Video

26/01/2013 09:37:01

'Dėbora', probleme nė veri

Shqetėsim mbetet mungesa e energjisė elektrike nė komunėn e Fierzės, dhe nė disa fshatra tė komunės sė Lekbibajt, nė rrethin e Tropojės






KUKĖS - Reshjet e dėborės, tė shoqėruara me erėra tė fuqishme, kanė pėrfshirė nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm tė gjithė zonėn verilindore, ndėrsa ulja e ndjeshme e temperaturave nėn zero gradė ka krijuar shtresa akulli nė shumė prej akseve rrugore, ku deri nė orėt e mbrėmjes reshjet e shiut ishin tė pranishme.

Reshjet e dėborės kanė qenė me intensitet tė ulėt, ndonėse kanė pėrfshirė gjithė rajonin. Trashėsia e dėborės nė zonat malore nuk ėshtė mė shumė se 30 centimetra, ndėrsa shtresat e akullit janė bėrė tė pranishme nė tė gjithė rajonin, me rinisjen e reshjeve tė dėborės, tha pėrgjegjėsi i Zyrės sė Emergjencave Civile nė prefekturėn e Kukėsit, Azem Tema.

"Reshjet e dėborės kanė qenė me intensitet tė ulėt. Asnjė prej akseve rrugore nuk ėshtė e bllokuar, ndėrsa ėshtė vėshtirėsuar lėvizja e mjeteve pėr shkak tė shtresave tė akullit", thotė drejtori rajonal i Autoritetit tė Rrugėve, Arben Basha.

Vėshtirėsi qarkullimi ka nė akset rrugore Kukės-Shishtavec, Kukės-Qafė Shllak, Kukės-Peshkopi, ku lėvizja e mjeteve bėhet vetėm me zinxhirė, ndėrkohė qė nė segmentin e autostradės Morinė-Kukės-Tunel, vazhdon tė jetė normale lėvizja e mjeteve, pas angazhimit tė mjeteve pėr eliminimin e shtresave tė akullit.

Shqetėsim mbetet mungesa e energjisė elektrike nė komunėn e Fierzės, dhe nė disa fshatra tė komunės sė Lekbibajt, nė rrethin e Tropojės.

HermesNews - ©2013