07/02/2013 09:42:33
Berisha, nuk komentoj vendimet e gjykatave
Berisha nuk pranoi tė komentonte vendimin e Gjykatės sė Tiranės pėr lirimin e tre tė akuzuarve pėr '21 Janarin'
(20:37) Ministri i Drejtėsisė, Eduart Halimi deklaroi sot se Edi Rama dhe Partia Socialiste sulmuan sot nė mėnyrė tė paprecedente drejtėsinė shqiptare, pasi ajo shpalli tė pafajshėm tre gardistėt qė mbrojtjen institucionet kushtetuese mė 21 janar, duke zbatuar plotesisht ligjet e Republikes se Shqiperise.
Nė njė deklaratė pėr mediat, Halimi tha se me kėtė akt tė pazakontė nė historinė e demokracisė shqiptare dhe botėrore, Edi Rama, sulmoi shtetin e sė drejtės thjesht dhe vetėm pėr tė mbrojtur vetėveten, si arkitekti kryesor i dhunės sė 21 janarit.
"Edi Rama ėshtė i vetmi politikan qė komenton sistematikisht vendimet e gjykatave, duke dashur ti shndėrrojė ato nė vendime politike. Ne fakt, qė nga ajo ditė tragjike pėr familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshėm i institucioneve shtetėrore, Edi Rama nuk ka bėrė gjė tjetėr vecse e ka politizuar kėtė process, duke ushtruar presion sistematik pėr dy vjet me radhe, per cdo dite dhe ēdo minute, mbi drejtesine shqiptare, per te ardhur ne kete dite kur i futi thonjte ne fyt nje pushteti tjeter qe nuk varet nga askend, u shpreh ai.
Mė tej ministri tha se "kjo nuk ėshtė hera e parė qė Edi Rama sulmon drejtėsinė shqiptare kur nuk i pėlqenjė vendimet e saj, dhe as e para qė hesht kur vendimet e saj i vijnė pėrshtat.Kėshtu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Rucit plagosi nė mes tė Tiranės njė qytetar tė pafajshėm dhe drejtėsia e la atė tė lirė. Kėshtu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtė me njė plumb nė kokė njė djalė tė ri e tė pafajshėm. Sot pėrpara drejtėsisė duhet tė ishte vetė Edi Rama, arkitekti i vetėm i dhunės ndaj institucioneve tė pavarura dhe shtetit tė sė drejtės".
Sipas tij, ndaj sulmi i tij tregon vetėm frikėn se verdiktet e drejtėsisė shqiptare do ti afrohen edhe karriges sė tij. "Shqiptarėt dhe ēdo njeri normal nė kėtė vend nuk e kuptojnė se cila ėshtė lidhja mes vendimit tė njė gjykate tė pavarur dhe vendimit tė Edi Ramės dhe Partisė Socialiste pėr tė bojkotuar parlamentin. Por shqiptarėt mė nė fund e kanė kuptuar modelin Rama: model qė ben presion politik mbi cdo institucion te pavarur, sistematikisht derisa ne fund kerkon ti asfiksoje ato totalisht", pėrfundoi deklaratėn pėr mediat ministri Halimi./a.g/
(20:33) Kryeministri Sali Berisha deklaroi tė enjten se nuk do tė komentonte asnjė lloj vendimi tė gjykatave. Gjatė njė konference pėr shtyp nga selia e Kryeministrisė, Berisha nuk pranoi tė komentonte vendimin e Gjykatės sė Tiranės pėr lirimin e tre tė akuzuarve pėr "21 janarin". Mė herėt Gjykata e Tiranės shpalli tė pafajshėm tre tė akuzuarit pėr vrasjen e 4 qytetarėve nė demostratėn e opozitės para Kryeministrisė me 21 janar tė vitit 2011.
(20:12) Deputetėt e Partisė Socialiste (PS) tė opozitės braktisėn tė enjten punimet e seancės plenare tė Kuvendit, pas debateve tė forta, menjėherė pas vendimit tė dhėnė nga gjykata pėr ngjarjet e 21 janarit, ku tė akuzuarit pėr vrasje u shpallėn "tė pafajshėm".
Fillimisht, debati nisi mes deputetit tė PS-sė, Saimir Tahiri dhe ministrit tė Drejtėsisė, Eduard Halimi. Mė pas, deputeti socialist, duke e marrė fjalėn nė foltoren e parlamentit, tha se me vendimin e sotėm tė Gjykatės "drejtėsia mori fund". Pas, kėsaj deklarate deputetėt e majtė u larguan nga salla.
