Video

04/02/2013 17:31:58

Gati samiti Karzai-Zardari-Cameron

Afati pėr tėrheqjen ndėrkombėtare i ka shtyrė dy vendet, marrėdhėniet e tė cilėve kanė qenė me raste edhe shumė tė tendosura, tė bėjnė njė pėrpjekje pėr tė arritur nė njė linjė bashkėpunimi






ROMĖ - Proēesi i paqes nė Afganistan dhe i sigurisė nė rajonin pakistano-afgan nė kuadėr tė tėrheqjes sė trupave tė NATO-s nė vitin 2014 janė nė qendėr tė bisedimeve direkte qė presidentėt e dy vendeve tė trazuara, Hamid Karzai dhe Asef al-Zardari do tė zhvillojnė nė Londėr, ku kanė mbėrritur tė dy tashmė, me kryemministrin britanik, David Cameron, i cili do tė kryesojė samitin tripalėsh.

Pikėrisht ky afat pėr tėrheqjen ndėrkombėtare i ka shtyrė dy vendet, marrėdhėniet e tė cilėve kanė qenė me raste edhe shumė tė tendosura, tė bėjnė njė pėrpjekje pėr tė arritur nė njė linjė bashkėpunimi, kryesisht mbi sigurinė pėrgjatė vijės kufitare tė pėrbashkėt qė kalon pėrmes rajonit fisnor pashtun, qė ėshtė edhe epiqendra e militantizmit taleban nė tė dyja vendet.

"Ky takim tripalėsh pėrcjell njė mesazh tė qartė pėr talebanėt qė kėto janė momente pėr tė qenė tė gjitha palėt pjesė tė njė procesi paqėsor politik nė Afganistan", deklaroi Downing Street, e cituar nga BBC.

"Njė Afganistan me njė klimė tė qėndrueshme politike dhe tė sigurisė nuk ėshtė vetėm nė interes tė afganėve por edhe tė fqinjėve tė tyre pakistanezė dhe partnerėve si Mbretėria e Bashkuar", thuhej nė deklaratė.

HermesNews - ©2013