Video

27/01/2013 15:54:30

Brazil. 245 viktima ne nje disko

Digjen te rinjte qe po festonin ne diskoteken Kiss





BRAZIL- Tė paktėn 245 persona humbėn jetėn tė asfiksuar dhe dhjetėra tė tjerė u plagosėn pas njė zjarri nė orėt e vona tė sė shtunės nė njė diskotekė nė Santa Maria, njė qytet nė jug tė Brazilit, sipas policisė. "Bėhet fjalė pėr 245 tė vdekur dhe 48 persona tė plagosur'', deklaroi komandanti i policisė ushtarake tė rajonit, Cleberson Bastianello.

"Ishte e tmerrshme. Kam humbur njė mik shumė tė afėrt. Daljet e shpėtimit ishin tė pamjaftueshme. Ishte panik, kam humbur nga sytė mikun tim si pasojė e konfuzionit'', deklaroi pėr ''TV Band news'' njė dentiste, e cila i mbijetoi katastrofės.

Presidentja, Dilma Rousseff anuloi njė udhėtim nė Kili ku do tė merrte pjesė nė njė samit mes Amerikės latine dhe Bashkimit Evropian, pėr tė qėnė e pranishme nė vendngjarje. "Dua t'i them popullit tė Santa Marias qė nė kėto momente rishtimi, ne jemi me ju'', deklaroi ajo me keqardhje para medias.

Sipas dėshmitarėve zjarri filloi rreth orės 02:00 tė mėngjesit nė diskotekėn Kiss, nė qendėr tė Santa Marias, njė qytet universitar nė pjesėn mė jugore tė vendit.Zjarri shpėrtheu si pasojė e performancės piroteknike tė njė grupi nė skenėn diskos ''Kiss'' nė qytetin Santa Maria.

Edison Myrteza