Video

30/01/2013 15:48:40

Vlore, kapet peshkaqeni 4 metra e gjate

Kapiteni i peshkarexhės tha se, peshkaqeni u kap nė afėrsi tė ishullit tė Sazanit, nė njė thellėsi prej tė paktėn 140 metra






VLORE - Njė peshkaqen me gjatėsi rreth 4 metra dhe peshė tė paktėn 3.5 kv, ra nė rrjetat e njė peshkarexhe nė gjirin detar tė Vlorės. Kapiteni i peshkarexhės "Pavarėsia", Sali Saliaj, tha se, peshkaqeni u kap nė afėrsi tė ishullit tė Sazanit, nė njė thellėsi prej tė paktėn 140 metra. Sipas tij, specia e rrallė pėr ujrat detarė tė Vlorės, kishte pėrmasa tė pazakonta dhe ajo ra nė rrjetat e peshkimit, duke rrezikuar t’i dėmtonte ato.

Prania e peshkaqenėve nė ujrat detare tė gjirit tė Vlorės ėshtė shpeshtuar gjatė viteve tė fundit. Nė datėn 17 mars tė vitit 2009, ekipazhi i njė anijeje peshkimi kapi njė peshkaqen nė hapėsirėn detare mes ishullit tė Sazanit dhe gadishullit tė Karaburunit, rreth 15 milje nė perėndim tė bregdetit tė Vlorės. Peshkaqeni me gjatėsi 4 metra dhe peshė rreth 300 kg me ngjyrė gri nė tė errėt, u kap nė jug tė ishullit tė Sazanit, nė njė thellėsi prej disa dhjetra metrash.

Ai kishte mbetur nė rrjetat e hedhura nė det nga ekipazhi i peshkarexhės "De Rada" dhe u nxorr nė kuvertėn e anijes i gjallė, ndėrkohė qė gjatė kėsaj kohe, ai kishte dėmtuar njė pjesė tė madhe tė peshqve qė ndodheshin nė rrjetė.

Mė herėt, nė 7 janar tė atij viti, rrjetat e njė tjetėr peshkarexhe nxorrėn nga thellėsia e detit njė peshkaqen tė llojit "Pėllumb", me gjatėsi 4 metra dhe peshė 370 kg. Nga ana tjetėr, vetėm gjatė vitit 2008, nė kėtė zonė u kapėn 3 "banorė" tė tillė tė ujit, mė i madhi me njė peshė 500 kg. Specialistėt mendojnė se prania e peshkaqenėve nė ujrat detarė tė Vlorės, lidhet me ndryshimin (rritjen) e parametrave termikė tė hapėsirės ujore.

Krahas kėsaj, nė ujrat detare tė Vlorės ėshtė regjistruar edhe prania e delfinėve. Ngjarja mė e freskėt u shėnua nė 24 qershor tė vitit 2012, kur, dy delfinė tė pėrmasave tė konsiderueshme u shfaqėn nė afėrsi tė Rradhimės, nė njė distancė prej 150-200 metra nga bregu. Megjithatė edhe prania e delfinėve nuk ėshtė ngjarje pa precedent nė ujrat detare tė bregdetit shqiptar tė jugut. Nė muajin maj tė vitit 2002, nė bregdetin e Himarės, nė zonėn e emėrtuar Plazhi i Llamanit, deti nxori njė tjetėr specie tė tillė, njė delfin tė vogėl, i cili kishte ngordhur pas pėrplasjes me njė mjet lundrues.

HermesNews - ©2013