Video

31/01/2013 11:23:25

Balfin, riblen zinxhirin Euromax

Autoriteti i Konkurrencės bėn tė ditur lajmin pėr blerjen e fundit tė Balfin me pronar sipėrmarrėsin Samir Mane






TIRANĖ - Grupi "Balfin" Sh.p.k ka riblerė rrjetin e supermarketeve "Euromax" nga "Delihaze Albania", filial shqiptar i grupi belg "Delihaze". Autoriteti i Konkurrencės bėn tė ditur lajmin pėr blerjen e fundit tė "Balfin" me pronar sipėrmarrėsin Samir Mane, qė njihet si zhvilluesi i zinxhirit tė madh tė supermarketeve nė vend, "Euromax". Rreth 5 vjet mė parė "Balfin" ja shiti kėtė rrjet grupit serb "Delta Maxi", qė nė 2011 e shiti tek grupi belg, "Delihaize".

Transaksioni sipas Autoritetit tė Konkurrencės, ėshtė kryer nė 20 dhjetor 2012 nė bazė tė "Memorandumit tė mirėkuptimit" mes palėve "Balfin Sh.p.k" si blerės dhe "Delihaze Group S.A" si shitės nėpėrmjet transferimit tė 100% tė kuotave.

Sipas Autoritetit tė Konkurrencės, "Delihaize Albania" Sh.p.k: ushtron veprimtarinė nė fushėn e tregtimit me pakicė tė produkteve ushqimore me anė tė rrjetit tė saj prej 18 dyqaneve Euromax nė tė gjithė Shqipėrinė. Ky filial ėshtė pjesė e grupit "Delihaze" Group S.A, shitės ndėrkombėtar me pakicė i produkteve ushqimore nė 6 vende dhe tre kontinente.

"Balfin" Sh.p.k ushtron veprimtarinė nė fushėn e import-eksportit, shitjes me shumicė dhe pakicė tė mallrave industrial dhe ushqimorė, tregtimi i mallrave tė ndryshėm, transport tė mallrave, etj.

Hipermarketi i parė i "Euromax" u hap nė 2005 nė QTU, si njė markė lokale e grupit "Balfin" dhe ishte njė risi pėr tregun shqiptar. Nė vitin 2008, grupi serb i pakicės, "Delta Maxi Group" bleu 100% tė aksioneve pėr 29 milion euro.

Pėr shkak tė problemeve organizative dhe marrėdhėnieve me furnitorėt, Euromax pėrjetoi njė ngadalėsim tė aktivitetit, pas vitit 2008. Por nė mars 2011, "Delihaize" tregtuesi belg i pakicės, bleu grupin "Delta Maxi" duke hyrė dhe nė tregun shqiptar me "Euromax", zinxhiri mė i madh i supermarketeve e hipermarketeve nė vend.

"Balfin Group" ėshtė njė nga shoqėritė private investuese mė tė mėdha, me aktivitet brenda dhe jashtė Shqipėrisė, e zotėruar plotėsisht nga Samir Mane.

Me aktivitet nė disa sektorė, "Balfin Group" konsiderohet investitori me portofolin mė tė diversifikuar nė Shqipėri nė sektorėt e ndėrtimit, tregtisė me pakicė dhe shumicė nė fushėn e elektronikės dhe modės, menaxhimin e qendrave tregtare, shėrbime, mikrokredi, telekomunikacion.

Nė 2011, "Balfin Group" promovoi hapjen e qendrės tregtare mė tė madhe nė rajon "Tirana East Gate" dhe po zhvillon investime nė ndėrtim nė zona rezidenciale nė Tiranė si "Rolling Hills", Ambasador 2, Ambasador 3 dhe Yzberisht.

Nė 2012, "Balfin Group" inauguroi investimin mė tė madh tė vitit, qendrėn tregtare "Scopje Mall" nė Shkup (Maqedoni) dhe nisi punimet pėr ndėrtimin e qendrės mė tė madhe logjistike nė rajon, "Tirana Logistic Park".

HermesNews - ©2013