Video

05/02/2013 10:16:19

Ligji, ja kush do tė mbajė armė

Pėr tė mbrojtur draftin nė komision ishte i pranishėm zv/ministri i Brendshėm, Arben Ristani






TIRANĖ - Komisioni parlamentar i Ligjeve nisi tė martėn shqyrtimin e pr/ligjit Pėr armėt, qė synon tė rregullojė kushtet pėr blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, transportimin e importimin e armėve dhe municioneve brenda territorit shqiptar, si dhe eksportimin e tyre jashtė vendit.

Pėr tė mbrojtur draftin nė komision ishte i pranishėm zv/ministri i Brendshėm, Arben Ristani. Nė prezantimin e tij u theksua se drafti me 37 nene, ka qėllim pėrafrimin me direktivėn e BE-sė, "Pėr kontrollin e blerjeve dhe posedimit tė armėve".

Sipas Ristanit, ligji i ri pėrfshin njė fushė tė gjerė veprimi, ndėrsa dispozitat e tij nuk zbatohen pėr armėt e Forcave tė Armatosura Shqiptare. Njė kapitull i veēantė i ligjit lidhet me personat qė kanė tė drejtė tė pajisen me autorizim pėr mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policisė sė Shtetit, ku pėrfshihen deputetėt, anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Gjykatės sė Lartė, Prokurori i Pėrgjithshėm zv/ministra, prefektė, kryetarė tė qeverisjes vendore, gjyqtarė, etj,

Neni 20 i njeh tė drejtėn e mbajtjes sė armės dhe autoriteteve tė huaja, sipas marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe parimit tė reciprocitetit, ku bėjnė pjesė diplomatėt e huaj, nėpunės tė konsullatave, punonjės tė misioneve ushtarake nė Shqipėri, etj.

HermesNews - ©2013