Shqipėri pėr vrasje me dashje, kur nė raportet mes autorit dhe viktimės nuk ka patur njohje tė mėparshme duhet t'u rishikohen vendimet e formės sė prerė dhe t'u jepet pafajėsi, ose ėshtė njėlloj si tu thuash studentėve tė Fakultetit tė Drejtėsisė se krimet kundėr jetės realizohen me dashje vetėm atėherė kur autori ka njohje me viktimėn nė tė kundėrtėn nuk ndėshkohesh nėse vret njė njeri.
Nė fakt nocioni juridik i dashjes si formė faji kurrsesi nuk merr nė analizė raportet autor/viktimė, pasi dashja si element i anės subjektive lidhet me vetėdijen pėr veprėn dhe vullnetin pėr kryerjen e saj.
Konkretisht dashja direkte juridikisht pėrcaktohet si dėshirė pėr kryerjen e veprės ndėrsa dashja indirekte si pajtim me pasojėn. Pra, dashja pėrcaktohet si kryerje e vetėdijshme dhe e dėshirueshme e veprės penale. Kėshtu thotė doktrina dhe praktika e deritanishme gjyqėsore nė Shqipėri. Mbi bazėn e kėtij koncepti dhe mėnyra interpretimi janė themeluar ndėr vite me mijėra vendime penale gjykatash nė rastet e krimeve kundėr jetės tė kryera me dashje.
Nė strukturėn e konceptit tė fajit dashja ėshtė njė ndėr elementėt nėpėrmjet tė cilit shprehet raporti psikologjik i autorit tė veprės dhe nuk ka lidhje me njohjen ose jo me viktimėn.
Nė rastin e ngjarjeve tė 21 Janarit ku mbetėn tė vrarė 4 protestues dhe u plagosėn qindra tė tjerė ėshtė rasti tipik i konsumimit tė veprės penale mė dashje eventuale, pasi pėrdorimi i armėve tė zjarrit pėrballė njė turme ose grumbullimi masiv njerėzish i pėrmban tė dy komponentėt ligjorė qė kėrkon nocioni ligjor i dashjes indirekte:
Komponentin intelektual: qe shprehet tek vetėdija pėr veprėn e kryer dhe ku pėrfshihen veprimet konkrete tė autorėve tė vrasjes, pėrdorimi i armėve tė zjarrit, pasojat e shkaktuara, lidhja shkak-pasojė (pasi ėshtė provuar se plagėt e viktimave janė shkaktuar nga armėt e zjarrit tė autorėve), mėnyra e kryerjes sė veprės penale nėpėrmjet pėrdorimit tė armėve tė zjarrit etj;
Komponenti i vullnetit: pajtimin me pasojėn.
Autorėt e ngjarjes jo vetėm kanė qėnė tė vetėdijshėm nė momentin e pėrdorimit tė armėve tė zjarrit por edhe janė pajtuar me ardhjen e pasojave kriminale qė do tė vinin nga pėrdorimi i tyre. Pra ndonėse pasojat paraqiten si anėsore ose si shoqėruese tė veprimeve tė tyre konkrete kėta tė fundit kanė qėnė tė vetėdijshėm nė momentin e pėrdorimit tė armėve pėr pasojat e mundėshme por janė dakortėsuar me to.
Nė vendim thuhet qė gjykata ka analizuar rrethanat e ngjarjes dhe jo mėnyrėn e realizimit tė vrasjeve.
Nėse ėshtė kėshtu, kam tė drejtė tė mendoj se Gjykata nuk paska patur pėr qėllim tė japė drejtėsi pėr viktimat dhe tė plagosurit por tė analizojė dhe pėrligjė veprimet e autorėve nė ngjarjet e 21 janarit 2011 duke u shmangur tėrėsisht nga misioni i saj ligjor ai i dhėnies sė drejtėsisė penale.
Nuk ėshtė nė misionin e gjykatės tė analizojė se si ka ndodhur njė ngjarje kriminale dhe tė mos shprehet pėr pėrgjegjėsinė penale tė autorėve nė raport mė pasojėn kriminale tė ardhur. Nėse nuk i jepet pėrgjigje ligjore pyetjes se nga se erdhi vdekja e 4 protestueseve mė 21 janar 2011 atėherė ēfarė ka gjykuar dhe analizuar Gjykata ?
Ajo duhet tu thotė familjeve tė viktimave nga se vdiqėn tė afėrmit e tyre nga dora e njeriut apo nga faktorė natyrorė ? Sigurisht qė vdekja e tyre erdhi ditėn pėr diell nga veprime konkrete tė njeriut, por gjykata kėtu e ndalon arsyetimin duke thėnė se tė pandehurit janė tė pafajshėm sepse nė rrethanat e krijuara kanė vepruar drejt duke mos analizuar dhe marrė nė konsideratė pasojat e ardhura.
Ndėrsa lidhur me nenin 375 tė K.Pr.P qė bėn fjalė pėr ndryshimin e cilėsimit juridik tė veprės penale, Gjykata e Tiranės e ka interpretuar tėrėsisht gabim vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė vitit 1999 e cila e ka gjetur nė pajtim me Kushtetutėn, tė drejtėn e gjykatės pėr t'i dhėnė faktit kriminal njė pėrcaktim tė ri tė ndryshėm nga ai i organit tė akuzės.
Kjo sigurisht lidhet me misionin themelor qė ka Gjykata atė tė dhėnies sė drejtėsisė mbi bazėn e provave dhe fakteve tė analizuara gjyqėsisht dhe tė debatuara nga palėt nė proēes, por nė vendimin e dhėnė pėr 21 Janarin, Gjykata, ėshtė kujdesur pak ose aspak pėr pozicionin e saj proēedural dhe ligjor.
Nėse do tė pranoj kėtė arsyetim tė Gjykatės sė Tiranės nė lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011, i bie qė nėse prokurori dėrgon nė gjyq njė person X, pėr vrasje me paramendim, por gjatė shqyrtimit gjyqėsor provat tregojnė qartė qė ndodhemi pėrpara veprės penale tė vrasjes nė kapėrcim tė kufijve tė mbrojtjes sė nevojshme, atėherė me logjikėn e gjykatesve ose dėnohesh padrejtėsisht pėr njė vrasje nė rrethana cilėsuese kur nė fakt ngjarje ėshtė nė rrethana lehtėsuese ose merr pafajėsi sepse gjykta nuk mund tė ndryshojė cilėsimin juridik tė veprės penale, duke iu shmangur hapur misionit tė saj duke lėnė pa ndėshkuar krimin dhe autorėt e saj.
Gjithsesi nė mungesė tė vendimit tė plotė tė zbardhur, pa pretenduar monopolin mbi tė vėrtetėn e kėsaj ngjarje, nėse thelbi i vendimit tė Gjykatės sė Tiranės pėr ngjarjet e 21 Janarit 2011 ėshtė ky qė ėshtė zbardhur pjesėrisht nga mediat e vendit, do tė ishte nė nderin e Gjykatės sė Apelit Tiranė ta ridimensionojė kėtė vendim dhe tė japė njė tjetėr, mjafton qė ai tė jetė i arsyetuar ligjėrisht dhe i pėrligjur me prova. Padrejtėsia ėshtė e barasvlefshme me njė krim.
* Autori ėshtė Profesor i sė Drejtės Penale nė Shqipėri
HermesNews - ©2013