Video

12/02/2013 20:19:22

Gratė dhe shėndetėsia. Drejt njė sistemi tė ri

nga Edi Rama






TIRANE - Tė gjitha konstatimet janė legjitime edhe tė gjitha ambiciet janė legjitime, por rreziku ėshtė qė tė gjitha tė mbeten dėshira dhe asgjė tė mos ndodhė, pėrkundrazi tė vazhdojė rrėnimi i pandalshėm i sistemit tonė shėndetėsor, nė qoftė se nuk bėhet njė ndėrhyrje nė themel.

Ndėrhyrja nė themel presupozon qė ne fillimisht tė pranojmė se sistemi aktual ka falimentuar. Ēfarė do tė thotė kjo?! Konkretisht nė vitin 1995 Shqipėria adoptoi sistemin qė kemi sot, sistemin e bazuar nė kontributet e qytetarėve, thėnė ndryshe sigurimet shėndetėsore.

Koha tregoi qė ky sistem nuk ėshtė i pėrshtatshėm minimalisht pėr vendin tonė, pėr kushtet ekonomike, po mbase edhe pėr traditėn dhe kulturėn e vendit tonė. Sistemi i kontributeve sot shumė vite mė pas arrin tė financojė 7% tė shpenzimeve tė pėrgjithshme, qė gjatė njė viti bėhen pėr shėndetin nė Shqipėri.

Vetėm 7%!

Ndėrkohė qė rreth 60% e shpenzimeve pėr shėndetin nė Shqipėri sot pėrballohen drejtpėrdrejtė nga xhepi, kryesisht nga xhepi i atyre qė janė tė pasiguruar. Qė do tė thotė pjesa mė e dobėt ekonomikisht dhe pjesa mė e prekur nga problemet sociale nė kėtė vend. Diferenca midis 60% tė atyre qė kujdesin shėndetėsor e marrin me lekė, nė dorė dhe nėn dorė, dhe e 7% qė vjen si kontributi i atyre, qė pėr shkak se janė nė punė mund tė sigurohen, paguhet nga taksat e pėrgjithshme. Pra, nė njė total qė kapėrcen 800 milionė dollarė qė harxhohen nė Shqipėri gjatė njė viti pėr kujdes shėndetėsor, vetėm 7% vijnė nga sigurimet. Pra, skema e ndėrtuar mbi parimin qė gjithkush tė sigurohet dhe pastaj shėrbimi i jepet gjithkujt qė ka nevojė ka falimentuar.

Sot ne kemi ardhur nė njė moment kur dallimi midis nesh dhe atyre qė qeverisin ėshtė dramatik, sepse ėshtė njė dallim nė filozofi dhe nė botėkuptim pėr shoqėrinė qė duam. Pėr ta shėndetėsia ėshtė mall dhe si ēdo mall duhet tė blihet. Pėr ne ėshtė e mirė publike dhe si ēdo e mirė publike duhet tė financohet. Janė dy rrugė tėrėsisht tė ndryshme ku njerėzit duhet tė zgjedhin se cilėn nga rrugėt parapėlqejnė pėr tė ardhmen. Njė rrugė qė thotė qė nė fillim: “po nuk pate lekė mos u sėmur, se po u sėmure nuk kujdesemi dot pėr ty”. Dhe njė rrugė tjetėr qė thotė qė nė fillim qė “ne kujdesemi edhe pėr ata qė s’kanė lekė nė qoftė se kanė nevojė pėr kujdes shėndetėsor”. Janė dy botė komplet tė kundėrta.

Bota qė ėshtė sot nė fuqi ėshtė bota ku ata tė cilėt trokasin nė derėn e mjekut dhe janė tė papunė, e pėr kėtė arsye janė tė pasiguruar, e kanė tė domosdoshme qė pėr tė bėrė qė mjeku tė hapė gojėn tė paguajnė lekė. Sot praktikisht paguajnė pesė herė mė shumė sesa pak vite mė parė lekė nė dorė zyrtarisht, pa llogaritur paratė qė paguhen nėn dorė. Historitė e njerėzve tė varfėr qė duhet tė shkojnė nė spital dhe qė pėr tė paguar shėrbimin duhet tė shesin gjithēka kanė janė tė panumėrta.

