Video

04/02/2013 16:07:15

Media, Interneti dhe Opinioni: ēfarė marrin e pėrpunojnė qytetarėt ?

A jemi tė aftė tė zgjedhim atė ēfarė marrim sot ? Cilat janė modelet qė na afrohen dhe a jemi nė gjėndje tė pėrpunojmė informacionet dhe tė vendosim larg influencave qė na largojnė nga realiteti i vėrtetė ? Kėto dhe mjaft pyetje tė tjera, i ėshtė pėrgjigjur Prof. Dr. Ylli Pango, psikolog dhe aktivist i jetės politikė nė Shqipėri. Inkurajimi i mediave online dhe opinionet nėpėr rrjetet sociale, i japin njė frymėmarrje tė re jetės shoqėrore. Por cili ėshtė vendi qė mediat online, parashikohet tė kenė nė tė ardhmen ? Mė poshtė intervista e plotė...






TIRANE - Sa influencon media nė tė pėrditshmen e njerezve (vendimet, jetėn, mėnyrėn sesi ata e shohin tė ardhmen) e tyre ?

Jashtėzakonisht shumė dhe shpesh keqas. Njerėzit "hanė" ēdo ditė lajme, programe, emisione, gromėsijnė sojesh, pėrpiqen t’i tresin shpesh pa sukses, gėlltisin copra tė patretura lajmesh, programesh, komentojnė lajme (ato ēka kanė ngrėnė), zihen, sherrosen, debatojnė pėr to nėpėr zyra, kafene, shtėpi, qendra pune, jashtėqesin lajme tė patretura, asimilojnė keq lajme dhe pėr nivele kulture tė ulėta apo tė rėndomta, njerėzit janė ajo ēka "hanė": lajme tė bujshme boshe, lajme tė rrejshme, lajme surrogato, lajme fast food, lajme banale, lajme tė zeza, lajme politike tė trasha, lajme, lajme, lajme. "Jemi ajo ēka hame", thonė dietologėt. Fizikisht, fiziologjikisht, anatomikisht, patologjikisht. Po ēfarė janė njė pjesė njerėzish (jo e vogėl) psikologjikisht, mendėrisht, kulturalisht. Nė njė masė tė madhe (ka dhe pėrjashtime), produkt lajmesh, emisionesh, programesh banale, tė zeza, vulgare, pa shije e kulture. Por nga ajo ēka jemi menderisht, nga ajo ēka prodhojnė kėto lajme nė trurin tonė, rrjedh ajo ēka bėjmė, ēka mendojmė, ēka sillemi (pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes tuaj). Cognition and Behavior. Njohje dhe sjellje. Njė nga drejtimet apo rrymat mė interesante tė psikologjisė moderne, qė e mbėshtet kėtė arsyetim. Dhe ēka mund tė jetė si rrjedhim i kėtij ndikimi sjellja, veprimi ynė veē nė mos disekuilibėr, egėrsi, mendje e keqe, arrogancė, ligėsi, modelim i sjelljes a sherrit...pse jo dhe parlamentar, politik, ēka mund tė jetė kjo si jetė veēse banalitet, mungese perspektive, apo jete me ideal maksimal, jetė pa ideal profesional, pėrgjithėsisht pa ideal, veē nemos material...Ēka mund tė jetė kjo nė kėndvėshtrimin e tė ardhmes veēse zymti, kronikė e zezė, frikė nga e ardhmja, nga e papritura, agresioni, agresiviteti, paunesia, xhahillleku, dhuna, varėsia e ekzistencės nga mediokriteti barbaria e tij, paaftėsia...

Modelet televizive, apo me saktė ato qė na ofron media janė ato qė njerėzit i marrin tė gatshėm, pėr t'i ndjekur nė jetė shpesh herė. A i largon kjo, nga realiteti i jetės dhe mundesitė/nevojat reale qė kanė pėr t'i ndjekur kėto modele ?

