Video

01/02/2013 17:41:45

Cilėsia e ajrit drejt pėrmirėsimit

Sa i takon cilėsisė sė ajrit urban, vihet re se ka njė tendencė pėrmirėsimi tė tij nė Tiranė nė raport me njė vit mė parė






TIRANĖ - Monitorimi i mjedisit dhe parandalimi i degradimit tė tij ka qenė njė nga drejtimet e punės sė strukturave mjedisore gjatė vitit tė kaluar, ndėrkohė qė do tė jetė sėrish nė qendėr tė aktiviteteve edhe pėr 2013. Sipas Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave, rėndėsi e veēantė vitin e kaluar i ėshtė kushtuar cilėsisė sė ajrit, kontrollit tė ujėrave, por dhe mirėmenaxhimit tė mbetjeve, etj.

Sa i takon cilėsisė sė ajrit urban, vihet re se ka njė tendencė pėrmirėsimi tė tij nė Tiranė nė raport me njė vit mė parė. Sipas MMPAU, pėr vitin 2012 u kontraktuan 6 institucione pėr monitorimin e cilėsisė sė ajrit, ujėrave, biodiversitetit, tokės etj. Ndėrkohė, janė kryer mbi 700 mijė euro investime nė stacionet e monitorimit dhe tė infrastrukturės sė monitorimit tė mjedisit.

Forcimi i kontrollit nė pyje, peshkim, mjedis dhe ujėra ka qenė njė tjetėr drejtim i punės sė MMPAU nė 2012. Nė mjedis, sipas tė dhėnave nga ky dikaster, janė ndėshkuar mbi 270 subjekte, 75 prej tyre janė pezulluar. Nė pyje janė ndėshkuar 175 subjekte dhe nė peshkim janė bllokuar 12 anije peshkimi dhe janė ndėshkuar 35 subjekte.

Menaxhimi i integruar tė mbetjeve ka qenė njė tjetėr drejtim, me rritjen e kontrolleve dhe hartimin e planeve lokale.







HermesNews - ©2013