Video

02/02/2013 12:15:45

Gjermani/ Berisha nė konferencė pėr sigurinė

Kryeministri komenton nė Facebook temat e diskutimit nė Konferencėn e 49 pėr Sigurine nė Mynih






MYNIH - Nga Mynihu i Gjermanisė, nėpėrmjet profilit tė tij nė Facebook, Kryeministri Sali Berisha, pjesmarrės nė Konferencėn e 49 pėr Sigurine nė Mynih, ka bėrė tė ditur temat dhe diskutimet duke theksuar se "debati, por dhe diskutimet me zyrtare dhe eksperte te shquar, ishin shume vleresuese dhe inkurajuese pėr ekonominė tonė".

"Nė Mynih, nė Konferencėn e 49 pėr Sigurinė, cėshtja e parė qė u debatua ishte kriza ekonomike e Eurozonės. Ministri i Financave tė Gjermanisė theksoi se borxhet publike mbi dyfishin e GDP-sė janė problematike. Z. Schauble u shpreh me optimizėm pėr zhvillimet nė vazhdim dhe theksoi se duhet tė bėjmė mė shumė pėr kompetitivitetin. Debati, por dhe diskutimet me zyrtarė dhe ekspertė tė shquar, ishin shumė vlerėsuese dhe inkurajuese pėr ekonominė tonė”, bėn tė ditur Berisha.

Ai nėnvizon se "bazuar nė sa mė sipėr del se borxhi i Shqipėrise prej 60% te GDP-se ėshtė jashtė cdo problemi serioz. Sikundėr, vendimet e fundit tė qeverisė si heqja e TVSH pėr makinerite, heqja e tatimit mbi tė ardhurat personale dhe pėrdorimi i dividentit pėr krijimin e kompanive tė biznesit social, janė reformat mė tė rendėsishme qė do tė bėjnė shumė me konkurruese ekonominė tonė, do tė nxisin investimet direkte, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės”.

Kryeministri bėn tė ditur mė tej se "seanca e dytė e Konferencės sė 49 pėr Sigurinė nė Mynih pati si temė kryesore "Energjia dhe siguria". Nga panelistėt, zyrtarė tė niveleve mė tė larta pėr cėshtje tė energjisė nga SHBA, BE, Rusia etj, u diskutua mbi rėndėsinė e madhe tė nxitjes sė prodhimit tė energjisė duke shfrytėzuar burimet ujore, erėn, diellin si dhe domosdoshmėrinė e sigurimit tė burimeve tė reja energjitike pėr Europėn, ndėr tė cilat edhe TAP, projekt qė pėr ne ėshtė njė fat i vėrtetė”, bėn tė ditur Berisha.

Ai deklaron se “nga debati, por dhe nga diskutimet me pjesėmarres, rezulton se Shqiperia, me politikėn tonė tė shndėrrimit tė saj nė njė supėrfuqi tė energjisė sė rinovueshme nė rajon dhe nė njė qėndėr tė fuqishme tė shpėrndarjes sė gazit tė TAP nė tė ardhmen, do tė ketė njė rol nevralgjik pėr energjinė nė rajon.

Konferenca e Mynihut ėshtė njė event i pėrvitshėm me rėndėsi globale nė fushėn e politikės sė sigurise.

HermesNews - ©2013