Vetėm para pak ditėsh ne ishim nė Spitalin Ushtarak dhe takuam njė grua e cila ishte nė prag tė shitjes sė shtėpisė pėr tė vazhduar tė pėrballonte shpenzimet pėr kurimin e tė shoqit, pėr njė pjesė tė kurės qė ishte jashtėzakonisht e shtrenjtė. Njė ditė mė pas ne ishim nė njė qendėr shėndetėsore shumė pranė Tiranės ku takuam dy prindėr tė cilėt jetonin nė fshat, jetojnė nė fshat, djalin e kanė me leucemi dhe pėr njė flakon tė kurės intensive qė djali ka nevojė duhet tė paguajė 1 mijė euro. Gjė qė qartėsisht e ka rrėnuar ekonomikisht dhe i ka futur nė njė borxh qė pėr ta shlyer, nė momentin qė flasim, duhet tė shesin shtėpinė.

Kėto janė histori tė panumėrta dhe janė histori qė lidhen me njė sistem tė shėrbimit shėndetėsor i cili ėshtė tėrėsisht i padrejtė. Ne duam ta ndryshojmė kėtė sistem. Ndryshimi i kėtij sistemi do tė thotė qė skema e financimit tė shėrbimit shėndetėsor tė mos bazohet mė tek sigurimet. Por tė bazohet tek parimi qė shėndeti ėshtė njė e mirė publike dhe jo mall. Pėr kėtė tė mirė publike garant duhet tė bėhet shteti. Qė do tė thotė se ne do ta blejmė shėrbimin nė emėr tė tė gjithė atyre qė nuk e blejnė dot dhe do ta ofrojmė pėr tė gjithė ata qė kanė nevojė. Do tė ndėrtojmė njė sistem tė ri qė do tė quhet Shėrbimi Kombėtar Shėndetėsor i bazuar nė parimin e sistemit shėndetėsor universal. Askush nuk do tė privohet nga shėrbimi pėr shkak se ėshtė i pasiguruar ngaqė ėshtė i papunė.

Padyshim qė kjo ėshtė njė sfidė jo e lehtė dhe gjėja mė e lehtė ėshtė kjo qė ndodh sot, qė tė bėsh sikur njerėzit nuk ekzistojnė. T’ua u njohėsh ekzistencėn vetėm atyre qė e provojnė qė ekzistojnė sepse kanė lekė. Kjo pėr ne ėshtė barbari! Ne jemi tė bindur qė njė shoqėri si e jona nė mes tė Europės, nė shekullin e 21, duhet ta marrė pėrsipėr barrėn e solidaritetit me tė gjithė ata qė e kanė tė pamundur qė tė kujdesen pėr veten apo fėmijėt ose mė tė moshuarit nė shtėpinė e tyre, sepse janė tė papunė, janė tė varfėr dhe s’kanė asnjė mundėsi tjetėr pėrveēse tė hyjnė nė borxhe qė bėhen tė pashlyeshme kur njė sėmundje u troket nė derė.

Ka disa kohė qė qeveria ka vėnė njė taksė pėr sėmundjen, e tillė ėshtė TVSH-ja tek ilaēet. Ne e kundėrshtuam. Na u tha qė vendosja e TVSH-sė do tė sillte ulje tė ēmimit tė ilaēeve. E vėrteta ėshtė qė kjo nuk ndodhi. Pėrkundrazi si tė gjithė mallrat e tjera edhe ilaēet u shtrenjtuan. Kush e paguan taksėn e sėmundjes? Pėrsėri e paguajnė mė shtrenjtė ata qė kanė mė pak. Tė mos harrojmė qė sistemi i sotėm i bazuar mbi kontributet ėshtė njė sistem qė si nė tė gjithė piramidėn e kontributeve nė kėtė vend kush ka mė shumė paguan mė pak dhe kush ka mė pak paguan mė shumė. Sepse dhe ata qė pėr shkak se janė tė punėsuar paguajnė kontribute, nė hierarki janė brenda tė njėjtit sistem. Pra, kush ka njė rrogė mė tė ulėt paguan mė shumė kontribut pėr shėndetin, kush ka tė ardhurat mė tė larta paguan mė pak dhe kush ėshtė miliarder paguan pak fare, nė sistemin e sotėm.

Ky ėshtė njė sistem i falimentuar edhe nė raport me parandalimin nė tėrėsi. Nga ato qė u thanė kėtu, njė emėrues i pėrbashkėt ėshtė se ne nuk kemi sot gjėkundi njė strukturė kombėtare publike shtetėrore qė mendon dhe punon pėr tė parandaluar sėmundjet dhe pėr tė parandaluar pasojat e lindjeve tė vėshtira nė kushte si ato tė nėnave tė reja qė janė tė pasiguruara pėr shkak tė papunėsisė dhe tė varfėrisė. Ashtu sikundėr s’kemi njė sistem qė tė parandalojė tumoret, posaēėrisht te gratė, numri i tė cilave shkon gjithnjė nė rritje. Bėhet propagandė, bėhen ca shfaqe dhe ca aktivitete propagandistike dhe gjithēka mbetet aty.