Psikologjia njeh teorinė e modeleve, rėndom mjaft shpjeguese pėr njė seri ngjarjesh, fenomenesh, jetėsh personale a familjare njerėzore. Njeriu, sidomos ai i paformuar, pa nivel, pa kurrfare besimi, "i pakėnduar" siē do tė thoshte paraardhėsi ynė intelektual i rilindjes, nė boshllėkun a hapėsirėn e zgavėrt, nuk "mbush" veēse kėto modele tė gatshme, surrogato, reklamuar rėndom nga mediat e cekėta a komerciale uzurpuar nga pronarė shpesh mediokėr, mendjeckėt qė nuk shohin veēse fitimin, pisqollen mediatike nė favor tė atij grupimi politik a interesi ekonomik tė cilit i shėrbejnė. E ē'bėjnė pėr rrjedhojė njerėzit e modeluar kėsisoj: ndjekin po kėto modele televizive: kėrkojnė njė fame tė pamerituar, pasurim tė shpejtė, imitim tė akrobacisė politike tė suksesshėm qė ia hedh nė ēdo situatė. Kėsisoj kemi produkte si Big Brother, gjeniale tė vegjėl e tė mėdhenj, tė famshėm por pėr ēfarė ? Yje kazanash, miklues televizive tė famės reciproke, njerėz bosh qė nė pamundėsi tė japin produkte shoqėrore me vlerė, veē vjellin banalitet e famė fallso qė tė neverit ekranet televizive aq sa tė bėn t'i thyesh e t'i ēosh nė dreq. Kur nuk arrihet as kjo nga lakmitarė famė a kėrkues jete bollėku a vanitozė tė pasukses, vjen trishtimi a zhgėnjimi, sidomos nė breza tė rinj e zvetėnimi, largimi nga vendi, urrejtja pėr ēdo gjė e fenomeni antisocial. Nė rastin mė tė keq po sipas kėsaj teorie vimė tek vrasjet a vetvrasjet nė rritje tė cilat bėhen lehtėsisht tė realizueshme tek i sheh kaq tė shpeshtė nė ekrane a nė kronika tė zeza qė zėnė ballinat e gazetave a lajmet e para televizive. Kjo tashmė njihet e analizohet me shqetėsim nga psikologėt kudo nė botė dhe synohet tė minimizohet. Tek ne veē shtohet.

Si e pėrpunojnė gjithė kėtė mbingarkesė informacioni pasiv qė e marrin si "vėrtetė" shpesh herė, pa ndjerė nevojėn pėr ė bėrė kėrkime tė tjera, apo pėr tė vėnė nė dyshim ato ēfarė thonė mediat ? Si ndikon kjo nė psikologjinė e njeriut ?

Pikėrisht ! Pyetja e ka vetė pėrgjigjen. Nuk mund tė pėrpunohet. Nuk mund tė tretet. Ky farė informacioni. Ėshtė i pagėlltitshėm. Shumė, shumė ėshtė i injektuar nė formė droge a helmi. Ėshtė nė prirjen e njeriut dembel, njeriut qė nuk lexon, konsumatorit pasiv qė veē gėlltit surrogato tė gatshme shtrirė nė minderin para tv-sė pa lėvizur as gishtin e kėmbės pėr orė tė tėra, (veē nemos pėr tė gėlltitur ushqime frigoriferi qė e bėjnė mė tė vėshtirė tretjen e natės ), e njeriut qė nuk kėrkon tė mendojė, tė arsyetojė, tė "nxjerrė" vetė konkluzione, qė arsyeton me mendjen e tė tjerėve, pėr tė debatuar pastaj mes miqsh gjoja paanshmėrisht, "shkencėrisht", "logjikisht", nė fakt mediatikisht, pa pėrpunim, pa interpretim, pa gjykim, pėrqasje, analizė, krahasime, kritikė...Kjo e bėn psikologjinė tonė qytetare tė mbetet ende nė fazė infantile, tė pazhvilluar, tė cungėt, tė komanduar, e pėr rrjedhoje edhe demokracinė tonė ende nė shpėrgej, pseudo, jo pronė e tė gjithėve. Nga ana tjetėr po kjo i bėn Anal-istėt tė jenė ende zotėrues tė opinionit masiv mediokėr, pėrpunues tė tij, tė citueshėm, pse jo tė vlerėsuar nga jo pak njerėz.

