30/01/2013 15:37:47
Drejt fundit proēesi i 21 Janarit
Prokuroria kėrkon 23 vjet burg pėr ish- drejtuesin e Gardės sė Republikes, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg pėr ish- efektivin e Gardės, Agim Llupo
TIRANĖ - Proēesi pėr ngjarjet e "21 janarit" nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, nė Tiranė, po shkon drejt fundit. Pas 38 seancash gjyqėsore, prokuroria dha sot pretencėn pėr tė pandehurit nė kėtė proces.
Para trupit gjykues, tė kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha, prokuroria kėrkoi shpalljen fajtor dhe dėnimin me 23 vjet burg pėr ish- drejtuesin e Gardės sė Republikes, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg pėr ish- efektivin e Gardės, Agim Llupo, pėr veprėn penale tė vrasjes gjatė zhvillimit tė demonstratės sė opozitės nė 21 janar para Kryeministrisė.
Sikurse pretendoi prokuroria, ne seancen e mbajtur nen masa tė rrepta sigurie, dy tė pandehurit kanė qėlluar direkt mbi demonstruesit. Ndėrkohė qė nė deklarimet e tij nė seancė, ish-kreu i Gardės, Ndrea Prendi, ka kundėrshtuar akuzėn e ngritur ndaj tij nga prokuroria.
Prendi ka deklaruar se ai dhe grupet e gardistėve qė drejtonte atė ditė, kryen vetėm detyrėn pėr mbrojtjen e Kryeministrisė. Sikurse u pohua prej tij, u qėllua nė ajėr me armė me fishekė luftarake, kur mbaruan ata tė manovrės, nė momentin qė, sipas Prendit, situata u bė shumė e dhunshme dhe rrezikohej jeta si e gardistėve, ashtu edhe e personaliteteve shteterore.
Po tė njėjtin qendrim ka mbajtur nė proces edhe i akuzuari tjetėr, Agim Llupo, i cili ėshtė i vetmi nė kėtė proces, i proceduar nėn masėn e sigurisė sė "arrestit me burg". Nė seancėn e zhvilluar sot, Prokuroria deklaroi se ėshtė tėrhequr nga akuza ndaj shoferit tė Prendit, Margarit Kume, i cili u dyshua pėr veprime qė pengojne zbardhjen e sė vertetes. Sipas prokurorise, akuza ndaj Kumes nuk ėshtė vertetuar.
Pretenca e prokurorisė vjen pas 38 seancash gjyqesore, zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes, ku u paraqitėn provat me dėshmitarė dhe provat shkresore te paleve. Shqyrtimi i ketyre provave ėshtė mbyllur nje seance me parė me dilemėn e madhe lidhur me vrasjen e shtetasit Ziver Veizit.
Dy ekspertė tė thirrur nga Gjykata, pėr tė analizuar dėmtimin e predhės qė u gjet nė trupin e Veizit, kanė dhėnė konkluzione tė kundėrta. Eksperti i palės mbrojtese, ka pretenduar se plumbi ka ndeshur diku tjetėr para trupit tė viktimės, duke qenė rikoshet. Ndėrsa specialisti tjetėr pėrjashton nė mėnyrė kategorike mendimin e kolegut, duke pretenduar se vrasja ka qenė direkt dhe plumbi mund tė jetė dėmtuar nė kockat e Ziver Veizit, pasi ka gjurmė tė tilla nė predhėn e gjetur nė organizmin e viktimės.
Si i akuzuar nė kėtė proces ishte edhe specialisti i IT-sė nė Kryeministri, Amando Kasaj, i cili u dyshua pėr fshirjen e pamjeve filmike tė 21 janarit nga serveri i Kryeministrisė. Nė 23 korrik te vitit te kaluar, Gjykata e Tiranes rrėzoi akuzėn e ngritur ndaj Kasajt, duke e shpallur atė tė pafajshėm, vendim ky i lėnė nė fuqi dhe nga Gjykata e Apelit.
Me dhėnien e pretencės sė prokurorise pėr ngjarjet e 21 janarit, proces i hapur qė prej majit tė 2012 ne Gjykatėn e Shkallės sė Parė, po i afrohet fundit. Ne seancen e ardhshme do te japė konkluzionet e saj pala mbrojtese, e me pas Gjykata do tė shpallė verdiktin.
Nė protestėn e dhunshme tė opozitės nė 21 janar 2011 para selisė sė Kryeministrisė, ku pati sulme, pėrleshje e konfrontime fizike mes forcave tė sigurise dhe protestuesve, mbetėn tė vrarė me armė zjarri katėr protestues, Ziver Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Ndersa, pati edhe shumė tė plagosur, mes tyre protestues dhe punonjės policie.
HermesNews - ©2013