Video

29/01/2013 10:31:23

CEZ, pėrmirėsime me energji pėr dy muaj: paguani dritat !

Sipas burimeve tė ERE-s, pritet qė njė tjetėr kompani tė vlerėsojė asetet e CEZ shpėrndarje si dhe do tė shlyhen tė gjitha borxhet qė ka kompania ndaj institucioneve tė ndryshme






TIRANE - Ndėrsa CEZ Shpėrndarje po vonon dorėzimin tek administratori i ri publik i kompanisė tė tė gjithė dokumentave, Enti Rregullator i Energjisė ka kėrkuar zbatimin e detyrimit ligjor nė kėtė aspekt.

Dorėzimi i ēdo bilanci tė CEZ Shpėrndarjes tek administratori Sahit Dollapi ėshtė i nevojshėm pėr tė njohur situatėn financiare tė kompanisė, thanė sot burime zyrtare tė ERE-s.

Sipas burimeve tė ERE-s, pritet qė njė tjetėr kompani tė vlerėsojė asetet e CEZ shpėrndarje si dhe do tė shlyhen tė gjitha borxhet qė ka kompania ndaj institucioneve tė ndryshme pas rakordimeve tė duhura. Vetėm nė 3 vitet e fundit detyrimi qė CEZ Shpėrndarja ka ndaj KESH-it, llogaritet nė mbi 200 milionė euro borxh, tė palikuiduar dhe tė akumuluar.

Me emėrimin nė krye tė kompanisė, administratori i ri publik premton qė brenda dy muajve tė pėrmirėsohet furnizimi me energji nė tė gjithė vendin.
Sahit Dollapi u shpreh nė media se brenda dy muajve kompania do tė ketė strukturėn e vet tė miratuar dhe pohoi se ka gjetur njė gjendje tė vėshtirė teknike dhe financiare, me humbje, borxhe dhe arkėtime tė pakta.

Dollapi beson se me njė reformė tė re strukturore do tė arrijė nė motivimin e 4500 punonjėsve tė tė gjitha niveleve nė kompani, duke kėrkuar pėrkushtim nė punė pėr secilin, ndershmėri dhe profesionalizėm.

Ai premtoi ndėrprerje tė energjisė pėr tė gjithė konsumatorėt qė nuk paguajnė faturat e energjisė, kanė ndėrhyrė nė mėnyrė tė paligjshme nė rrjet, nė kontrollin e sistemit tė matjes. Sipas tij, kjo ėshtė mėnyra qė i pret rrugėn abuzimeve me vjedhjen e energjisė.

Gjithashtu Dollapi ka premtuar mbledhjen dhe rritjen e arkėtimeve nga energjia e faturuar nga institucionet shtetėrore, familjarėt dhe privatėt.

HermesNews - ©2013