"Ju keni salduar thellė tek njerėzit mendimin qė ky pushtet mund tė vrasė, mund tė rrėnojė jetėn dhe tė ardhmen, dhe drejtėsia i shpėton dhe nuk mban mė njeri pėrgjegjėsi. Sot i keni treguar shqiptarėve qė ėshtė e rrezikshme qė tė kesh tė drejtė, kur pushteti e ka gabim. Ne, me kėtė parlament nuk kemi mė punė, ne do tė ikim", deklaroi Tahiri.
Nė reagimin e saj tė menjėhershėm kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i krahasoi deputetėt socialistė me anėtarėt e byrosė politike tė sistemit komunist.
"Ju jeni tė njėjtėt. Janė mėsuar qė pėr pesėdhjet vite tė bėnin prokurorin e gjykatėsin dhe thoshin 't'i varin nė litar'. Por, harrojeni, ka ndryshuar koha. Ti mund tė jesh sekretari i parė i Tiranės, por si Xhelil Gjoni nuk mund tė jesh o qyqar", iu drejtua Topalli deputetit tė PS-sė, Tahiri.
Duke marrė shkas nga vendimi pėr 21 janarin ajo theksoi se "kur drejtėsia flet tė gjithė duhet tė heshtin". Sipas saj, opozitarėt janė "tė paburrė" pasi i nxorrėn nė bulevard pėr t'i vrarė demonstruesit dhe ikėn.
(20:09) Kreu i Partisė Socialisite Edi Rama reagoi pas vendimit tė gjykatės, e cila shpalli sot tė pafajshėm, pėr mungesė provash, tė akuzuarit e ngjarjes sė 21 Janarit. Gjatė njė konference pėr shtyp nga selia rozė, Rama e cilėsoi vendimin e sotėm si vrasje tė dyfishtė tė viktimave tė 21 Janarit. Duke shprehur indinjatė pėr kėtė vendim, lideri socialist tha se ky ėshtė njė pushkatim i drejtėsisė dhe rrėnim moral e politik i pushtetit. Sot nuk pati gjykim, -shtoi ai, por pėrqafim mes vrasėsve tė drejtėsisė dhe vrasėsve tė katėr protestuesve. Rama premtoi se ky nuk ėshtė njė proces i mbyllur dhe se pėrgjegjėsit do marrin dėnimin e merituar pas pak muajsh, kur Partia Socialiste tė vijė nė pushtet.
(19:15) Ambasada e SHBA-sė nė Tiranė, ka reaguar sot lidhur me vendimin e Gjykatės sė Tiranės ku shpalli tė pafajshėm ish komandantin e gardės Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, tė cilėt akuzoheshin pėr vrasjen e 4 demonstruesve, gjatė protestės sė 21 Janarit 2011.
Nė njė deklaratė pėr mediat, Ambasada e SHBA-sė deklaron se "jemi tė tronditur nga vendimi i Gjykatės sė Rrethit Tiranė pėr tė shpallur tė pafajshėm dy tė pandehur qė u gjykuan pėr akuza nė lidhje me vdekjen e tre protestuesve mė 21 janar 2011. Menjėherė pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si njė mike dhe mbėshtetėse e popullit shqiptar, iu pėrgjigjėn njė kėrkese urgjente tė Qeverisė sė Shqipėrisė dhe Zyrės sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr asistencė nė hetimin e vrasjeve".
Nė deklaratėn e shpėrndarė nga zyra e shtypit e Ambasadės thuhet se "Shtetet e Bashkuara dhanė ndihmė tė shumėanshme, pėrfshirė ekspertizė nga Laboratori Kriminalistik i Byrosė Federale tė Investigimit, njė nga mė tė mirėt nė botė. Pėrgjatė gjykimit tė ēėshtjes, Shtetet e Bashkuara kanė bėrė vazhdimisht dhe nė mėnyrė konsekuente thirrje pėr njė hetim dhe proces gjyqėsor tėrėsor, gjithėpėrfshirės dhe objektiv".
"Fatkeqėsisht, verdikti i sotėm ka minuar besimin nė aftėsinė dhe gatishmėrinė e sistemit gjyqėsor shqiptar pėr tė dhėnė drejtėsi nė mėnyrė tė paanshme dhe transparente", thuhet nė deklartėn pėr shtyp tė Ambasadės sė SHBA-sė nė Tiranė.
