Video

13/02/2013 03:32:46

PD nė koalicion me LSI-nė; para ose pas zgjedhjeve. Poli i Tretė ?

Astrit Patozi, 'sa kohė nuk shikoj asgjė tė institucionalizuar, unė sigurisht nuk kam pse tė komentoj'






TIRANĖ - Nėnkryetari i Partisė Demokratike (PD), Astrit Patozi, njėkohėsisht kryetar i grupit parlamentar demokrat, deklaroi nė njė intervistė televizive se formula e funksionimit tė koalicionit dhe ndarjes sė mandateve do tė jetė e njėjta si katėr vite mė parė.

I pyetur se a do tė ketė drejtues tė partive aleate nė listat e PD-sė, Patozi nuk beson se do do tė ndodhė njė gjė e tillė. Sipas tij nuk mund tė ketė aventura tė tilla dhe katapultime kryetarėsh pasi njė gjė e tillė do tė shkatėrronte sistemin. "Secila nga partitė do tė konkurojė me siglėn e saj", u shpreh Patozi.

Ai shtoi se ėshtė pak a shumė e njėjta formulė e ndarjes sė mandateve dhe e mėnyrės se si zgjidhen deputetėt, si herėt e tjera.

Nėnkryetari demokrat u shpreh gjithashtu me bindje se PD-ja do tė jetė sėrish nė pushtet me njė mandat tė tretė qeverisės. "Ne kemi njė bindje absolute qė ne tė jemi sėrish nė pushtet pas zgjedhjeve dhe e mbėshtesim suksesin tonė jo thjesht tek programi, qė do ta kemi shumė shpejt, por dhe te rezultatet e paimagjinueshme qė ne kemi arritur gjatė tetė viteve", tha ai.

Besimi i kryetarit tė grupit parlamentar demokrat bazohet dhe tek mundėsia e pėrfshirjes sėrish nė koalicion e LSI-sė, rezultati i sė cilės do tė determinonte fitoren e njėrės apo tjetrės palė nė zgjedhje.

Patozi shtoi se nuk besonte nė njė koalicion tė LSI-sė me kryetarin e PS-sė, Edi Rama. "Besoj te pragmatizmi elektoral dhe eksperienca e Ilir Metės dhe e LSI-sė si forcė politike", tha ai. Nėnkryetari demokrat u shpreh i bindur se PD-ja do tė ishte nė koalicion me LSI-nė, pavarėsisht nėse kjo do tė ndodhte para ose pas zgjedhjeve.

Patozi shtoi se koalicioni me LSI-nė ka qėnė funksional dhe njė kontratė politike qė ia ka vlejtur. "Koalicioni me LSI-nė ėshtė njė marrėdhėnie luajale politike, ėshtė njė kontratė politike qė ia ka vlejtur, nė radhė tė parė pėr stabilitetin dhe qeverisjen e vendit dhe mė pas pėr interesat e dy partive nė veēanti. Ne i qėndrojmė marrėveshjes deri ditėn e fundit tė kėtij mandati, pastaj ėshtė ende herėt pėr tė folur nėse do tė kemi aleancė para apo pas zgjedhore", tha ai.

Patozi u pyet edhe pėr mundėsinė e krijmit tė njė koalicioni tė ri parazgjedhor ose si quhet Poli i Tretė. "Sa kohė nuk shikoj asgjė tė institucionalizuar, unė sigurisht nuk kam pse tė komentoj. Di qė ka negociata, ka komunikim mes shumė aktorėve politikė, por kjo nuk ka asnjė rėndėsi sa kohė qė qė nuk ka marrėveshje. Kur ato do tė ndodhin, ne do t'u pėrgjigjemi atyre deri nė fund", theksoi nėnkryetari i Partisė Demokratike.

HermesNews - ©2013