Video

01/02/2013 10:15:27

SHBA pėr mbėshtetėsit e Sirisė

Pas 22 muajve konflikt nė Siri, ku si pasojė kanė humbur jetėn tė paktėn 60 000 persona, Clinton theksoi se Iranianėt ishin pėrfshirė aktivisht qė prej fillimit






WASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila do tė dorėzojė sot postin sekretares sė Shtetit, paralajmėroi Iranin dhe Rusinė pėr mbėshtetjen ushtarake dhe financiare qė po i japin regjimit sirian duke akuzuar dhe Teheranin pėr rritjen e kėsaj ndihme.

"Iranianėt janė shprehur qartė para disa kohėsh se mbajtja e pushtetit nga presidenti sirian, Bachar al-Assad ishte njė prej prioriteve tė tyre dhe ne mendojmė se ata kanė reaguar duke dėrguar mė shumė personel pėr t'i ardhur nė ndihmė Assad dhe pėr tė mbėshtetur forcat e amrmatosura'', theksoi Clinton pėr gazetarėt.

"Duket se kjo pėrfshirje sa vjen dhe rritet, gjė qė na shqetėson'', deklaroi Clinton nė intervistėn e saj tė fundit pėr dhjetėra gazetarė tė vendosur nė Departamentin e Shtetit.

Shefja e diplomacisė amerikane, qė do tė lėrė sot ministrinė e saj pėr t'i dorėzuar postin John Kerryt, nėnvizoi se iranianėt po pėrmirėsonin cilėsinė e armatimeve pėr Assad.

Clinton akuzoi gjithashtu Moskėn , pėr mbėshtetjen e madhe qė po i jep regjimit tė Bachar al-Assad dhe qė po vazhdon ta mbėshtesė financiarisht dhe ushtarakisht Damaskun.

"Rusėt nuk janė spektatorė pasiv nė mbėshtetjen e tyre pėr Assad. Ata kanė qenė shumė aktiv nė shumė fronte'', theksoi ajo. "Mbrojtja e tyre ndaj Assad nė Kėshillin e Sigurimit nė OKB ka qenė pjesė e dukshme e ndihmės sė tyre, por ata kanė provuar ta mbrojnė regjimin edhe me mjete tė tjera'', theksoi sekretarja amerikane e Shtetit nė largim, Hilalry Clinton.

HermesNews - ©2013