Video

08/02/2013 19:32:50

Gjykata, Ambasada dhe Zgjedhjet

nga Doriana Metollari






HermesNews - Kjo ėshtė hera e parė qė njė gjykatė shqiptare kritikon deklaratėn e Ambasadės Amerikane qė i referohet njė proēesi gjyqsor, ndaj tė cilit ajo vetė kishte ofruar ndihmė teknike nė hetime.

Deklarata e Ambasadės, e cila i referohej ndihmės sė shumėanshme, me ekspertizė nga Laboratori kriminalistik i byrosė federale tė investigimit, bėri njė thirrje pėr hetim dhe proēes gjyqėsor tėrėsor, gjithėpėrfshirės dhe objektiv.

"...verdikti i sotėm ka minuar besimin nė aftėsinė dhe gatishmėrinė e sistemit gjyqėsor shqiptar pėr tė dhėnė drejtėsi nė mėnyrė tė paanshme dhe transparente", thuhej nė deklaratė, ēfarė mė bėri tė mendoj se ky veprim ishte jashtė profilit diplomatik tė njė Ambasade, ndaj teknikisht, deklarata e sotme e bėrė nga Gjykata e Tiranės, por mbrojtjen e pavarėsisė sė punės sė saj, ishte e drejtė. Fakti qė Ambasada apo DASH solli ekpertėt e FBIsė nuk do tė thotė qė njė gjykatė nuk mund t'i hedhė poshtė raportet e tyre.

Por ishin vėrtet pėr t'u hedhur poshtė raportet ?

Jam kurioze tė di arsyet pse, tė Trupit gjykues, sepse shqiptarėt ende duan tė dinė pse u shpallėn tė pafajshėm dy persona qė qėlluan mbi turmėn dhe vranė njerėz ? Cila ėshtė llogjika qė mbron tė shtėnat kundėr turmės, kur ato mund tė ishin fare mirė nė ajėr, gjatė njė protestė ? Nė cilin shtet dhe ligj demokratik, thuhet sė duhen vrarė tė terė ata qė i afrohen insititucionit tė K/ministrisė ? Qytetarėve, atyre qė e besojnė dhe ata qė nuk i besojnė mė kėsaj Qeveri, u detyroheni njė proēes transparent dhe tė ndershėm, jo vendime ekstreme qė ēojnė nė revolta, lehtėsisht tė manipulueshme, popullore.

Para vendimit tė Gjykatės, K/ministri ka bėrė shumė deklarata nė lidhje me kėtė proēes, ateherė kur ai ishte ende nė duart e drejtėsisė, ndaj nuk mund tė mos e komentonte dhe dje; tė paktėn jo me"nuk komentoj vendimet e gjykatave". Mos vallė mesazhi i saj ishte nuk komentoj njė vendim qė unė e quaj tė drejtė ?

Nga njė tjetėr profil, Edi Rama, po pėrpiqet tė ndjekė ritmin e tij elektoral. Nuk mund tė mos e komentonte vendimin e gjykatės, por ėshtė shumė afėr zgjedhjeve dhe rrezikon seriozisht tė ndezė gjakra, ēfarė nė ketė moment, do tė ishin fatale pėr vendin. Komenti i tij pėrfundoi nė njė deklaratė qė e sposton vėmendjen tek "drejtėsia e paszgjedhjeve", ēfarė la tė kuptojė se nuk ka ndėrmend t'i bashkohet stilit amerikan. Rama preferon tė pėrgatisė njerėzit pėr votimet dhe ėshtė shumė i pėrqendruar aty, meqė kundėrshtari ėshtė i mbėrthyer nga shijet e kėqija tė imazhit vet, mazhoranca ėshtė nė kaos, Rama jo.

FRD, ka dalė nė skėnė me idetė pėr votat jo pėr koalicionet, ēfarė do tė thotė se pas zgjedhjeve do tė vendosė. LSI, me politikėn e saj "shumė diplomatike" shpreh solidaritet ndaj dialogut dhe jo partive, nė kėrkim tė preferencave tek qytetarėt, por ashtu si demokratėt dhe asaj do t'i duhet tė bėjė hesapet me skandalet gjatė qeverisjes. E megjithatė as FRD dhe as LSI nuk janė tė pavendosur, i kanė idetė shumė tė qarta biles.

Tė vetmit qė humbin nė ēdo rast janė qytetarėt, nėse askush nuk do tė mendojė tė ndryshojė mekanizmin e qeverisjes.

HermesNews - ©2013