Video

13/02/2013 11:26:52

Zbulohet trafiku i klandestineve

Ne pranga dy shqiptare dhe 14 shtetas te huaj






GJIROKASTER - Burime zyryare nga drejtoria e policise ne Gjirokaster bene te ditur se specialistet e sektorit kunder trafiqeve te paligjshme kame kapur mbremjen e djeshme 14 shtetas te huaj, siriane, algjeriane dhe tuniziane, te cilet kishin hyre ilegalisht ne vendin tone. Kapja e tyre eshte bere ne aksin nacional Gjirokaster -Tepelene, ne afersi te fshatit Luzat. Policia sqaroi se krahas kapjes se shtetasve te huaj, u arrestuan Bajram e Qendrim Qibini, nga fshati Luzat, perkatesisht 23 dhe 32 vjec, te cilet ndihmuan shtetasit ilegale per te levizur ne brendesi te vendit tone duke u marre secilit nga 600 euro. Arrestimi i tyre u be per vepren penale "Favorizim per kalim te paligjshem te kufirit".

HermesNews - ©2013