Video

13/02/2013 18:27:02

Ulen remitancat

Raporti i fundit i Bankės sė Shqipėrisė flet pėr njė rėnie prej 10 pėr qind tė dėrgesave tė emigrantėve






TIRANĖ - Paratė qė emigrantėt shqiptarė dėrgojnė nė familjet e tyre janė tkurrur sėrish. Kriza nė vendet ku jetojnė ata, kryesisht nė Itali dhe Greqi, ka ndikuar nė rėnien e tė ardhurave tė tyre mujore, e pėr rrjedhojė emigrantėt sjellin mė pak para pėr familjarėt e tyre. Raporti i fundit i Bankės sė Shqipėrisė flet pėr njė rėnie prej 10 pėr qind tė dėrgesave tė emigrantėve, nė 3 mujorin e fundit. Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, pėr tremujorin e tretė remitancat kishin vlerėn e 139 milionė eurove, me njė rėnie prej rreth 10% kundrejt tė njėjtit tremujor tė vitit tė kaluar.

Nė total, pėr 9-mujorin, dėrgesat e emigrantėve kishin vlerėn e 478 milionė eurove, me njė rėnie vjetore prej 4.2%. Shumė nga emigrantėt kanė humbur vendet e punės nė vendet ku jetojnė, disa prej tyre janė kthyer nė Shqipėri dhe paratė e fituara nė vite i kanė investuar nė biznese tė vogla, ndaj janė pakėsuar prurjet nė kanalet bankare. Ėshtė viti i pestė rradhazi qė vlera e remitancave qė hyjnė nė ekonominė shqiptare ka rėnė, pėr shkak tė krizės. Nga ana tjetėr sipas raporti tė Bankės sė Shqipėrisė pėr 4 mujorin e fundit tė vitit 2012 tregohet njė tendencė rėnie tė treguesit tė parasė.

Norma vjetore e parasė nė qarkullim nė kėtė periudhė ėshtė 5.9 % nga 7.8 % nė tremujorin e tretė tė vitit. Krijimi i parasė nė ekonomi kryesisht ėshtė mbėshtetur nga flukset valutore tė sektorit tė jashtėm. Depozitat nė sistemit bankar nė fund tė muajit nėntor rezulton rreth 6.9%, mė e lartė se njė vit mė parė. Raporti i depozitave nė total ndaj parasė, deri nė fund tė muajit nėntor qėndron nė rreth 83.3%, njė ndėr vlerat mė tė larta historike. Kredia pėr ekonominė ka shfaqur ecuri tė dobėt gjatė vitit 2012. Nė muajt tetor e nėntor, rritja vjetore e kredisė rezultoi 4.0%, nga 5.5% qė shėnonte nė fund tė tremujorit tė tretė dhe nga 12.2% qė shėnonte nė fund tė vitit 2011.

HermesNews - ©2013