Video

01/02/2013 10:25:27

Afishohet listat e zgjedhesve ne Gjirokaster

Prefektja e qarkut, Mimoza Como, beri te ditur se ndersa listat paraprake te zgjedhesve tashme jane te afishuara po vijon procesi i kontrollit te dublimeve apo rasteve te levizjeve te votuesve nga nje qender banimi ne tjetren






GJIROKASTER - Zyrat e gjendjes civile te bashkive dhe komunave ne qarkun e Gjirokastres kane afishuar listat e zgjedhesve dhe tashme ato jane ne procesin e verifikimit nga ana e votuesve. Prefektja e qarkut, Mimoza Como, beri te ditur se ndersa listat paraprake te zgjedhesve tashme jane te afishuara po vijon procesi i kontrollit te dublimeve apo rasteve te levizjeve te votuesve nga nje qender banimi ne tjetren, te martesave apo personave qe kane mbushur mbi 100 vjec, sic e percakton edhe ligji etj. Ajo tha se ky proces do te perfundoje brenda 3 shkurtit, kur listat e zgjedhesve do te jene te afishuara ne te gjithe qarkun. Por, ndersa vleresoi punen e zyrave te gjendjes civili ne pjesen me te madhe te komunave dhe bashkive, Como kritikoi bashkine e Gjirokastres per vonesa te pajustifikushem ne afishimin e lisitave. "Edhe pse afati perfundimtar per afishimin e listave paraprake te zgjedhjeve te qershorit te ketij viti eshte data 3 shkurt, ne shumicen e qendrave te votimit ne qytet nuk jane afishuar ende", theksoi ajo, duke kerkuar pershpejtim te ketij procesi dhe me shume pergjegjesi nga ana e bashkise.

HermesNews - ©2013