29/01/2013 18:07:09
Drejt falimentimit ujesjellesi ne Kukes
Ritmet e punimeve pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit tė ri vazhdojnė tė jenė mjaft tė ngadalta
KUKES - Rreth 30 mijė konsumatorė tė qytetit tė Kukėsit dhe fshatrave pėrreth kane veshtiresi ne furnizimin me uje te pijshem. Situata po vėshtirėsohet nė kėtė periudhė si pasojė e vėshtirėsive financiare me tė cilat po pėrballet ndėrmarrja e ujėsjellėsit si rezultat i nivelit mjaft tė ulėt tė arkėtimeve nga konsumatori, gjė qė e ka cuar kėtė ndėrmarrje drejt falimentimit.
Ndėrmarrja ėshtė nė vėshtirėsi edhe pėr tė shlyer pagat e punonjėsve. Aktualisht paguajnė faturėn e ujit tė pijshėm vetėm 20 pėr qind e konsumatorėve familjarė, 60 pėr qind e konsumatorit privat dhe 70 pėr qind e konsumatorit shtetėror, bėri tė ditur kryetari i bashkisė sė Kukėsit, Hasan Halilaj.
Pėr shkak tė rrjetit tė amortizuar janė rritur vėshtirėsitė e furnizimit tė konsumatorėve me ujė tė pijshėm, aq sa edhe gjatė dimrit konsumatori po furnizohet me ujė tė pijshėm vetėm 3 - 4 orė nė ditė. Kjo ka bere qė edhe gjatė periudhės sė dimrit nė hyrje te pallateve tė vazhdojnė tė jenė tė instaluara pompat e ujit qė mundėsojnė pėrmirėsimin e furnizimit tė konsumatorėve me ujė tė pijshėm.
Ritmet e punimeve pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit tė ri vazhdojnė tė jenė mjaft tė ngadalta. Punimet pėr ndėrtimin e kėtij ujėsjellėsi me njė fond prej 3,5 milion euro nisėn qė nė vitin 2010, por ato o zvarriten pafundėsisht.
HermesNews - ©2013