Video

07/02/2013 17:52:51

Vetėm pranė familjarėve

nga Doriana Metollari






TIRANE - Gjykata e Tiranės dha njė prej vendimeve mė tė rėndėsishme dhe tė kontestueshme nė historinė e saj, atė tė 21 Janarit. Media e cila nė ngjarje tė tilla ėshtė agregatori mė i rėndėsishėm i tė vėrtetės, nė opinionin publik, e pa nė kėndvėshtrimet tradicionale, duke thelluar mė tej boshllėkun. Dhimbja e familjarėve, po veēanerisht ajo dhimbja qė njeriu provon kur dikush merr jetėn e njeriut tėnd, u pėrdor pėr qėllime elektorale nė ndonjė status online tė opozitės, si ai i Sajmir Tahirit "I vrane per her t2t. Mallkuar qoft dita kur pushteti u zuri syt aq shum sa tvjedhin, vrasin e tmos ndeshkohet askush. Drejtesi pas 23/6", por nuk pashė njė jurist tė saj ta analizonte nga ana jurike njėanshmėrinė e pretenduar tė vendimit tė Gjykatės dhe mbi tė gjitha provat qė dispononte ajo.

Eshtė antidemokrat kush thotė se vrasjet ishin tė justifikuara sepse u sulmua Kryeministria, por dhe kush bėrtet "ata ju vranė, na votoni ne", sepse as njėri as tjetri nuk pėrfaqsojnė tė vėrtetėn.

Por nė kėmbim dua tė ulem pranė familjarėve tė katėr viktimave.

Folėn pėr hakmarrje personale sepse askush nuk po i drejton nė rrugė legale qoftė nė Strasbourg, drejt asaj vijės sė tretė larg luftės dhe pasivitetit qė ēdo shtet demokratik e kultivon. Familjarėt kanė nevojė pėr ligjin, ndėrsa tė gjithė po u drejtojnė "maliqin"

E meqė askush nuk e bėri, po e them diēka pėr kėtė.

Nėse nuk jeni tė gjėndje tė edukoni njerėzit largohuni. Kjo nuk ėshtė mė betejė politike por legale, kundėr njė sistemi dhe njė mungesė vullneti pėr tė punuar pėr civilizim. Jam e sigurt se askush nuk ka pėr ta bėrė, sepse nėse dikush vėrtet mendon pėr kėtė, politikanėt duhet tė merreshin me tė vetmen gjė qė duhet tė merren, me progresin. Opozita me Mazhorancėn ende nuk ndjehen progresistė.

Njė prej vendimeve mė tė rėndėsishme legale mori dje njė "jo koment" pėr herė tė parė nga Kryeministri qė zakonisht nuk para e bėn.

Mė mirė po ulem pranė familjarėve, sepse tė tjerėt e ndėrtojnė kėtė sistem ditė pėr ditė, me apo pa njė Gjykatė qė kėtė hėrė hodhi poshtė me njė tė rėnė lapsi dhe ekspertiza tė bėra nga specialistė ndėrkombėtarė, pa arsye qė tė bindin. Sot u dha njė vendim historik nė Shqipėri, njė vendim qė realisht duhet ende tė na bindė pėr arsyet e veta ligjore.

HermesNews - ©2013