A jemi tė aftė tė zgjedhim atė ēfarė duam tė marrim, pa u ndjerė tė pushtuar nga "monopoli i sė vėrtetės" mbi lajmet, kulturėn, jetėn, ekonominė dhe argėtimin qė thonė na japin ?

Sigurisht qė jo. As pėrpunojmė, as mbajmė qėndrim kritik ndaj medias a asaj ēka ajo servir, lajmit tė rremė, pėrmbajtjes sė tij, raporteve mė tė vėrtetėn, raporteve lajm i mirė-lajm i keq, kronikės sterrė dhe sterrosjes sė pėrditshme tė mendjes sonė me t. E as ngremė nivelin tonė kulturor nėpėrmjet medias kur gazetari qė e servir lajmin, emisionin, kronikėn, programin, zbaton njė urdhėr, i bindet njė bosi, interesave tė tij politik, ekonomik, dėshirave perverse e shpesh epsheve, urrejtjeve a armiqėsive tė tij personale pėr tė goditur aksh person, institucion a grupim politik. E ē'mund tė bėje i ziu njeri (gazetar) kur as paga as sigurimet rėndom nuk i paguhen dhe kur riskon tė humbasė vendin e punės. Veēse tė qėllojė pėr t'i pėlqyer padronit duke fituar kėsisoj bukėn e gojės por njėherazi dhe zanatin e urrejtjes, anatemimit, shkatėrrimit tė jetės personale tė tjetrit, pra dhe zvetėnimit tė vet moral e tjetėrsimit tė vetes.

Kėsisoj lindin shtampa kulturore, tė tilla mbi argėtimin, jetėn dhe njeriu modelohet robotikisht nė kushtet e njė shoqėrie ende pa hierarki vlerash e pa kulturėn e duhur pėr tė formuar njerėz me mendim tė pavarur, gjykim personal a mendje kritike. Lindin kėshtu bosher a boshe, qė nė pseudo sallone a pseudoatelie tė gjoja "haute couture", flasin pėr modele tė fundit mbathjesh a sutienash por kur dikush pėrmend (ruajna zot) ndonjė emėr nobelisti a patrioti tė njohur, qoftė dhe vetė nismėtari i parė i pavarėsisė kombėtare, ngre supet "kush osht ky mi?"...."e mi se nuk u bo qameti qė s’ja di emrin”.

A jemi nė gjėndje tė gjejmė "njė rrugė tonėn" me njė model pėr veten tonė, qė t'i pėrshtatet, formimit, intelektin dhe botėkuptimit tonė, pa televizorin ?

Lavdi zotit, media po demokratizohet. Media online po zė gjithnjė e mė shumė vend. Njerėzit kudo nė botė, por ca nga ca dhe tek ne, po fillojnė tė kėrkojnė tė shprehen vete nė rrjetet sociale, nė forume, online. E mė pas pse jo do tė mėsojnė dhe tė prodhojne vete opinione gjithnjė e mė tė pjekura. Nė rrjetet sociale, sado nė fillim disi me naivitet, njerėzit po komunikojnė me njeri-tjetrin, me tė vėrtetėn, me lajmin, me politikėn, po i drejtohen asaj direkt s'andejmi. Ky ėshtė ndofta shpėtimi. Dėgjoja njė natė njė sociolog qė shprehej se kėtij fati (triumfit tė rrjetit soial) nuk i shpėtonte dot nė njė tė ardhme tė afėrt as televizioni. Edhe atij do t'i reduktoheshin nė mėnyrė drastike shikuesit si lexuesit (tashme fakt i njohur) medias sė shkruar. Ky do tė jetė hopi. Kjo do tė jetė e ardhmja. Askush nuk do tė ketė as tė drejtė por as dhe mundėsinė, e jo mė monopolin qė siē thotė Bernard Show, "tė ziejė nė njė kazan tė pėrbashkėt trutė e njerėzve". E sidomos pėr ne qė vimė nga sisteme totalitare: ky do tė jetė dyfish, shumėfish shpėtimi.

