Video

29/01/2013 17:59:49

Miratohen rregullat e reja tė kandidimit

Udhėzimi i propozuar nga administrata zgjedhore dhe i miratuar me disa ndryshime nga anėtarėt e Komisionit, parashikon ndėr tė tjera qė partitė politike qė do tė regjistrohen si subjekt zgjedhor tė depozitojnė nė KQZ listėn shumemėrore tė kandidatėve tė saj






TIRANĖ - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tė martėn me shtatė vota udhėzimin qė rregullon proēedurat pėr depozitimin, verifikimin dhe miratimin e listave shumemėrore tė partive politike, dokumentacionin e regjistrimit tė kandidatit tė propozuar nga zgjedhėsit nė KQZ, si dhe pėrcaktimin e afateve pėr publikimin e listave tė kandidatėve, pėr zgjedhjet.

Udhėzimi i propozuar nga administrata zgjedhore dhe i miratuar me disa ndryshime nga anėtarėt e Komisionit, parashikon ndėr tė tjera qė partitė politike qė do tė regjistrohen si subjekt zgjedhor tė depozitojnė nė KQZ listėn shumemėrore tė kandidatėve tė saj pėr ēdo zonė zgjedhore, sė bashku me dokumentacionin e pėrcaktuar, jo mė vonė se 50 ditė para datės sė zgjedhjeve.

Udhėzimi pėrcakton qė lista shumemėrore e kandidatėve tė partive politike qė do tė depozitohet nė KQZ duhet tė ketė renditje sipas rendit shifror, duke filluar nga numri 1 dhe duhet nėnshkruar nga kryetari i partisė sipas modelit tė miratuar nga KQZ. Nė ēdo rast tė paktėn 30 % e kandidatėve tė listave shumemėrore dhe njė nė tre emrat e parė tė listės duhet t’i pėrkasė secilės gjini.

Partia politike pjesėtare ose jo e njė koalicioni, e cila paraqet listėn shumemėrore deklaron vendet, sipas kuotės gjinore. Kandidati pėr deputet, i regjistruar nė njė listė shumemėrore nė njė zonė zgjedhore nuk mund tė regjistrohet si i tillė pėr njė zonė tjetėr zgjedhore, qoftė edhe pėr llogari tė njė partie apo koalicioni tjetėr dhe as si i propozuar nga njė grup zgjedhėsish.

Nė pjesėn e dytė tė udhėzimit pėrcaktohet dokumentacioni pėr listat shumemėrore tė partive politike, tė cilat zotėrojnė tė paktėn njė mandat nė Kuvend.

Po ashtu, sipas kėtij udhėzimi KQZ bėn verifikimin e dokumentacionit tė kandidimit nga administrata zgjedhore. Nė rast se kjo e fundit konstaton parregullsi nė dokumentacion, jo mė vonė se 45 ditė nga data e zgjedhjeve KQZ vendos pėr ta kthyer atė pėr plotėsim. Subjekti zgjedhor duhet tė ridepozitojė dokumentacionin e korrigjuar jo mė vonė se 42 ditė nga data e zgjedhjeve.

Pas mbarimit tė afatit tė ankimimeve nė Kolegjin Zgjedhor, KQZ-ja publikon listėn e plotė tė kandidatėve nė dy gazetat me tirazh mė tė madh nė shkallė vendi, nė mediat elektronike, si dhe nė faqen zyrtare tė saj nė internet.

Njė kopje e listės pėr ēdo zonė zgjedhore i dėrgohet prefektit, Kėshillit tė Qarkut dhe KZAZ-ve. Debate nė mbledhjen e sotme shkaktoi neni 10 i udhėzimit qė parashikonte vendosjen e sanksioneve nga KQZ ndaj partive politike, nė rastet kur listat shumemėrore tė kandidatėve tė propozuara prej tyre nuk pėrmbushin njė nga kushtet e pėrcaktuara nė nenin 67 tė kodit Zgjedhor.

Por, pas njė ndėrprerje tė mbledhjes nga kryetarja e KQZ-sė, Lefterie Lleshi, anėtarėt e Komisionit gjetėn konsensus, duke e miratuar udhėzimin nė tėrėsi me shtatė vota.

HermesNews - ©2013