Video

05/02/2013 09:03:41

Pas bores, akulli pengon trafikun

Pas dėborės, i ftohti dhe temperaturat nėn zero gradė kanė bere qe akulli te behet shqetesim nė akset rrugore, nderkohe qe e bllokuar mbetet vetėm komuna e Arrnit nė rrethin e Kukėsit






KUKES - Vendin e reshjeve tė dėborės e kanė zėnė temperaturat e ulta dhe shtresat e akullit nė zonėn verilindore. “Reshjet e dėborės gjatė paradites sė djeshme nuk kanė arritur tė bllokojnė lėvizjen e mjeteve, edhe pse trashėsia nė zonat e thella malore arriti nė mbi 40 centimetėr”, tha pėrgjegjėsi i zyrės sė emergjencės civile nė prefekturėn e Kukėsit, Azem Tema.

Shtresat e akullit ne tė gjitha akset rrugore rurale, vecanėrisht gjatė orėve tė natės kanė vėshtirėsuar ndjeshėm lėvizjen e mjeteve. Pėr tė pėrmirėsuar gjendjen nga firmat private qė kontrollojnė akset rrugore po hidhet kripė e skorje pėr tė normalizuar lėvizjen e mjeteve.

Edhe nė segmentin e autostradės Morin – Kukės – tunel po hidhet kripė e skorje nė disa segmente me akull, ndėrsa nga policia u ėshtė kėrkuar drejtuesve tė mjeteve tė lėvizin me shpejtėsi tė ulur pėr shkak tė rrezikshmėrisė nga shtresat e akullit, por edhe tė mjegullės sė pranishme nė orėt e mėngjesit.

HermesNews - ©2013