Video

02/02/2013 12:07:16

Kukes, rriten te ardhurit nga emigracioni

Me synimin e riintegrimit, emigrantėt e kthyer bėjnė pėrpjekje individuale pėr hapjen e bizneseve tė vogla, kryesisht nė sektorin e shėrbimit dhe tė tregtisė






KUKES - Numri i emigrantėve qė kanė humbur vendet e punės po shtohet dhe nė rrethin e Kukėsit. "Janė emigrant tė kthyer kryesisht nga Greqia. Ne po e monitorojmė situatėn me kujdes, pasi emigrantėt e rikthyer pėr shkak tė humbjes sė vendeve tė punės hezitojnė tė vijnė pėr t’u regjistruar nė zyrėn e punės”, thotė juristja e zyrės sė punės tė rrethit, Vera Istrefi. Numri i emigrantėve tė kthyer gjatė muajit te pare te vitit arrin nė rreth 20 persona. Ndėrsa gjatė vitit tė kaluar janė rikthyer pėr shkak tė humbjes sė vendeve tė punės 35 persona, prej tė cilėve 26 nga Greqia, 7 nga Italia dhe 2 nga Zvicra. Me synimin e riintegrimit, emigrantėt e kthyer bėjnė pėrpjekje individuale pėr hapjen e bizneseve tė vogla, kryesisht nė sektorin e shėrbimit dhe tė tregtisė. Aktualisht nga rrethi i Hasit janė nė emigracion rreth 7000 persona, nga rrethi i Kukėsit 6000 persona dhe nga rrethi i Tropojės.

HermesNews - ©2013