Video

13/02/2013 12:16:38

Selami, kandidat i PD-se

I pyetur nėse ėshtė pjesė e strukturave formale tė PD, Selami tha se 'sipas statutit, unė kam qenė kryetar i PD-sė dhe aktualisht jam anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD-sė'






TIRANĖ - Ish-kryetari i Partisė Demokratike, Eduard Selami, deklaroi nė njė intervistė televizive se ,"jam i gatshėm tė kandidoj pėr Partinė Demokratike nė zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit".

I pyetur nėse ėshtė pjesė e strukturave formale tė PD, Selami tha se "sipas statutit, unė kam qenė kryetar i PD-sė dhe aktualisht jam anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD-sė".

"Fakti qė vazhdoj tė mbėshtes edhe me kėtė intervistė PD-nė, besoj nė njė fitore tė mundshme tė PD-sė nė zgjedhjet e ardhshme. PD ėshtė njė parti elektorale dhe koha e partive tė vjetra ka kaluar. Unė ndihem fare pranė PD-sė, edhe pse jam larg Shqipėrisė. Unė takohem me tė zgjedhur, me anėtarė tė PD-sė, jam takuar dhe me zotin Berisha nė vizitėn e mėparshme", tha Selami.

Selami theksoi se, "asnjėherė nuk jam larguar pėrfundimisht nga politika. Nuk ėshtė se nė ēdo fushatė qė vjen me zor pres tė afrohem. Nė fushatat e mėparshme kam patur kontakte, sugjerime, por asnjėherė nuk janė materializuar. Nuk mund tė them se ka munguar dėshira ime, por pozicioni im ndoshta ėshtė delikat", u shpreh Selami.

I pyetur pėr shanset qė PD tė fitojė njė mandat tė tretė ai tha se "para elektoratit del kjo forcė politike me njė bilanc pozitiv. Nuk mund tė bėhet gjithēka nė qeverisje. Do tė jetė e vėshtirė, por e mundur mandati i tretė. E rėndėsishme ėshtė qė shqiptarėt tė vendosin me votėn e tyre".

Duke komentuar zhvillimet politike nė Shqipėri, Selami tha se, "tė gjithė duhet tė jemi krenar pėr ēka ka arritur Shqipėria". "Pavarėsisht tė metave, klasa politike ka gjithashtu meritat e saj", u shpreh Selami.

Duke folur pėr mundėsinė e fitores sė njė mandati tė tretė qeverisės tė PD-sė, Islami tha se, " forca e re politike e dalė nga PD, Fryma e Re Demokratike, nuk do tė ndikojė me votat e saj nė rezultatin zgjedhor tė 23 qershorit".

Ish-kryetari i PD-sė, Selami, u shpreh gjithashtu se, nėse do tė angazhohej nė politikė forca sė cilės i pėrkas ėshtė PD, s’ka pasur asnjė mėdyshje pėr kėtė dhe nėse kjo parti do mė ftonte pėr tė kontribuar nė kėto zgjedhje do ta pranoja me kėnaqėsi ftesėn.

HermesNews - ©2013