Video

11/02/2013 12:10:43

Tė rejat e ligjit pėr Sigurimet: kategoritė qė pėrfitojnė

Ligji i ri i sigurimeve shėndetėsore ėshtė punuar me ekspertėt mė tė mirė, nėn asistencėn e Bankės Botėrore dhe synon pikėrisht mbulimin universal tė popullatės






TIRANĖ - Masa e kontributit pėr popullsinė, me hyrjen nė fuqi tė ligjit tė ri tė sigurimeve shėndetėsore nė mars tė kėtij viti, nuk ndryshon. Norma e kontributit ka mbetur e pandryshuar 3.4%, ku gjysma paguhet nga punėdhėnėsi dhe gjysma nga punėmarrėsi.

Drejtoresha e Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, Elvana Hana, tha sot se, edhe pse janė mė tė ulėtat nė rajon (kėshtu Greqia e ka 6%, Maqedonia 10%, nė vendet e BE-sė si Gjermania, 16%), ishte vendim i Qeverisė pėr tė ruajtur tė pandryshuar masėn e kontributeve.

"Ne i qėndrojmė skemės kontributive, e cila ėshtė njė skemė funksionale nė vendet e Bashkimit Europian, pasi dihet saktėsisht financimi qė shkon pėr shėndetėsinė", thekson Hana.

Megjithatė, sipas saj, "duhet theksuar se tė gjitha kategoritė nė nevojė mbulohen nga Qeveria, e cila paguan 76% tė fondeve totale dhe vetėm 24% vijnė nga kontributet nė buxhetin e ISKSH-sė".

Por, sipas saj, nuk duhet ngatėrruar parimi universal dhe mbulimi universal i popullatės me kontributet. "Mbulimi universal ėshtė nė bazė tė skemės sė sigurimeve sot nė Shqipėri. Universializmi konstituohet, duke shtuar shėrbime shėndetėsore dhe duke mbuluar popullatėn nė nevojė, sikurse janė pensionistėt, veteranėt, tė papunėt, etj, kategori qė mbulohen sot 100% nga skema jonė e sigurimeve", sqaroi mė tej Hana.

Ky parim, sipas saj, sanksionohet mė qartė nė ligjin e ri tė sigurimeve shėndetėsore pėrmes paketave tė mirėpėrcaktuara tė shėrbimeve pėr tė gjitha kategoritė nė nevojė.

Ligji i ri i sigurimeve shėndetėsore ėshtė punuar me ekspertėt mė tė mirė, nėn asistencėn e Bankės Botėrore dhe synon pikėrisht mbulimin universal tė popullatės. Ky ligj dhe zbatimi i tij pėrafron Shqipėrinė me vendet e Bashkimit Europian, si nė aspektin legjislativ, po ashtu edhe drejt rritjes sė cilėsisė dhe pėrsosjes sė shėrbimit shėndetėsor nė vend.

Ligji do tė sjellė risi nė sistem, por ndryshimi themelor ėshtė konstituimi nė mėnyrė moderne i marrėdhėnieve midis blerėsit tė shėrbimit dhe ofruesve tė tij. Me futjen nė fuqi tė tij, nė skemė do tė pėrfshihen dhe institucionet shėndetėsore private, ndėrsa njė nga hapat mė tė rėndėsishėm nė kėtė aspekt ėshtė akreditimi i shėrbimeve qė do tė hyjnė nė kontraktim me ISKSH-nė.

Kategoritė qė pėrfitojnė/ Sipas ISKSH-sė, kategoritė qė pėrfitojnė janė tė gjithė personat ekonomikisht aktivė, ku hyjnė tė gjithė tė punėsuarit nė sistemin shtetėror ose privat qė janė tė siguruar, si dhe tė vetėpunėsuarit nė qytet ose nė fshat, qė vetėsigurohen.

Ndėrkohė, shteti kontribuon pėr personat joaktive si fėmijėt, nxėnėsit dhe studentėt me shkėputje nga puna, pensionistėt, tė paaftėt (mendore dhe fizike), tė papunėt, personat qė trajtohen me ndihmė ekonomike dhe asistencė sociale, nėnat me leje lindjeje, shtetasit qė kryejnė shėrbimin ushtrak tė detyruar.

HermesNews - ©2013