Por procesi i parandalimit nuk ėshtė ky. Madje procesin e parandalimit ne e shikojmė tė lidhur jo vetėm me sistemin shėndetėsor, por edhe me sportin. Me sportin nė shkollė si njė sistem qė duhet rindėrtuar pėr tė ulur shpenzimet nesėr me kujdesin shėndetėsor. Ėshtė e provuar botėrisht qė nė ato vende ku sistemi i sportit ėshtė i organizuar kostoja e shtetit pėr kujdesin shėndetėsor ėshtė mė e ulėt. Ashtu sikundėr e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Aty ku sport kombėtar ėshtė llotaria dhe bixhozi sigurisht edhe parandalueshmėria e sėmundjeve ėshtė shumė herė mė e vogėl pėr tė mos thėnė inegzistente. E nga njėra anė janė sėmundjet sociale dhe nga ana tjetėr janė sėmundjet fizike qė gjejnė organizma shumė vulnerabėl.

Nė programin tonė puna e ekspertėve ka bėrė qė tė jemi optimistė pėr tė realizuar kontrollin mjekėsor bazė falas dhe tė pėrvitshėm pėr grupmosha tė pėrcaktuara brenda vitit 2014. Sigurisht, qė ėshtė njė shpenzim, por qė ėshtė njė shpenzim qė pastaj ul tė tjera shpenzime shumė mė tė larta qė vijnė pas pėr shkak tė paparandalueshmėrisė organike qė ka sistemi aktual.

Ne jemi absolutisht tė bindur dhe tė angazhuar konkretisht qė tė ndėrtojmė njė sistem tė kontrollit falas vjetor pėr grupmoshat e konsideruara nė risk tė grave pėr sėmundjet tumorale. Numri i kėtyre sėmundjeve rritet ēdo vit dhe rastet shtohen ēdo vit. Ne besojmė qė nėqoftėse ndėrtohet njė sistem parandalimi edhe shpenzimet mė pas do tė jenė mė tė arsyeshme, pa llogaritur qė shumė raste mund tė parandalohen. Programi i parandalimit sigurisht ka njė kosto dhe ne jemi gati qė ta pėrballojmė kėtė kosto.

Janė njė sėrė gjėrash qė nuk bėhen sot, tė gjitha kushtojnė, asgjė nuk bėhet pa kosto, por ama ajo qė i duhet njė qeverie, njė vendi, njė populli, njė shoqėrie ėshtė pikėrisht qė tė marrė vendime pėr cilat janė gjėrat mė tė rėndėsishme, cilat janė gjėrat mė prioritare, cilat janė gjėrat qė ndikojnė drejtpėrdrejtė pėr ta bėrė mė tė mirė cilėsinė e jetės sė qytetarėve, pavarėsisht se mund tė mos jenė gjėra, qė ndikojnė drejtpėrdrejt nė votat qė do marrėsh pas katėr vjetėsh.

Nevoja pėr t’u zgjedhur dhe ankthi i rizgjedhjes me ēdo kusht bėn qė cilėsia e vendimmarrjes nė shumė raste tė cenohet nė dėm tė gjėrave, qė mund tė mos jenė shumė tė dukshme pėr tė avantazhuar gjėrat qė janė tė dukshme. Se nuk ėshtė e dukshme sa raste sėmundjesh mund tė parandalohen, se ato nuk janė mė raste qė konstatohen, por sigurisht qė ėshtė shumė herė mė fisnike dhe mė e vlefshme pėr shoqėrinė, njė qeverisje, e cila fokusohet tek ky aspekt, pavarėsisht se nuk ėshtė njė aspekt elektoralisht i vlefshėm.

Ky ėshtė vetėm njė rast, por po tė marrim zinxhirin e problemeve qė ka sot Shqipėria ėshtė njė zinxhir problemesh qė mbahet lidhur hallkė pas hallke, nga fakti se janė probleme elektoralisht pa peshėn e mjaftueshme, pėr ankthin e atyre qė duan tė zgjidhen me ēdo kusht herėn tjetėr. Ėshtė njė lloj ankthi, qė e sjell pushteti dhe qė mund tė lexohet sot shumė lehtė, nė njė sėrė masash tė qeverisė, qė janė thjesht copėza tė marra jashtė kontekstit nga programi ynė, si pėr shembull heqja e taksės pėr ata qė fitojnė deri nė 300 mijė lekė.