Dua tė bėj njė lidhje me periudhėn komuniste nė Shqipėri. Gjatė kohės se diktaturės, njerėzit ishin tė lidhur me njė media e cila propagandonte njė vijė tė caktuar ideologjie dhe le tė themi se linte shumė pak vend, ose mė mirė aspak, pėr ide tė ndryshme, apo ndihmonin pak nė formimin e njeriut mbi principe lirie tė shprehurit tė tė menduarit. Realisht sot a janė "tė disponueshme" tė kuptojnė dhe tė zhvillojnė diversitetin e mendimit tė lire ?

Kjo ėshtė ekstra negativja per ne. Ne vimė nga njė sistem ku shtypi i partisė, ishte katil ferman pėr armikun e partisė, tė diktatorit, tė sistemit. Ne vimė nga njė sistem, ku shtypi terėsisht i partisė, ngrinte lart heroin fals tė sajuar e dėrmonte cilindo qė guxonte tė shprehte qoftė dhe njė minimum mendimi tė pavarur. Ne vimė nga njė sistem i poshtėr ku dalja e emrit nė gazetė, do tė thoshtė ekzekutim politik, shumė shpejt me pas social dhe pėrfundimisht nė mjaft raste edhe fizik. Fillimi i shfaqjes publike tė dramave njerėzore nė diktaturė, ishte media, pasqyrimi nė to me germa tė zeza "i armikut", veprės sė tij tė zezė antiparti.. Pastaj leximi kolektivisht nė kolektiva punonjės i artikujve tė partisė (kalemxhinjve tė partisė qė sot janė jo pak edhe kalemxhinj tė demokracisė), dhe mė pas: "ah...uh...ē'qen i poshter antiparti paska qenė...ky meriton plumbin...ky do vrare..." dhe Partia meme qė pėr tė mirėn, veē pėr tė mirėn e birit tė saj tė shtrenjtė, (pėr tė mirėn tende mor qen.... me dashuri..) e kallte nė burg a i rraste plumbin. A nuk i dallon dot reminishencat e asaj kohė qartazi, fare qartazi nė disa nga mediat tona tė sotme. A nuk shihet faqeza me ē'epsh e egėrsi tė pa mėshirė goditet individi ende sot e gjithė ditėn nė media pas 20 e kusur vjetesh pseudodemokrci? Dėrrmohet, shkaterrohet, i hyet ne familje, te djali, gruaja, vajza, fėmijėt, gjithshka dhe askush nuk e denon median a mediatikun pėr kėtė. "Media ėshtė e paprekshme", ėshtė korace e pathyeshme nė demokraci kjo. Nuk mund te mos kujtoj me renqethje dy ambasadore europerendimore, qe shprehnin publikisht admirimin e pamate pėr njė emision televiziv tonin qė spiunon, pėrgjon, shkatėron jetė njerėzore dhe qe edhe sot gjithe ditėn vazhdon ta bėjė kėtė pa i hyrė gjemb nė kėmbė: reminishencė e gjallė e atyre koheve tė ndyra kur njeriun mund ta shkaterroje, persekutoje, hidhje ne pleh e te brohoriteshe per mjeshterine e larte te tortures e gjymtimit te personalitetit njerezor. A e perfytyroni dot ? Kėta homoseksualė (nuk kam gjė me prirjen e tyre seksuale, shprehnin admirimin pėr kėto gjymtime. Zot, po pėrse nuk e propozoni t'a zbatoni kėtė eksperiencė krijuese nė vendin tuaj europerendimor more zoterinj ? Ajme, sa keq, aty do e kishin mbyllur si nė Angli brenda 24 orėsh, atė media qe spiunon e shkaterron jete njerezore...po ketu do tė vijojmė edhe ca eksperimente mbi kurrizin njerezor e pse jo do tė kemi dhe spektatorė tė huaj qė do marrin kėnaqėsi estetike.

