Video

31/01/2013 09:25:57

'Ēelėsat e Milotit' ēelin dyert e Bibliotekės Kombėtare nė Romė

Ambasadori Llesh Kola, prezent ne ceremoni, vleresoi veprat e Mirashit si nje prej shprehive me te mira te kultures shqiptare







ROME - Mė datė 24 janar, pas rrugėtimit nė Torino dhe Cosenza, Bienalja Ndėrkombtare “Stemperando” bėri pėrurimin pėrmbyllės nė Romė.

Ky edicion i pestė pati risinė e pranisė sė njė kombi "mysafir nderi", Maltės, qė u pėrfaqėsua nga Ambasadori i saj dhe nga 12 artista. Ambasadori ynė, Llesh Kola, ishte i pranishėm, nė veshje jozyrtare, pėr tė mbėshtetur, si shpeshherė, artin e Alfred Mirashi Milot (foto e ekspozites ne facebook), qė pėrfaqėsoi kulturėn e tij shqiptare.

Nė kėtė ekspozitė kolektive tė artit bashkohor, teknikat, temat dhe shprehitė ishin tė pafund por tė bashkuara nga realizimi mbi materialin mbėshtetės mė tė pėrdorur dhe mė tė luhatshėm, letra, dhe jo rastėsisht, nė njė ambjent-simbol tė kulturės, njohurisė dhe bashkėbisedimit: biblioteka.

Dhe letra, si mjet takimi, bashkėbisedimi e njohurie, ishte nė qendėr tė fjalimeve pėruruese tė bėra nga Anselmo Villata, President i Istitutit Kombėtar tė Artit Bashkohor, nga kuratorja Giovanna Barbero dhe nga Elvira Graziani Drejtoreshė e Bibliotekės Kombėtare tė Cosenzės.

Gjithashtu dhe ēelėsi u citua shpesh pėr tė theksuar nevojėn e artistit pėr tė gjetur njė ēelės shprehie artistike dhe gjithashtu pėr artdashėsit nevoja e “ēelėsit tė leximit” dhe kuptimit tė artit me anė tė pėrkatėsisė kulturore.

Alfred Mirashi ka kohė qė firmos veprat e tija me "Milot". Nuk ėshtė njė nofkė, mė tepėr njė sfidė drejtuar kolegėve dhe publikut tė gjėrė, njė sfidė ndaj paragjykimeve kundrejt shqiptarėve dhe njė pėrkujtues i artit mbresėlėnės tė artistave tė mėdhenj qė kanė lindur nė qytete tė vogla por me plot kureshtje, gjallėri, vlera dhe ngjyra. Shembull mė i njohur Leonardo nga Vinci, por edhe piktorė tė tjerė erdhėn nga qytezat, atėherė tė vogla, si Rimini, Urbino, Padova, Mantova, Siena etj.

Pavarsisht lidhjeve tė shumta me qytete arti italiane dhe me metropole tė kohės, ėshtė pikėrisht Miloti qė i ka dhėnė Alfred Mirashit "ēelėsin" qė po na pėrfaqėson, edhe me ēmime, kudo nė botė.

Motiv i pėrsėritur i artit tė tij, tashmė gjashtėvjeēar, ėshtė mjet magjik qė hap dyert dhe pėrfaqėson nė mėnyrė simbolike bashkėpunimin, bashkėbisedimin kulturor pa paragjykime, pa caqe mes njerėzve qė i pėrkasin “shtėpiave tė ndryshme”, duke bėrė qė tjetri tė mos konsiderohet mė si i huaj, por si mysafir dhe mik.

Ēelėsi, pranon Alfredi, i ka hapur shumė dyer: sė pari atė tė Akademisė sė Arteve tė Bukura, nė Milano, qė nė Tiranė nuk u pranua tė fillonte ngaqė familja e tij ishte “me njollė”; pastaj dyert e galerive, tė muzeumeve, tė Biblotekave kėtė radhė dhe dyert e suksesit; dhe njė gjė tjetėr e rėndėsishme, gjetja e njė stili vetjak, i dallueshėm si nga publiku si nga kritika.

Megjithatė dėshiron dhe synon tė hapi dyer tė reja, gjithmonė duke pėrfaqėsuar Shqipėrinė, pavarsisht viteve tė shumta nė Itali dhe nėnshtetėsisė italiane.

Qėllimi i Milotit ėshtė qė ēelėsi tė bėhet i panevojshėm, tė mos mbyllė mė dyer dhe tė mos gjejė mė dyer tė mbyllura, mendje tė mbyllura apo paragjykime. Pikwrisht ēelws, jo kyq. Edhe mjetin e Internetit ai e pėrdor si ēelės pėr tė hapur dyert apo, mė saktė “dritaret”, ndaj artit dhe vendlindjes sė tij.

Gjatė udhėtimeve tė shumta vlerat e Mesdheut i janė dukur tė qarta frymėzimit tė piktorit: kulturat e Mesdheut qė jetojnė tė kapura dorė pėr dore pa dallime por vetėm me dialog, me mirėkuptim, duke respektuar ndryshimet e secilit qytetėrim.

Dhe dyert e mėdha, pragjet e dyerve, dorezat nė forma artistike lajmėtare tė mikut, i janė dukur njė veēanti frymėzuese qė dėshiron tė pėrcjellė nėpėrmjet artit tė tij, si nėpėrmjet tė pikturės si me anė tė skulpturės dhe instalacioneve.

Kur iu bė pyetja se cilėt artistė tė sė kaluarės e kanė frymėzuar atė gjatė viteve dhe cilėt i ėshtė dashur tė mohojė, Alfred Mirashi Milot u shpreh se ndėrsa mėsonte pėr artin, piktorėt e Rilindjes fiorentine, ata tė viteve tė para tė shekullit tė shkuar, i shihte me admirim tė madh, si mėsues apo si shembuj, mirėpo me kalimin e kohės, kur mėson dhe gjen stilin tėnd si shprehi mė e mirė tė vetvetes mėson tė vazhdosh t'i admirosh por si shokė, si kolegė, duke mos i lakmuar apo kopjuar, por duke mėsuar tė vlerėsosh artin e secilit si fryt i kohės dhe i historisė personale.

Njė shprehje qė i pėlqen nė lidhje me kėtė, ėshtė "Lum ai popull qė nuk ka nevojė pėr heroj", dhe shpreson, me optimizmin e tij tipik, qė tė vijė ajo ditė kur as Shqipėria nuk do tė ketė nevojė pėr heroj “shpėtues” por vetėm pėr ngjyra dhe art dhe e di se do tė kthehet njė ditė nė vendin e tij, por ambjenti, pėr artistat, nuk ėshtė i pėrshtatshėm dhe, pėr momentin, do tė gėzojė suksesin qė i ka dhuruar - ne shtojmė tė fituar me meritė - Italia.

Dhe do merret me projektet e tė ardhmes: vazhdon paraqitja e dy veprave tė tij nė Bibliotekėn Kombėtare tė Romės deri mė 1 Mars; sė shpejti ekspozita kolektive “Io Klimt Splendore Oro” nė Gubbio, pėrurimi i sė cilės ėshtė me datė 9 Shkurt; vijon nė fund tė Shkurtit ekspozita nė Firenze nė "Artour-o" ku paraqitet nga shoqata milaneze "Art Project"; nė fillim tė Marsit nė New York nė panairin “Armory Show” nėpėrmjet galerisė fiorentine Tornabuoni; ndėrsa me 24 Mars, sė fundi, ėshtė ekspozita vetjake nė galerinė Tornabuoni nė Firenze.

Fioralba Duma