Ndėrkohė qė ėshtė e pakuptueshme pse ata qė fitojnė 310 mijė lekė duhet tė vazhdojnė tė paguajnė mė shumė se sa ata qė fitojnė 3 milionė e 100 mijė lekė. Apo siē ėshtė bėrja me ngut vendimit pėr ta kthyer Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, nė njė universitet mjekėsor, duke bėrė nė fakt njė martesė tė pamundur mes njė vizioni komplet tė papėrshtatshėm pėr sistemin e arsimit tė lartė dhe njė vizioni komplet tė papėrshtatshėm pėr atė qė duhet tė jetė njė universitet mjekėsor i kėsaj natyre nė QSUT “Nėnė Tereza”.

Do tė doja tė nėnvizoja diēka qė ne e kemi thėnė me kohė. Ėshtė njė tezė tanimė historike do tė thosha, pėr ne, pėr angazhimin tonė, qė ka tė bėjė me nėnat e reja qė janė tė pasiguruara. Nė vitin 2009 ne ishim tė vendosur, qė ta kapėrcenim kėtė problem duke ia ngarkuar shoqėrisė kėtė barrė, sepse nuk ėshtė fjala vetėm pėr njė person, por ėshtė fjala pėr dy persona. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr nėnėn, por ėshtė fjala edhe pėr fėmijėn. Faktikisht, eksperienca 20-vjeēare e kėtij sistemi shėndetėsor ēfarė ka sjellė? Ka sjellė qė nė 20 vjet, mė shumė se gjysma e lindjeve janė lindje tė pasiguruara. Mė shumė se gjysma e fėmijėve qė kanė lindur, kanė lindur nga nėna tė pasiguruara. Por kur ke thėnė kaq, ke thėnė shumė pak.

Mjafton tė shtosh se nėnat e pasiguruara janė gra nė kushte sociale dramatike, sepse janė tė papuna, sepse jetojnė kryesisht nė zona shumė tė vėshtira, periferike apo rurale, pėr tė kuptuar se nė ēfarė qytetėrimi barbar na mban lidhur ky sistem shėndetėsor i falimentuar, qė nuk rrėnon thjesht cilėsinė e kujdesit shėndetėsor, nuk rrėnon thjesht vetveten, po rrėnon moralin shoqėror, duke krijuar njė marrėdhėnie absolutisht unike nė Europė, si dhe tė rrallė nė botė, mes shėrbimit publik shėndetėsor dhe qytetarit. Janė raste sot tė rralla nė botė, jo mė nė Europė, rastet qė mund t’i gjesh pėrditė nė mjediset ku shteti shqiptar bėn sikur kujdeset pėrmes shėrbimit publik pėr qytetarėt e vet nė sistemin shėndetėsor.

Tė kesh 1/7 e popullsisė tė siguruar dhe gjithė pjesėn tjetėr nė mėshirėn e fatit nė raport me shėndetin dhe tė vazhdosh tė kėmbėngulėsh tek i njėjti sistem, do tė thotė tė kesh marrė pėrsipėr t’i konsiderosh inekzistentė njerėzit e tu, nė raport me nevojėn bazė pėr tė jetuar tė pakėrcėnuar nga sėmundjet dhe nga pasojat e sėmundjeve. Ky ėshtė thelbi i kėtij problemi madhor, me tė cilin ne duhet tė pėrballemi.

Edhe njėherė dua ta theksoj. Nuk ėshtė njė sfidė e lehtė. Nuk mjafton tė thuash kaq sa po themi, qė sistemi ka falimentuar dhe duhet njė sistem i ri. Ėshtė absolutisht sfida e sfidave pėr katėr vitet e ardhshme, pėr tė vendosur bazat e njė sistemi shėndetėsor universal qė tė krijojė kushtet pėr t’ju pėrgjigjur nevojave tė tė gjithė shqiptarėve, tė punėsuar apo tė papunė, tė siguruar apo tė pasiguruar, nga veriu apo nga jugu, nga qyteti apo nga fshati, nėse kanė kushėrinj mjekė, apo s’kanė asnjė kushėri infermier.

