Video

13/02/2013 18:01:24

Shpallet vendimi pėr ēėshtjen Gėrdeci

Gjykata e Apelit ka ulur me 1/3 masėn e dėnimit pėr tė pandehurit Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxholli






TIRANE - Gjykata e Apelit nė Tiranė shpalli tė mėrkurėn vendimin lidhur me ēėshtjen "Gėrdeci". Sikurse u bė e ditur nė seancė, kjo Gjykatė la nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė, por me disa ndryshime.

Kėshtu, nė vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka ulur me 1/3 masėn e dėnimit pėr tė pandehurit Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxholli, pėrkatėsisht ish- administratori i shoqėrisė "Albademil" sh.p.k dhe ish-drejtori i Fabrikės se demontimit tė municioneve nė Gėrdec, pasi pranoi kėrkesėn e tyre pėr gjykim tė shkurtuar.

Tė pandehurit Deliorgji dhe Minxholli ishin dėnuar nga Gjykata e Shkallės sė Parė me 10 dhe 18 vjet burg. Ndėrsa ish-kreu i MEICO-s,Ylli Pinari u dėnua me 15 vjet burg, nga 18 vjet qė ishte dėnuar nga Gjykata e Shkallės sė Parė.

Ish- shefi i shtabit tė Pėrgjithshėm i Ushtrisė Luan Hoxha u dėnua me 5 vjet burg, nga 6 vjet qė ishte dėnuar nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė. Ndėrkohė, tė pandehurit e tjerė, u dėnuan me masa mė tė lehta, me pėrjashtim tė ish-gjeneralit Shpėtim Spahiu, i cili u shpall i pafajshėm.

Tė pandehurit e procesit, nė pjesėn mė tė madhe ish-zyrtarė tė ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ushtrisė, akuzohen si pėrgjegjės pėr ngjarjen e ndodhur nė 15 mars tė vitit 2008 nė fshatin Gėrdec, Tiranė, kur si pasojė e njė shpėrthimi nė fabrikėn e demontimit tė municioneve luftarake humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosėn shumė tė tjerė. Si tė pandehur nė kėtė proces ishin 29 persona.

HermesNews - ©2013