(19:00) Kreu i PSV91 Petro Koēi e quajti "...akt pėrbėn njė atentat ndaj shpresės se Shqipėria mund tė bėhet. Vendimi i gjykatės pėr tė rivrarė dėshmorėt e 21 Janarit na rikujton dhe njė herė se shteti ka rėnė dhe rron vetėm pushteti kriminal i qeverisė Berisha."
"PSV91 i bėn thirrje qytetarisė mbarėshqiptare tė reagojė kudo dhe nė mėnyrė tė bashkuar pėr tė rrėzuar ndėrgjegjen antishtetėrore tė Kryeministrit antishtet Sali Berisha dhe pėr tė punuar sėbashku me opozitėn progresiste pėr rotacion tė shpejtė qeverisės dhe instalim tė ndėrgjegjes shtetėrore nė qeverisjen e re tė vendit. Vendi ka nevojė pėr demokraci dhe drejtėsi institucionale. PSV i shpreh mirėnjohje Ambasdės sė SHBA nė Tiranė pėr vlerėsimin pa ekuivok tė natyrės antishtetėrore tė vendimit tė sotėm tė gjykatės," perfundon deklarata per shtyp.
(18:00) Ish-kreu i Gardės sė Republikės, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo u shpallėn tė pafajshėm nga Gjykata e Tiranės e cila dha sot vendimin pėrfundimtar pėr ngjarjen e 21 Janarit, ku mbetėn tė vrarė katėr protestues. Trupi gjukues rrėzoi akuzėn e prokurorisė pėr "vrasje me dashje nė rrethana cilėsuese", akuzė pėr tė cilin Prokuroria kėrkoi 23 vjet pėr Prendin dhe 25 pėr Llupon. Pas vendimi gjykata urdhėroi lirimin e Prendin nga "arresti shtėpiak" dhe lirimin e Llupos nga burgu.

TIRANĖ - Gjykata e Tiranės, seksioni i krimeve tė rėnda pritet sot tė japė vendimin pėr ēėshtjen e 21 Janarit. Tė pandehurit e kėsaj ēėshtje janė ish komandanti i gardės Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, tė akuzuar pėr vrasjen e 4 demonstruesve, gjatė protestės sė 21 Janarit 2011.
Ēfarė ka ndodhur/ Avokati mbrojtės i Agim Llupos, Besnik Cerepja, njė ditė mė parė, akuzoi Prokurorinė duke pretenduar se nė asnjė moment tė hetimeve, pėrfaqėsuesit e akuzės nuk kanė hetuar dhunėn ndaj efektivėve tė Gardės, tė cilėt sipas tij, kanė qenė tė detyruar tė qėllojnė nė ajėr dhe nė asnjė rast nuk kanė qėlluar drejtpėrdrejtė nė turmė.
Ashtu si edhe kolegu i tij edhe avokati i ish-komandatit tė Gardės Ndrea Prendi, Genc Gjokutaj kundėrshtoi akuzėn e Prokurorisė pėr vrasje me asryetimin se ka mungesė provash.
Po sipas Gjokutajt, prokurorėt e ēėshtjes nuk kanė evidentuar faktin se forcat e Gardės u ndodhėn tė vetme dhe nė numėr shumė tė vogėl pėrballė turmės. Nė fund tė mbrojtjes, Genc Gjokutaj kėrkoi pafajėsi pėr ish-komandantin e gardės Ndrea Prendi.
Ndėsa njė javė mė parė u dha pretenca e Prokurorisė, e cila kėrkoi 48 vjet burg pėr dy prej tė akuzuarve kryesorė pėr ngjarjet e 21 janarit nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit, ku mbetėn tė vrarė 4 demonstrues.
Organi i akuzės pretendon se gardistėt kanė qėlluar drejtpėrdrejt mbi demonstruesit dhe pėr kėtė arsye ka kėrkuar 23 vjet burg pėr ish-shefin e Gardės sė Republikės, Ndrea Prendi, i akuzuar pėr vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg pėr ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilėsuar fajtor pėr vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedės, ndėrsa e vetmja vrasje ende e pazbardhur e protestės sė 21 Janarit ėshtė ajo e Aleks Nikės, pėr tė cilėn Prokuroria ka theksuar se ėshtė akoma nė hetim.
HermesNews - ©2013