Ėshtė njė sfidė shumė e madhe dhe pėr kėtė arsye edhe nė tė gjithė projektin e reformave qė ne duam tė ndėrmarrim kjo ėshtė reforma mė radikale nga tė gjitha. Ėshtė njė pėrmbysje 100% e asaj qė kemi sot. Ndėrkohė qė nė tė gjitha rastet e tjera nuk kemi tė bėjmė me pėrmbysje 100%, por kemi tė bėjmė vetėm me transformime pėr tė rimėkėmbur sisteme qė janė nė rrėnim tė vazhdueshėm, kėtu kemi tė bėjmė me pėrmbysje 100%. Ėshtė njė sfidė qė ka dy rrugė. Ose duhet tė mbyllim sytė dhe tė bėjmė sikur nuk ekziston, siē bėjnė kėta qė qeverisin, ose tė realizojmė ndryshimin radikal. Sepse nė fakt problemi nuk ka filluar kur kanė ardhur kėta nė qeveri.

Problemi ka filluar ditėn kur ėshtė vendosur ky sistem nė vitin 1995, pa marrė fare parasysh a janė shqiptarėt nė gjendje ekonomikisht ta financojnė kėtė sistem. Sot ky sistem ėshtė nė pikėpyetje edhe nė vende shumė tė mėdha dhe arsyeja pse vende shumė mė tė zhvilluara se ne po e braktisin kėtė sistem, pėr tė shkuar nė sistemin universal bazuar te Shėrbimi Kombėtar Shėndetėsor, ėshtė pikėrisht sepse fuqia financuese e individėve ėshtė e pamjaftueshme pėr tė pėrballuar nevojėn pėr cilėsi tė shėrbimit. Nė vitin 1995 ai u vendos pa analizuar nėse pėr Shqipėrinė, e dalė nga njė histori krejt tjetėr kulturalisht, skema e sigurimeve shėndetėsore ėshtė njė skemė e arsyeshme. Unė jam i bindur qė jo. Historia e kėtyre viteve tregon qė jo. Ėshtė ekonomikisht e papėrballueshme, ėshtė kulturalisht e paarsyeshme. E, pėr shkak se sistemi nuk arrin dot tė ofrojė atė pėr tė cilin ėshtė ngritur, shėrbimin, sado pak cilėsor, atėherė nė mes ka hyrė njė korrupsion i pa matshėm, pėr nga dėmet qė bėn, jo thjesht pėr nga paratė qė thith.

Po tė shikojmė nė tėrėsi hartėn e gjithė mekanizmit tė sistemit, sot kemi shumė qendra shėndetėsore, tė cilat janė vetėm mbeturina arkeologjike tė qendrave shėndetėsore tė para dhjetė, tetė, apo gjashtė vjetėve. Ndėrkohė qė para dhjetė, tetė, apo gjashtė vjetėsh kishin autoambulancė, kishin shėrbim 24 orė, kishin njė sėrė instrumentesh qė sot nuk i kanė. Sot janė vetėm njė godinė me njė mjek dhe me disa gra tė veshura me pėrparėse tė bardha brenda dhe me disa objekte pėr t’u shtrirė, qė i quajnė krevate, pak gabimisht. Po ēfarė ka ndodhur, sepse nė fakt po tė shikosh financimin, ai nuk ka rėnė. Nuk ėshtė rritur, por nuk ka rėnė. Pra, ajo qė shteti paguan me taksat e qytetarėve pėr infrastrukturėn shėndetėsore ėshtė po ajo. Atėherė pse ka rėnė shėrbimi? Pse tė paktėn nuk ėshtė nė atė nivel qė ishte? Sepse ka hyrė brenda korrupsioni, i cili merr njė pjesė tė konsiderueshme tė parasė qė shkon pėr tė pasur atė sistem qė nuk ishte aspak pėr t’u mbajtur mend, por ishte mė i mirė se ky qė ėshtė sot. Pėr tė gjitha kėto arsye duhet tė ndryshojė 100% sistemi qė kemi. Ne duam tė hyjmė nė kėtė betejė, qė ėshtė beteja mė e vėshtirė, por ėshtė dhe beteja mė fisnike. Ėshtė beteja mė fisnike, qė njė shoqėri duhet tė bėjė pėrmes njė qeverie tė zgjedhur me vullnet tė lirė dhe ėshtė njė betejė, qė nuk sjell vota nė katėr vitet e para, por sjell krenarinė se me qeverinė e zgjedhur me vullnet tė lirė nga populli, popullit iu kthye e drejta pėr t’u shėrbyer pėr shėndetin nė ēdo rast, kur ka lekė, apo kur s’ka lekė. Sepse ne e konsiderojmė barbari qė t’u thuhet njerėzve: “Po s’patėt lekė mos u sėmurni”. E konsiderojmė tė drejtėn elementare tė ēdo njeriu nė Shqipėri, tė drejtėn pėr tė marrė kujdes shėndetėsor edhe kur nuk ka lekė. Ky ėshtė dallimi!





HermesNews - ©2013