Kėsisoj pėr t’u kthyer tė pyetja juaj, jo qe mendim te lire nuk e gjen dot kollaj ne keto media, por edhe kur do ndokush te dale disi kuder rrymes a kunder mendimit te pronarit te medias a te politikes ne fuqi, nuk ja boton kush mendimin. I ke parasysh ato intervistat gjoja "vox popoli" neper rruge, ku sipas prirjes politike te medias ne fjale, shfaqen vetem ato prononcime qe i vine per shtat asaj medie. Ne rastin me te mire jepet edhe ndonje mendim a dy gjoja kundra, sa per kripe.

Si mund t'i japim njė dimension tė ri jetės ? A rrezikohemi tė bėhemi pjesė e rutine jetike, nė njė vend ku modelet demokratike, shumė modele demokratike ende mund te mos gjejnė terren zhvillimi ?

Pa dyshim qė duhet tė distancohemi, por ka vetėm njė rrugė tani pėr tani, nė kushtet e uzurpimit tė medias nga oligarkėt, politike a individe injorantė pa skrupul qė e pėrdorin median si armė pėr tė goditur kundershtarėt politikė, ekonomik a personale. Media online, media e lirė e gjithkuj online, shprehja e lire e mendimit nė faqe a rrjetet sociale, inkurajimi i kėsaj frymė, komunikimi atje me njėri- tjetrin, nė grupe, mes miqsh, shoqėrish, grupimesh gjithnjė e mė tė mėdha sociale, madje edhe me te panjohur qe behen miq atje dhe ndajne mendime a opinione te perbashketa.. Kjo do te jete ndofta edhe e ardhmja a shpetimi nga zgjedha e mendimit, opinioinit, diktatit te informacionit, idese, opinionit te deformuar a te imponuar siaps interesave te individeve pa skrupull qe kane uzurpuar nje pjese te mire te medias masive se bashku me biznesin e politiken dhe qe e perdorin ate si mjet terrori.

Mediat shqiptare i lėnė njė hapėsirė shumė tė madhe politikanėve dhe politikės, dhe shumė pak njeriut, ambjentit, tė pėrditshmes, zhvillimeve tė jetės etj... a rrezikojnė tė kultivojnė nė kėtė mėnyrė centralizimin e zhvillimit tė opinionit publik, rreth njė "monopoli politik diktatorial te ri" ?

Kjo pyetje e ka pėrgjigjen brenda. Mė mirė nuk mund ta shpreh. Veē mund tė shtoj: jo vetėm "rrezikojnė tė kultivojnė nė kėtė mėnyrė centralizimin e zhvillimit tė opinionit publik," por e kanė realizuar tashmė kėtė. Puna ėshtė si tė shpėtojmė prej kėsaj dhe sa mė shpejt. Modele mediash tė vendeve te zhvilluara ka sa tė duash , ku programi kulturor, shkencor, debati social, e gjithshēa qė e ngre e lartėson njeriun shpirtėrisht, moralisht, kulturalisht, zėnė vendin kryesor. Tek ne ende kjo ėshtė larg. Madje dhe tė mediat mė tė mira. Janė pothuaj tė gjitha nė shėrbim. Sigurisht jo tė njerėzve nė pėrgjithėsi, por tė interesave individuale a grupore klanore poltike a ekonomike a sė bashku.


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi

Intervistoi Doriana Metollari